BREAKING NEWS

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e
x

Ekonomia

Ligji në Kuvend, propozohet falja e detyrimeve të sigurimeve shoqërore për punonjësit e nëntokës

Ligji në Kuvend, propozohet falja e detyrimeve të sigurimeve

Ish-punonjësit e nëntokës nuk do të stërmundohen më për të paguar detyrimet e prapambetura që kanë ndaj ISSH dhe që rrezikojnë pensionin e tyre. Pasi qeveria po mendon të falë pagesën e sigurimeve të akumuluara për këtë kategori. Nga të dhënat e bëra publike nga Sigurimet Shoqërore tregohet se, për një periudhë të gjatë këta persona nuk kanë mundur të paguajnë detyrimin debitor ndaj fondeve të sigurimeve shoqërore. Sipas të dhënave në këtë dokument, kjo ka ndodhur për shkak se ndërkohë që trajtoheshin financiarisht me një përfitim mujor me karakter social dhe të financuar nga buxheti i shtetit, kanë punuar dhe kanë marrë pagë si persona të punësuar dhe nuk kanë paguar sigurimet. Siç është evidentuar në kohë shumica prej tyre nuk kanë mundur ekonomikisht të shlyejnë pagesat e sigurimeve, por edhe se kanë qenë të paqartë me interpretimin e ligjit. Bazuar në këtë pamundësi ekonomike Kuvendit i është propozuar projektligji për faljen e sigurimeve të papaguara deri më tani. “Falen gjobat e përllogaritura nga sistemi i sigurimeve shoqërore, të llogaritura për periudhën qe ata janë trajtuar me përfitimet, të cilët njëkohësisht kanë zhvilluar aktivitet ekonomik si të punësuar ose vetëpunësuar, sipas gjendjes së papaguar deri në datën e hyrjes në fuqi të këtij ligji. Falen detyrimet e vendosura, që janë evidentuar sipas pikës 1, të këtij neni, pra me trajtim të veçantë, të cilat në momentin e hyrjes në fuqi të këtij ligji, janë ankimuar dhe janë në proces ankimi administrativ apo në proces gjyqësor”, thuhet në projektligj. Në projektligj thuhet se është e domosdoshme që të falen këto detyrime, sepse duke qenë se ata po rezultojnë debitorë po marrin një trajtim financiar më të ulët dhe të pamjaftueshëm. “Këta persona aktualisht trajtohen me pensione sipas dispozitave të ligjit “Për Sigurimet Shoqërore në Republikën e Shqipërisë”, ose sipas ligjit “Për pensionet e punonjësve që kanë punuar në miniera, në nëntokë” por për likuidimin e detyrimeve të krijuara nga mosdeklarimi i punësimit dhe tërheqja e paligjshme e këstit të përfitimit, në periudha të mëparshme, trajtohen me 75-50 % të përfitimit mujor, duke mbetur në kushte të pamjaftueshmërisë së të ardhurave kundrejt nevojave jetësorë”, thuhet në dokument.

Ja kush përfiton dhe kush jo

Në dokument sqarohet se përfitojnë të gjithë punonjësit e nëntokës, të cilët marrin trajtim  të  veçantë për kategorinë e punës së rëndë. Ndërsa nuk përfshihen në këtë lehtësim sigurimet e papaguar pas hyrjes në fuqi të këtij ligji. “Përfitojnë nga ky ligj të gjithë ish punonjësit e nëntokës që janë debitorë ndaj Institutit të Sigurimeve Shoqërore, të përcaktuar në nenin 4 të këtij ligji “Për një trajtim të veçantë të punonjësve që kanë punuar në miniera në nëntokë”. Nuk përfitojnë nga fshirja e detyrimeve të parashikuara sipas këtij ligji, personat përfitues për detyrimet që krijojnë pas datës së hyrjes në fuqi të këtij ligji”, thuhet në projektligj.

Ndërsa më tej theksohet se ato kontribute që janë derdhur deri më tani, do të njihen si periudha sigurimi për efekt të pensionit të pleqërisë. Nëpërmjet faljes së detyrimeve sipas këtij projektligji, pra mos ushtrimin e ndalesave nga pensioni, synohet të normalizohet situata e tyre financiare me të ardhura të mjaftueshme mujore për plotësimin e nevojave jetësorë. Ndër të tjera bëhet me dije se, brenda 3 muajve pas hyrjes në fuqi të këtij ligji, instituti i sigurimeve shoqërore fshin detyrimet e përllogaritura nga sistemi, të falura sipas këtij ligji dhe bën pasqyrimet konkrete të fshirjes në regjistrat e tyre. Në përfundim evidentohet se, ngarkohet  me përgjegjësi për zbatimin e këtij ligji, ministri i Financave dhe Ekonomisë dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore që, brenda 5 muajve nga hyrja në fuqi e këtij ligji, të zbatojnë të gjithë procedurat administrative dhe dokumentare të evidentimit të detyrimeve të falura.