Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ligji i ri, rriten benefitet financiare për policët e burgjeve, shtesë page për çdo vit vjetërsie pune, ja detajet

Postuar: 03/11/2019 - 07:52

Qeveria ka vendosur të ndryshojë procedurat sa u takon përfitimeve financiare të policëve të burgjeve. Pak ditë më parë gazeta zbardhi detajet nga ligji i ri që është dërguar në Parlament, ndërsa sot po tregojmë të gjitha benefitet financiare që përfitojnë policët e burgjeve.Në relacionin e projektligjit, tregohet se policët do të përfitojnë rritje rroge në bazë të gradës dhe vjetërsisë së punës. “Neni 17 parashikon trajtimin ekonomik dhe financiar të punonjësve të Policisë së Burgjeve, duke iu referuar trajtimit financiar të punonjësve të Policisë së Shtetit. Për këtë qëllim, punonjësit të Policisë së Burgjeve i njihet e drejta për trajtimin ekonomik dhe financiar, ku përfshihen: paga mujore, e cila përbëhet nga paga për gradë, shtesa për çdo vit vjetërsie shërbimi dhe shtesa për natyrë të veçantë pune; kompensimi për kostot shtesë për largësi nga vendbanimi, pagesat për transport apo qiraja e banesës, në rast pamundësie të garantimit të transportit në vendin e punës nga vetë institucioni”, thuhet në relacion. Më tej në relacion shpjegohet se do të ketë shqyrtim edhe për sigurimet shoqërore të policëve gjatë periudhës që ata janë në punë, bazuar në ligjin përkatës për këtë çështje që miratohet nga Këshilli i Ministrave. “Ndërsa procedurat që do të ndiqen për trajtimin gjatë qëndrimit në punë do të miratohen me vendim të Këshillit të Ministrave. Krahas rregullimeve të këtij projektligji dhe për ato çështje që nuk janë përcaktuar shprehimisht në këtë projektligj, do të zbatohen dispozitat e ligjit nr.10142, datë 15.5.2009, “Për sigurimin shoqëror suplementar të ushtarakëve të Forcave të Armatosura, të punonjësve të Policisë së Shtetit, të Gardës së Republikës, të Shërbimit Informativ të Shtetit, të Policisë së 6 Burgjeve, të Policisë së Mbrojtjes nga Zjarri dhe të Shpëtimit e të punonjësve të Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm në Republikën e Shqipëri”, të ndryshuar”, thuhet në relacion.

Benefitet e tjera për policët

Në relacionin e nxjerrë shpjegohen edhe benefitet e tjera që do të përfitojnë policët e burgjeve, pasi të miratohet ky projektligj. Aty shpjegohet në detaje se do të ketë shpërblim financiar edhe për familjarët e policëve që kanë humbur jetën në detyrë, gjithashtu theksohet se do të organizohet një mbrojtje e veçantë për policët gjatë orëve të punës. “Neni 18 parashikon trajtimin e familjarëve të punonjësve që humbin jetën për shkak të detyrës, ndërsa neni 19 përcakton rregullime specifike për mbrojtjen e veçantë për punonjësit e Policisë së Burgjeve dhe drejtuesit e IEVP-ve”, sqarohet në relacion. Ndër të tjera ky relacion qartëson se policët do mund të marrin pushime javore apo vjetore për të cilat do të paguhen në bazë të gradës që zotërojnë. “Neni 21 parashikon të drejtën për kohën e pushimit javor, vjetor dhe pushimeve të tjera të paguara. Kohëzgjatja e pushimit vjetor të paguar për punonjësit e rolit madhor dhe të lartë është 45 ditë kalendarike, për rolin e mesëm 40 ditë kalendarike, ndërsa për punonjësit e rolit bazë dhe punonjësit në cilësinë e aspirantit është 30 ditë kalendarike”, thuhet në relacion./Esmeralda HIDA

 

 

 

 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/11/2019 - 07:32

Qeveria i ka hapur rrugë zbatim të ligjit për përfitim të pensioneve për naftëtarët, minatorët dhe metalurgët.

Postuar: 14/11/2019 - 07:28

Projektbuxheti i qeverisë për vitin 2020 nuk është pritur aspak mirë nga Komisioni Parlamentar i

Postuar: 12/11/2019 - 13:39

Euro sërish po shkon drejt pikiatës.

Postuar: 12/11/2019 - 07:29

Koncesionet në shëndetësi do të përfitojnë nga buxheti i shtetit 2020 plot 4.5 miliardë lekë të r

Postuar: 09/11/2019 - 07:26

Pak kohë më parë Banka e Shqipërisë tregoi se inflacioni i ulët i detyrohet faktorëve kalimtarë.