BREAKING NEWS

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta bën deklaratën e fortë, zbulon planin e fshehtë: Le ta bëjnë gjatë kohës që jam President! Do e paguaj vetë biletën e ekstradimit, të mi ngrijnë asetet dhe llogaritë

Do të shpallet “non grata” së shpejti”? Ilir Meta
x
BREAKING NEWS

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë, por...

Escobar refuzoi ta takonte, Ilir Meta: Më falni për modestinë,
x
BREAKING NEWS

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale

Presidenti Meta zbulon datën e zgjedhjeve të pjesshme lokale
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të zbulojë provat që kanë fundosur Sali Berishën

Yuri Kim plas deklaratën e fortë, tregon nëse SHBA do të
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i mblodhi provat për të shpallur non grata Sali Berishën

Yuri Kim e thotë për herë të parë: Ju tregoj kush i
x
BREAKING NEWS

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo shpresë’: Ka prova! I iku drejtësisë...

SHBA i tregon prangat Sali Berishës, Yuri Kim ‘i shuan çdo
x
BREAKING NEWS

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë në pushtet, nëse u kërkohet llogari duhet që të…

Yuri Kim bën paralajmërimin e fortë: Ata që janë
x
BREAKING NEWS

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së

'Ballkani i Hapur', Yuri Kim zbulon qëndrimin e SHBA-së
x

Ekonomia

Liberalizimi i tregut të energjisë fut në kaos bizneset, 4-fishohet çmimi, ja kush penalizohet

Liberalizimi i tregut të energjisë fut në kaos bizneset,

Liberalizimi i tregut të energjisë elektrike për biznesin e madh ka sjell një rritje të ndjeshme të çmimit. Ato bizneset të mëdha të cilat kanë dalë në treg të lirë energjie e që furnizohen nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit po përballen me çmime tejet të larta për sigurimin e energjisë. Kështu për muajin nëntor, ky çmim arriti në 38.73 lekë/kWh, disa fish më i lartë se muajt e parë të vitit 2021. Më konkretisht deri në muajin qershor çmimi i energjisë për këtë kategori arrinte mesatarisht në 10.5 lekë/kWh, gjë e cila do të thotë se në muajin nëntor ai ishte gati 4 herë më i lartë. Sipas të dhënave nga Enti Rregullator i Energjisë, tendenca në rritje e çmimeve ka nisur që prej muajit korrik, për të arritur rekordin në muajin nëntor të vitit që sapo lamë pas. Kjo rritje vjen si pasojë e çmimit të lartë, me të cilin blihet energjia në tregun e parregulluar, duke qenë se është një prej elementëve përbërës të formulës me të cilën llogaritje çmimi i shitjes së energjisë elektrike të furnizuar nga Furnizuesi i Mundësisë së Fundit. Nga ky çmim preken bizneset e lidhur në tensionin 35 KV, që vijojnë të furnizohen nga Furnizuesi i Shërbimit Universal. Ndërkohë që, kjo situatë do të impaktonte edhe bizneset e lidhur në tensionin 20 KV, që prej 1 janarit 2022 do të duhej të dilnin në tregun e liberalizuar. Por, pikërisht për shkak të situatës me çmimet e larta, në ditët e fundit të muajit Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë njoftoi një shtyrje të këtij detyrimi edhe me 6 muaj, ndonëse procesi shtyhet prej vitesh. Ndërkaq, për muajin dhjetor 2021 parashikohet një rënie e lehtë e këtij çmimi, duke qenë se energjia në tregun e parregulluar është blerë pak më lirë se muajt e mëparshëm.

Paralajmërimi për rritjen e energjisë

Ndërkohë, kujtojmë se pak kohë më parë ishte kryeministrit Edi Rama ai i cili me një deklaratë të papritur për mediat, kryeministri Edi Rama i është drejtuar qytetarëve shqiptarë me një mesazh duke paralajmëruar se bota aktualisht po vuan një krizë të jashtëzakonshme energjetike dhe se pasojat po fillojnë të ndihen edhe në Shqipëri. Kjo krizë energjetike tha Rama po ndikon drejtpërdrejtë në rritjen e çmimin e karburanteve, ku çmimet do të jenë marramendëse dhe ndikimin më të madh do e ketë në jetën e familjarëve dhe bizneseve. Rama shprehet se kjo valë goditëse që ka goditur botën, por fillon të jap efektet edhe tek ne, ku qeveria është e detyruar të ndërmarrë masat. Ai tha se me rritjen e çmimit të energjisë në të gjithë botën do të sjellë të njëjtën gjë edhe në Shqipëri dhe se kjo betejë e re do të vijojë deri në 6 muajt e parë të 2022. Rama tha kushtet klimaterike po ndikojnë në këtë krizë energjetike, por situata bëhet edhe më e ashpër kur në lojë futen edhe manovrat tregtare dhe faktorët e tjerë gjeopolitikë. “Shqipëria si të gjitha vendet e tjera, është e përfshirë dhe e detyruar që të përballet pa u shmangur dot me këtë furtunë globale. Ekspertët mendojnë se pavarësisht implikimeve të mundshme sistemike, që kriza e jashtëzakonshme energjitike mund të ketë mbi të gjitha vendet, beteja kulmore do të zhvillohet dhe do të vendoset, deri në fund të gjashtëmujorit të parë të vitit të ardhshëm”, tha ndër të tjera Rama.