
Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Zylfie Haklaj flet për gazetën “SOT” dhe paralajmëron fundosjen e Sali Berishës në SPAK për dosjen e vrasjeve në Tropojë: Është bërë si një qen i tërbuar që po përpiqet të hajë çdo person që i del përpara

Skandali, ja si Rama ndihmoi Bolinon për të grabitur pronat tek ish-Kompleksi “Partizani” me të njëjtën skemë që ndoqi me Jamarbër Malltezin, zbardhen akuzat dhe dokumentet

Marrëveshja me FAO-n, ministrja Anila Denaj: 7.5 milionë dollarë për zgjidhje inovative në Bujqësi

Shkruar nga SOT.COM.AL 17 Nëntor 2023

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj nënshkroi dje një marrëveshje kuadër me drejtuesin rajonal të FAO, Raimund Jehle. Ministrja Denaj bëri të ditur se marrëveshja kuadër mes Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural dhe FAO është e bazuar në një program, i cili deri në vitin 2026 do të mbështesë sektorin me 7.5 milionë dollarë, duke integruar në bujqësi zgjidhjet inovative që nxisin zhvillimin ekonomik të qëndrueshëm, të kujdesshëm me mjedisin dhe gjithëpërfshirës nga ana sociale në zonat rurale të vendit. Ministrja Denaj theksoi se një nga kulturat që do të mbështetet është gështenja e Tropojës, me qëllim ndërtimin një marke gjeografike cilësie. “Për kultivuesit e gështenjës në Tropojë do të nisim në terren zbatimin e një projekti me objektiv ndërtimin e një zinxhiri vlere funksional që prek të gjitha hapat si mbrojtja nga dëmtuesit, vjelja, ruajtja, përpunimi dhe tregtimi i gështenjës me qëllim ndërtimin një marke gjeografike cilësie”, u shpreh ministrja. Ajo po ashtu foli për një plan të strukturuar për fuqizimin e tre produkteve të tjera thelbësore në zinxhirin e vlerës. “Kemi një plan të strukturuar për fuqizimin e tre produkteve të tjera thelbësore në zinxhirin e vlerës: bimët medicinale në Delvinë, mjaltin në Dibër dhe shafranin në Shkodër. Jam besimplotë për rrugën që kemi përpara dhe besoj se, së bashku me FAO, do të ndërtojmë një të ardhme më të qëndrueshme për prodhuesit shqiptarë”, deklaroi ministrja Denaj.
Më të lexuarat


Euro i afrohet pragut të 101 lekëve, prek nivelin më të ulët që nga 25 korriku

Rritja e çmimeve të banesave, raporti i OKB: Pastrimi i parave faktor kontribuues, janë bërë të papërballueshme

Fondet IPARD në bujqësi, ministrja Denaj: Nuk janë pezulluar por lënë në pritje

Monedhat e huaja nuk dalin nga "gremina", ja me sa shiten e blihen sot euro dhe dollari

Popullsia po plaket, zbulohet numri i pensionistëve që i shtohen skemës në 5 vjet

“9 mln euro minus për çdo muaj”/ Eksportuesit në krizë, rënia e monedhës europiane dëmton bizneset fasone

MFE: Të ardhurat e mbledhura nga kontributet, 116.2 miliardë lekë

Ministrja Anila Denaj në Vjenë: Shqipëria po punon intensivisht për përfshirjen në tregjet europiane me produkte cilësore

Euro vazhdon të “rrokulliset”, zbret poshtë 102 lekëve

Shifrat/ 40% e burrave dhe 58% e grave në shqipëri kanë vuajtur nga një simptomë e shëndetit mendor më 2023
