BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x
BREAKING NEWS

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit, shpërndarja në bankë do të nisë nga 1 prilli, eksperti Kujtim Hoxha jep detaje për bonusin që do të marrin të moshuarit

Ja kur pritet që të bëhet rritja e pensioneve këtë vit,
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi të eliminonte edhe dëshmitaren kyçe të aferës ‘CEZ-DIA’ që do i bëjë gropën në SPAK dhe si i pastroi në bashkëpunim me Sali Berishën 6 miliardë lekë në Afrikë

Idajet Beqiri: Ilir Meta i përfshirë në 3 vrasje, ja si tentoi
x
BREAKING NEWS

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi Ramës që është përfshirë në korrupsion e pastrim parash, ja si SPAK po e heton veçmas nga dosjet “përvëluese” dhe si rrezikon të arrestohet për zhdukjen e 10 milionë eurove ...

Avokati Arben Llangozi tregon kush është krahu i djathtë i Edi
x
BREAKING NEWS

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është tmerruar nga drejtësia, SPAK i ka gjetur miliona lekë, ja pse do të ketë arrestime të reja në mazhorancë

Spartak Ngjela plas “bombën”: Ilir Meta është
x
BREAKING NEWS

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e deputetëve dhe politikanëve, nga Evis Kushi, Etilda Gjonaj, deri te Lindita Nikolla dhe Ferdinad Xhaferraj

Ja si është “pushtuar” administrata nga familjarët e
x

Ekonomia

Ligjet botohen në Fletoren Zyrtare, shtyhet për në janar fiskalizimi, hiqet masa e bllokimit të aktivitetit për moslëshim të kuponit tatimor

Ligjet botohen në Fletoren Zyrtare, shtyhet për në janar

Procesi i fiskalizimit shtyhet zyrtarisht për vitin që vjen. Pas dekretimit nga ana e presidentit, dje janë publikuar në Fletoren Zyrtare ligjin nr. 87/2019 “Për faturën dhe sistemin e

monitorimit të qarkullimit” dhe ndryshimet në ligjin nr. 9920, datë 19.5.2008, “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar. Me ndryshimet në ligjin e parë, sistemi i fiskalizimit do të shtyhet deri në janar të 2021. “Pika 2 e nenit 48 të ligjit nr. 87/2019 “Për

faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit” ndryshohet si më poshtë: “2. Përjashtimisht pikës 1 të këtij neni, në varësi të llojit të transaksionit, ky ligj i fillon efektet sipas grafikut të përcaktuar në shkronjat “a”, “b” dhe “c” të kësaj pike: a) për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve dhe organeve publike, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 janar 2021.

b) për transaksionet pa para në dorë ndërmjet tatimpaguesve, efektet e këtij ligji fillojnë më 1

korrik 2021. c) për transaksionet me para në dorë nga tatimpaguesit, pavarësisht përgjegjësisë tatimore apo qarkullimit vjetor të realizuar, efektet e këtij ligji fillojnë më 1 shtator 2021’”, thuhet në ligj.

Hiqet masa e bllokimit

Ndërsa ndryshimet në ligjin “Për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë”, sjellin lehtësira për bizneset që nuk lëshojnë kupon tatimor. Sipas ligjit të procedurave tatimore, biznesi që nuk lëshon kupon tatimor për të dokumentuar qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve pas konstatimit (verifikimit) të kryer, gjobitet me gjobë në masën 50, 000 lekë dhe përveç masës së gjobës për tatimpaguesit e regjistruar për TVSH-në bëhet vlerësim tatimor për tre muajt e fundit, duke përdorur metodat alternative, të parashikuara në ligj. Po ashtu ligji i procedurave tatimore përcakton se nëse pas konstatimit (verifikimit) të parë, tatimpaguesi vazhdon të mos e lëshojë kuponin tatimor për të dokumentuar qarkullimin e realizuar të mallrave apo të shërbimeve, përveç aplikimit të gjobës merret masa e bllokimit të veprimtarisë në vendin ku është konstatuar shkelja për 30 ditë kalendarike. Përsa i përket pajisjeve fiskale, ndryshimet ligjore nënvizojnë se këto sisteme do të vazhdojnë të mirëmbahen. “Në këto kushte, lind e nevojshme që paralelisht, të bëhet një rregullim lidhur me funksionimin dhe mirëmbajtjen e pajisjeve fiskale ekzistuese (të cilat përdoren për transaksionet me para në dorë) deri në momentin e fillimit të efekteve të ligjit për faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit. Duke qenë se pajisjet fiskale ekzistuese rregullohen nga dispozitat e ligjit për procedurat tatimore në Republikën e Shqipërisë, rregullimi i nevojshëm adresohet te dispozita kalimtare e këtij ligji.Aktualisht, të dhënat e transaksioneve me para në dorë të tatimpaguesve raportohen nëpërmjet sistemeve fiskale ekzistuese. Këto sisteme do të vazhdojnë të funksionojnë në të njëjtën mënyrë deri në fillimin e efekteve ligjore të ligjit të fiskalizimit”, thuhet aty. Në projektligj shpjegohet se afati i procesit të fiskalizimit për transaksionet me para në dorë, nga 1 shtatori 2020, u shty për në 1 shtator 2021, për shkak të situatës së krijuar nga pandemia globale COVID-19, si dhe problematikave të shkaktuara nga pikëpamja ekonomike dhe sociale. Ndërsa për ata tatimpagues që kryejnë transaksione pa para në dorë me qeverinë nuk do të ketë shtyrje të procesit do të nisë më 1 janar 2021. Për transaksionet mes tatimpaguesve pa para në dorë do të jetë më 1 korrik 2021 ashtu siç ka qenë i parashikuar.

Më të lexuarat