BREAKING NEWS

Përplasja me armë në Tiranë, 2 persona mbeten të plagosur, autorët kërcënuan me pistoletë edhe policin që tentoi të ndërhynte (DETAJE)

Përplasja me armë në Tiranë, 2 persona mbeten të
x

Ekonomia

Ligji për burgjet, ja të gjitha benefitet financiare që do të përfitojnë gardianët, nga rritja e pagave, te transporti e ushqimi

Ligji për burgjet, ja të gjitha benefitet financiare që do

Zbardhen të gjitha benefitet që do të përfitojnë policët e burgjeve nga ndryshimet në ligjin e ri. Kuvendi ka nisur diskutimet për ligjin “Për policinë e burgjeve”, ndërkohë gazeta ka siguruar raportin e vlerësimit të ndikimit për këtë çështje. Skema e re e paraqitur në raport parashikon që pagat e punonjësve të burgut të arrijnë në të njëjtin nivel me pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit. Gjithashtu pritet që ligji i ri të sjellë kushte më të mira pune, rritjen e sigurisë në punë si dhe rregullimin për çështjen e transportit. Referuara të dhënave të raportit vërehet se, paga aktuale e gardianëve të burgut është shumë më e ulët se ajo e policëve të shteti, pavarësisht se vështirësia e punës është më e madhe. Për këtë arsye qeveria parashikon rritje të pagës në të njëjtin nivel me policët e shtetit, veprim i cili do të kërkojë mbi 3 miliardë lekë nga buxheti i shtetit. “Buxheti për pagën është në masën 3.041.793.576 lekë. Aktualisht punonjësit e policisë së burgjeve, kanë një pagë deri në 50% më të ulët se punonjësit e policisë së shtetit, megjithëse kryejnë një punë shumë të vështirë, me rrezikshmëri dhe në institucione të mbyllura”, thuhet në raport. Nga ana tjetër shqetësuese deri më sot është shfaqur edhe lëvizja e policëve nga një vend punë në një tjetër që shpesh herë është shumë larg banesave të tyre. Edhe në këtë rast, për eliminimin e kësaj problematike, qeveria do të ndërmarrë një ndryshim që nuk do të ketë asnjë kosto shtesë. Konkretisht me ligjin e ri asnjë polic burgu nuk do të emërohet si punonjës në një ambient me larg se 45 km nga banesa e tij. “Nuk ka kosto për transportin e punonjësve, me urdhër të ministrit përgjegjës për drejtësinë parashikohet një distancë jo më shumë se 45 km”, theksohet në raport.

Kostot totale

Ndër të tjera ligji i ri parashikon edhe kompensim financiar për orët shtesë të punës që do të bëjë secili prej punonjësve. Do të përfshihen trajnime bazë në Akademinë e Policisë në të cilat përfshihen ushqimi ditor dhe akomodimi, të gjitha këto arrijnë vlerën e 15 milionë lekëve vetëm për një vit. “Kostoja e trajnimit bazë për një punonjës është 780 lekë/ditë, kjo sipas shpenzimit të kryer për trajtimin me ushqim ditor, në ambientet e akademisë së policisë, pjesa tjetër është si akomodimi, etj janë mbuluar tek institucioni i Akademisë së Policisë së Shtetit. Në total kosto trajnimi, llogariten rreth 15.000.000 lekë”, thuhet në raport. Nga llogaritë e bëra bazuar në shpenzimet e mësipërme që do të bëhen nga buxheti i shtetit rezulton se, në tre vitet në vazhdim do të shpenzohen rreth 1,006,987 lekë respektivisht për secilin vit 2020, 2021 dhe 2022. Duke përfshirë këtu edhe shpenzime të tjera bazë si veshje, apo rastet për përkujdesje urgjente të punonjësve, për të arritur kështu përmbushjen e plotë të objektivave që parashikojnë ndryshimet në më shumë se 70% të ligjit aktual.

Objektivat

Ndërkaq një nga objektivat kryesore që pritet të arrihen me vënien në zbatim të ligjit të ri është përmisimi i gjendjes ekonomike financiare dhe kushteve të punës të punonjësve të policisë së burgjeve për një afat tre vjeçar. Duke vazhduar me garantim të trajtimit financiar pas ndërprerjes së marrëdhënies së punës, në formën e pagës kalimtare. Do të zbatohet trajtim financiar për pension të parakohshëm suplementar, pension shërbimi, pension suplementar pleqërie, vjetërsi në punë. Ndryshimet në ligj do të garantojnë që punonjësit të policisë ti garantohet mbrojtje e veçantë kur i kërcënohet jeta, familja dhe prona për shkak të detyrës. Përmisim të procedurave të rekrutimit, trajnimit dhe promovimit në detyrë mbi bazën e procedurave transparente, të paanshme, shanseve të barabarta, meritës, aftësive profesionale e mos diskriminimit.