Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Lufta ndaj kredive të këqija, dosjet e 35 kompanive të mëdha debitore “nën hetim” nga ndërkombëtarët

Postuar: 28/08/2018 - 07:33

Ndërkombëtarët kanë përfshirë në një hetim bilancet e 35 korporatave të mëdha, për të vlerësuar se sa të shëndetshme janë për të kthyer kreditë në banka. Një raport monitorimi i Nismës së Vjenës për 2018 bëri me dije se IFC dhe FinSAC sponsorizuan një studim për shëndetin financiar të korporatave të larta shqiptare. Raporti analizon raporte të ndryshme financiare mbi industritë, duke mbuluar periudhën 2014 deri në 2016, dhe ishte planifikuar për tu publikuar në qershor. Ndërkohë, sipas të dhënave nga Banka e Shqipërisë, nga 35 korporatat e mëdha të cilat kishin rreth 65 për qind të kredisë me probleme me 2016, 28 prej tyre janë në proces të ristrukturimi, teksa 7 prej tyre e kanë të pamundur, ndaj do ti nënshtrohen falimentit. Kreditë e pakthyera në afat në banka kanë shënuar një rënie të mëtejshme gjatë këtij viti, duke zbritur në muajin qershor, në 13.27%, por treguesi gjithsesi është më i larti në Rajon.

Ristrukturimi i kredisë

Banka e Shqipërisë ka miratuar së fundmi një rregullore që çon më tej procesin e ristrukturimit të kredisë. Ristrukturimi i kredisë kryhet kur bankat gjykojnë se në të ardhmen gjendja financiare e kredimarrësit do të përmirësohet ndjeshëm, ose të ardhurat nga veprimtaria e tij do të rriten në mënyrë të konsiderueshme dhe se kredimarrësi do ta paguajë (shlyejë) të gjithë kredinë, sipas kushteve të reja. Kredia, e cila para ristrukturimit klasifikohet në kategoritë “standarde” ose “në ndjekje”, nëse ristrukturohet për herë të parë, pas ristrukturimit nuk mund të klasifikohet, në asnjë rast, më lart se kategoria “nën standarde”. Kredia, e cila para ristrukturimit klasifikohet në kategoritë “nën standarde”, “të dyshimta” ose “të humbura”, nëse ristrukturohet për herë të parë, pas ristrukturimit ruan të njëjtën klasë, deri në plotësimin e kushteve. Kredia, e cila para ristrukturimit klasifikohet në kategoritë “standarde” ose “në ndjekje”, nëse ristrukturohet për herë të dytë, pas ristrukturimit nuk mund të klasifikohet, në asnjë rast, më lart se kategoria “e dyshimtë”, deri në plotësimin e kushteve. Kredia, e cila para ristrukturimit klasifikohet në kategoritë “nën standarde”, “të dyshimta” ose “të humbura”, nëse ristrukturohet për herë të dytë, pas ristrukturimit klasifikohet në një klasë më të ulët nga kategoria në të cilën ishte klasifikuar përpara ristrukturimit, deri në plotësimin e kushteve. Kredia, e cila është ristrukturuar për më shumë se dy herë, pas ristrukturimit klasifikohet, në kategorinë “të humbura”, deri në plotësimin e kushteve të pikës 5 të këtij neni. Kredia e ristrukturuar quhet si e tillë: kredimarrësi ka shlyer në mënyrë të rregullt këstet (kryegjë dhe interes) për një periudhë prej 12 (dymbëdhjetë) muajsh nga data e ristrukturimit; kredimarrësi ka shlyer në mënyrë të rregullt të paktën 4 (katër) këste (kryegjë dhe interes). Në rastin e kredive që përfshijnë edhe një periudhë “grace”, si datë e ristrukturimit, do të konsiderohet data e mbarimit të kësaj periudhe”. 

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 21/02/2019 - 07:34

Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko, edhe pse ka 4 vite në krye të këtij institucioni, nuk ka marrë mundimin të bëjë qoftë edhe një studim të vetëm mbi zhvillimet bankare apo ekonomike në vendin tonë.

Postuar: 20/02/2019 - 07:19

Administrata Tatimore do të ndërpresë masat shtrënguese për sigurimin e pagimit të detyrimit tati

Postuar: 19/02/2019 - 07:20

Asnjë person që nuk ka paguar faturat e dritave, ujin apo telefonin, apo që ka detyrime të papagu

Postuar: 17/02/2019 - 07:42

Reforma e derregullimit mbetet një nga reformat më sfiduese për transformimin e ekonomisë shqipta

Postuar: 16/02/2019 - 07:22

Autoriteti i Konkurencës do të vazhdojë gjatë vitit 2019 mbikëqyrjen dhe hetimet në tregun e tele

Postuar: 15/02/2019 - 07:32

Kontrolli i Lartë i Shtetit ka konstatuar dhjetëra probleme në menaxhimin e financave publike.

Postuar: 14/02/2019 - 07:21

Bizneset amerikane ankohen për rimbursimin e TVSH, konkurrencë të pandershme, evazion fiskal, si