
Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Leku vijon “të fundosë” euron, një tjetër javë “zhgënjyese” për monedhën europiane

Shkruar nga SOT.COM.AL 10 Nëntor 2023

Leku ka regjistruar një nivel të ri mbiçmimi ndaj valutave dhe sidomos monedhës së përbashkët europiane. Sipas kursit zyrtar të Bankës së Shqipërisë, në mbyllje të kësaj jave monedha shqiptare u këmbye me 104,42 euro. Ky është edhe niveli më i ulët nga 25 Gushti ku monedha europiane regjistroi vlerën më të lartë në 110,58 lekë, pas një ecurie zhgënjyese gjatë sezonit turistik. Ndërkohë, dollari amerikan ka rifituar lehtë terren duke u këmbyer me 97,84 lekë, por mbetet në vlera ende të ulëta.
Mbiçmimi i lekut ndaj valutave u shpjegua me hyrjet e larta të këtyre të fundit gjatë një sezoni të suksesshëm turistik. Por, ndonëse kjo është lënë pas tashmë, ecuria e euros vijon në rënie nga dita në ditë.
Nënçmimi i euros ka qenë një nga shqetësimet kryesore të sipërmarrjeve shqiptare që prodhojnë për eksport, të cilat i vlerësuan humbjet në rreth 50 milionë euro. Por, nga ky fenomen është prekur edhe buxheti i shtetit. Sipas të dhënave zyrtare, vlerësohet se arkës së shtetit i mungojnë të paktën 15 miliardë lekë deri në fund të shtatorit, për shkak të programimit të të ardhurave mbi bazën e supozimeve të kursit të këmbimit euro/lek për rreth 120 lekë dhe USD/lek, rreth 110 lekë.
Ndërkohë, megjithëse ka ulur ndjeshëm huamarrjen në tregjet financiare ndërkombëtare, Ministria e Financave sheh në rritje të ndjeshme rrezikun e kursit të këmbimit sa i përket borxhit të jashtëm.
Për të frenuar disi këtë nënçmim të euros, në fillim të muajt gusht Banka e Shqipërisë njoftoi se do të rriste kuotat vjetore të blerjes së monedhës europiane në treg, nga 220 milionë, në 300 milionë.
Më të lexuarat


Euro i afrohet pragut të 101 lekëve, prek nivelin më të ulët që nga 25 korriku

Rritja e çmimeve të banesave, raporti i OKB: Pastrimi i parave faktor kontribuues, janë bërë të papërballueshme

Fondet IPARD në bujqësi, ministrja Denaj: Nuk janë pezulluar por lënë në pritje

Monedhat e huaja nuk dalin nga "gremina", ja me sa shiten e blihen sot euro dhe dollari

Popullsia po plaket, zbulohet numri i pensionistëve që i shtohen skemës në 5 vjet

“9 mln euro minus për çdo muaj”/ Eksportuesit në krizë, rënia e monedhës europiane dëmton bizneset fasone

MFE: Të ardhurat e mbledhura nga kontributet, 116.2 miliardë lekë

Ministrja Anila Denaj në Vjenë: Shqipëria po punon intensivisht për përfshirjen në tregjet europiane me produkte cilësore

Euro vazhdon të “rrokulliset”, zbret poshtë 102 lekëve

Shifrat/ 40% e burrave dhe 58% e grave në shqipëri kanë vuajtur nga një simptomë e shëndetit mendor më 2023
