Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ligji i ri për turizmin, merr fund mashtrimi i hoteleve me yjet dhe luksin, standarte të reja riklasifikimi

Ligji i ri për turizmin, merr fund mashtrimi i hoteleve me yjet dhe luksin, standarte të reja riklasifikimi

Postuar: 03/04/2015 - 08:18

Qeveria vendos ti japë fund mashtrimit disavjeçar me yjet dhe luksin e pretenduar nga hotelet dhe resortet në zonat turistike, të cilat në shumicën e rasteve nuk e justifikonin çmimin me shërbimin. Një draft ligj i ri për turizmin ka mbërritur tashmë në Kuvend dhe pritet që brenda pak ditësh të nisë diskutimi e miratimi i tij.
 
Risi në këtë projektligj është krijimi i sistemit kombëtar të klasifikimit sipas kategorive përkatëse të strukturave akomoduese. Kushtet, kriteret, afatet si dhe procedura për klasifikimin e strukturave akomoduese do të përcaktohen me rregullore, e cila do të miratohet me urdhër të ministrit përgjegjës për turizmin. Po ashtu, tashmë janë parashikuar kriteret për ndërtimin e strukturave akomoduese, me qëllim që standardet të zbatohen që në fazën e ndërtimit të strukturave të reja. Klasifikimi dhe kategorizimi i strukturave akomoduese është kusht detyrues për ushtrimin e veprimtarisë akomoduese.
 
I gjithë ky proces klasifikimi synon të rregullojë tregun hotelier jo vetëm përsa i përket rritjes së konkurrencës së ndershme midis bizneseve, por edhe rritjes së cilësisë së shërbimeve që i ofrohen konsumatorëve, duke i mbrojtur këta të fundit, nga mashtrimet dhe falsifikimet. Strukturat akomoduese nuk do reklamojnë më nivele klasifikimi sipas dëshirës së tyre, pa përmbushur asnjë standard. Për shembull, një turisti në një hotel të klasifikuar me “3 Yje”, do t’i ofrohen shërbime të atij standardi, sepse kjo strukturë i është nënshtruar një procesi zyrtar klasifikimi, pas të cilit ka rezultuar se plotëson standardet e këtij niveli. Projektligji parashikon që brenda 18 muajsh, nga hyrja në fuqi, të gjitha strukturat akomoduese ekzistuese do të klasifikohen. Pas kësaj periudhe, asnjë strukturë akomoduese nuk do të lejohet të ushtrojë veprimtarinë pa marrë certifikatën e klasifikimit. Çdo strukturë akomoduese do të riklasifikohet një herë në 4 vjet. I gjithë procesi i klasifikimit do të udhëhiqet nga komisioni i standardizimit të veprimtarive turistike, ngritja e të cilit parashikohet në këtë ligj.
 
Agjencitë e udhëtimit dhe operatorët turistikë
 
Për sipërmarrjet turistike, që ushtrojnë veprimtari si agjenci udhëtimi dhe operatorë turistikë, janë vendosur kritere dhe rregulla të detyrueshme për t’u zbatuar, të cilat miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Këto veprimtari licencohen pranë QKL, sipas grupit të dytë të licencave. Përgjegjësia e agjencive dhe operatorëve turistikë, që organizojnë udhëtime, është parashikuar qartë në ligj përsa i përket zbatimit të standardeve dhe programit të udhëtimit, të parashikuara në kontratë, në përputhje me direktivën përkatëse evropiane për “Paketën e udhëtimeve, pushimeve dhe tureve”. Janë vendosur kushte detyruese, të cilat garantojnë veprimtarinë e operatorit turistik, në rastet e mungesës së aftësisë paguese apo falimentimit. 
 
Udhërrëfyesit turistikë 
 
Përsa i përket veprimtarisë së udhërrëfyesit turistik, është parashikuar certifikimi profesional i tyre. Procesi i certifikimit përfshin organizimin e një kursi trajnimi, me provim në përfundim të tij, sipas një programi të miratuar nga ministria përgjegjëse për turizmin. Çdo kandidat fitues do të pajiset me certifikatën përkatëse dhe dokumentin e identifikimit të udhërrëfyesit turistik. Udhërrëfyesi turistik i huaj, që shoqëron një grup turistësh që vizitojnë Shqipërinë, nuk mund të ushtrojë veprimtarinë e udhërrëfyesit turistik nëse nuk është i certifikuar në Shqipëri, për ushtrimin e kësaj veprimtarie. Veprimtaria e tij në territorin e Shqipërisë kufizohet në cilësinë e shoqëruesit të udhëtimit. Ai, në bazë të një kontrate shërbimi, gjatë vizitave të grupit të huaj në territorin shqiptar, përdor një udhërrëfyes turistik të certifikuar, sipas parashikimeve të këtij ligji. Kjo do të shmangë rastet e keqinterpretimit dhe deformimit të informacionit mbi historinë dhe gjeopolitikën e Shqipërisë, bazuar në interesa antishqiptare. 
 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 19

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 25/09/2017 - 10:29

Nëse keni bërë aksident shoqëritë e sigurimit ju sorollatin për t’ju paguar dëmin që ju takon në bazë të ligjit, ashtu siç ka ndodhu rëndom vitet e fundit, tashmë e keni një zyrë ku të ankoheni.

Postuar: 24/09/2017 - 08:05

Në fund të muajit qershor të vitit 2017, borxhi i jashtëm bruto i Shqipërisë vlerësohet në nivelin 7,851 milionë euro.

Postuar: 24/09/2017 - 08:02

 Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar në auditimin e kryer në Ndërmarrjen e Ujësjellës Kanalizimeve Durrës se kapitali real i shoqërisë rezulton me vlerë reale negativ

Postuar: 23/09/2017 - 08:18

Pas relaksit që krijoi fushata elektorale, bizneset po ndihen të trembura nga një aksion antiinformalitet që qeveria ka lajmëruar së fundmi.

Postuar: 23/09/2017 - 08:17

Autoriteti i Konkurrencës do të mbajë nën monitorim tregun me pakicë të shërbimeve celulare për një periudhë 1 vjeçare, e cila fillon nga data 1 Tetor 2017.

Postuar: 22/09/2017 - 16:40

“20 Vitet e Stabilitetit” është konferenca e cila po zhvillohet në Sarajevë të Bosnje Hercegovinës dhe ku mori pjesë Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko.

Postuar: 22/09/2017 - 10:27

Shqipëria bashkë me Zvicrën kanë rezultuar si vendet me sasinë më të lartë të reshjeve vjetore sipas një kalkulimi të Bankës Botërore për reshjet mesatare ndër vite.