BREAKING NEWS

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja Yuri Kim shfaqet si kurrë më parë (Pamjet)

E veshur sportive dhe duke shijuar tingujt e çiftelisë, ambasadorja
x

Ekonomia

Marrja e Eurobondit, Xhepa e Preçi: Ja ku duhet të bëjë kujdes qeveria, paratë duhet të shkojnë për investime kapitale

Marrja e Eurobondit, Xhepa e Preçi: Ja ku duhet të bëjë

Marrja e Eurobondit prej 650 milionë euro ka shkaktuar debate. Opozita akuzon qeverinë se po rrit borxhin, ndërsa për kryeministrin Edi Rama kjo tregon se ndërkombëtarët kanë besim tek qeveria shqiptare. Por ekspertët e ekonomisë e shohin ndryshe. Sipas zotit Selami Xhepa dhe zotit Zef Preçi marrja e Eurobondit ishte e detyruar, ndërsa bëjnë apel që duhet pasur kujdes me përdorimin e tij. Për ekspertin Preçi qeveria ishte detyruar të merret borxh, si për shkak të marrjes së borxhit të mëparshëm, por edhe nevojës për investime në ekonomi. Sipas tij pika më e rëndësishme në këtë lëvizje është zërat për të cilët do të përdoret ky borxh, ai sugjeron që paratë të shkojnë për investime kapitale, rritje të punësimit, pra shpenzime që do të ndihmojnë qytetarët. “Marrja e Eurobondit nga qeveria shqiptare është një lëvizje e detyruar e kushtëzuar nga maturimi i Eurobondit të mëparshëm, që do të thotë se marrja e këtij borxhi nuk ka vend për entuziazëm apo për kritika ndaj qeverisë, është një gjë krejt normale. Do të jetë e nevojshme që këto para të shkojnë për investime kapitale, pra për rritjen e prodhimit vendas, hapjen e vendeve të punës, rritjen e fuqisë së ekonomisë eksportuese e masa të tjera, të mos shkojnë për shpenzime luksi apo për shpenzime inproduktive, që investojnë në ekonomi. Pra për të ndihmuar ata që janë të papunë apo në pamundësi të pagesës së taksave për shkak të situatës të krijuar nga pandemia”, u shpreh Preçi. Më tej ai tha se, një risk specifik që shkakton marrja e Eurobondit të ri është se, qeveria po e merr borxhin në pjesën e parë të vitit kur afati i maturimit është i mëvonshëm dhe nëse do të përkeqësohen tregjet në gjysmën e dytë të vitit, shlyerja e tij do të kërkojë një kosto më të madhe.

Tre risqet më të mëdha që shkakton borxhi i ri

Nga ana tjetër edhe eksperti i ekonomisë Selami Xhepa tha se marrja e Eurobondit të ri ishte i detyruar, por qeveria duhet të tregohet e kujdesshme të veprojë brenda normave të vendosura nga Kuvendi. Sakaq ai tregoi për gazetën tre risqet më të mëdha që mund të shkaktojë marrja e Eurobondit të ri në kushtet aktuale që ndodhet ekonomia shqiptare. Sipas tij risku më i madh është ndryshimi i tregjeve valutore në të ardhmen, çka do i rriste qeverisë kostot e shlyerjes. “Mendoj që marrja e Eurobondit është së pari një përpjekje për të shlyer borxhet e vjetra të maturuara dhe së dyti sigurisht edhe nevojën për të ngritur borxh të ri, por kjo duhet bërë sigurisht brenda limitit që Kuvendi i cakton qeverisë. Së pari, rreziqet më të mëdha lidhen me kursin e këmbimit, sepse një borxh i marrë në monedhë të huaj përveç normës së interesit ka edhe një problem në tregun e kursit të këmbimit, pasi në rast të një zhvlerësimi monetar në vijim do të thotë që kostoja e vërtetë e shlyerjes së borxhit mund të jetë shumë herë më e lartë”, u shpreh ai. Nga ana tjetër sipas tij, dy risqe të tjera që mund të shkaktojë Eurobondi ka të bëjë me nivelin e lartë të borxhit që ka qeveria shqiptare dhe gjithashtu kujdesi në të cilën ai do të përdoret dhe sa pozitiv do të jetë efekti i tij në ekonomi. “Së dyti, Shqipëria është një vend me nivele të larta të borxhit, kështu që lind nevoja për një menaxhim më të mirë të borxhit publik, që qeveria patjetër duhet ta ketë në konsideratë. Edhe së treti, marrja e këtij borxhi është e rëndësishme për eficiencën në të cilën ai përdoret, pikërisht ky është problemi që duhet të diskutojmë në ambientin e brendshëm. Duhet të jenë të qartë dhe të vendosur se, marrim borxh, por për çfarë. Është e domosdoshme që borxhi duhet marrë për shpenzime eficente për konsumatorët, për shpenzime produktive, që modernizojnë bazën ekonomisë dhe përmirësimin e vendit. Por, kjo nuk do të thotë që këto shpenzime nuk duhet të jenë pa limit”, u shpreh Xhepa.