Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Linja 400 kv Kosovë- Shqipëri drejt zgjidhjes, Gjermania merr në dorë negociatat

Postuar: 15/09/2017 - 08:00

Linja 400 kv e interkonjeksionit Kosovë- Shqipëri, e cila qëndron jashtë funksioni prej dy vitesh pavarësisht përfundimit të saj, duket se do të hyjë në një fazë të re. Kjo lidhet me përpjekjet për zgjidhjen e ngërçit mes Kosovës dhe Serbisë që mban peng vënien në punë të këtij investimi dhjetëra milionë euro. Sekretariati i Komunitetit të Energjisë bëri me dije se qeveria gjermane i ka kërkuar Sekretariatit që të marrë rolin e interlokutorit. “Qeveria e Republikës Federale të Gjermanisë, përfaqësuar nga Ministria e Zhvillimit dhe Bashkëpunimit Ekonomik (BMZ), i kërkoi Sekretariatit të Energjisë për të lehtësuar negociatat midis Serbisë dhe Kosovë për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis EMS dhe KOSTT. Ministria gjermane është veçanërisht e shqetësuar pasi mosmarrëveshjet po mbajnë peng investimet në sektorin e energjisë në rajon dhe po bllokojnë integrimin e tregut rajonal të energjisë në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin e Sekretariatit të Komunitetit të Energjisë, i cili ka ndërmjetësuar zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis EMS dhe KOSTT edhe më parë, ndërmjetësim i cili rezultoi me nënshkrimin e një marrëveshje dypalëshe. Gjithsesi, këto marrëveshje nuk janë zbatuar dhe konflikti ka mbetur i pazgjidhur. Ndërmjetësimi i mosmarrëveshjes midis EMS dhe KOSTT është parashikuar nga programi CONNECTA për tregun rajonal të energjisë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor, të cilin Sekretariati e zbaton për llogari të Komisionit Europian. Sekretariati tashmë do të ndërmjetësojë zgjidhjen e mosmarrëveshjes midis dy qeverive. Roli i qeverisë gjermane nuk është i rastësishëm në kushtet kur vetë banka gjermane KFË ka qenë financuese e këtij investimi.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 68

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 22/10/2018 - 13:08

Monedha e përbashkët e ka nisur këtë javë duke shënuar një rënie të fortë në tregun vendas.

Postuar: 22/10/2018 - 07:46

Kjo vjeshtë ka qenë një verë e dytë për bizneset e turizmit në të gjithë vendin për shkak të temp

Postuar: 21/10/2018 - 08:08

Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar dhe 3 Sekretarë të Përgjithshëm ministrish rrezikojnë të k

Postuar: 20/10/2018 - 07:36

Avokatura e Shtetit duket se ka dalë nga shinat e një institucioni normal të shtetit shqiptar.

Postuar: 19/10/2018 - 21:11

Një vendim i Këshillit të Ministrave në Shqipëri, i pasuar nga një tender për dhënien me koncesio

Postuar: 19/10/2018 - 08:41

Banka e Shqipërisë zbaton një regjim të lirë të kursit të këmbimit.

Postuar: 19/10/2018 - 07:30

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka nisur procedurat për revokimin e 4 lejeve minerare n