BREAKING NEWS

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora

Përballja me Covid-19, ministrja Manastirliu jep lajmin entuziast nga Vlora
x

Ekonomia

Masat izoluese japin goditjet e para në ekonomi, eksportet bien me 44 përqind

Masat izoluese japin goditjet e para në ekonomi, eksportet bien me 44

Masat izoluese japin goditjet e para në ekonomi. Pak ditë më parë organizatat botërore paralajmëruan një tkurrje të ndjeshme të ekonomisë shqiptare për shkak të masave të marra në kudër të frenimit të koronavirusit. Ashtu sikur edhe pritej, efektet e para të tkurrjes po ndihen në sektorin e eksporteve, çka do të thotë se prodhimi ka rënë ndjeshëm. Referuar të dhënave më të fundit të publikuara nga Instituti i Statistikave eksportet kanë thelluar tendencën rënëse në prill, që është muaji i parë i plotë kur ekonomia ishte tërësisht në karantinë, duke u ulur në nivelin 44%. Niveli më i ulët ky i regjistruar prej vitesh. Pikërisht në sektorët për të cilët ishte kërkuar vëmendje nga FMN dhe BB. “Totali i mallrave të eksportuara në prill ishte vetëm 15 miliardë lekë, me një rënie prej 44% në krahasim me të njëjtin muaj të vitit të kaluar. Rënia më e thellë ishte për grupin e “Tekstile e këpucë”, e ndjekur nga “Material ndërtimi dhe metale” dhe “Minerale lëndë djegëse dhe energji”, që përbëjnë dhe tre grupet kryesore të eksporteve në vend. Konkretisht evidentohet se, rënia vjetore e eksporteve prej 44,4 %, këtë muaj është ndikuar nga grupet: “Tekstile dhe këpucë” me -20,1 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -10,5 pikë përqindje, “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -8,4 pikë përqindje”, njofton INSTAT. Ndërsa i vetmi sektor që ka rezistuar është ai i “Ushqime pije dhe duhan”, që ka shënuar një rënie minimale dhe është renditur për herë të parë në grupin e dytë më të madh të eksporteve në vend, pas tekstileve e këpucëve. Gjithsesi ekspertët e fushës tregojnë se, vetëm në këto katër muaj eksportet kanë pësuar një rënie të konsiderueshme dhe janë në situatë problematike, shpresojnë që në fund të muajit maj dhe në vazhdim të shkojnë drejtë përmirësimit. “Për 4 mujorin, eksportet u tkurrën me 18.5%, ku pas një nisjeje të mbarë në janar dhe shkurt, kriza globale e shkaktuar nga Covid-19 e ktheu përmbys tendencën. Në maj situata do të vijë drejt përmirësimit, duke ngadalësuar rënien, por sërish do të mbetet larg niveleve të periudhës së para Covid-19”, sqarohet më tej.

Sektori i fasonerive më i prekuri

Ndër të tjera INSTAT tregon se prodhimi dhe niveli i eksporteve ka rënë më së shumti në sektorin e fasonerive. Që prej fillimit të pandemisë disa fasoneri kanë qenë vatra të nxehta të fasonerive, çka i detyroi pronarët e tyre t’i mbyllin për një afat të gjatë dhe tashmë që janë rikthyer të shkurtojnë numrin e punëtorëve. Sigurisht të gjitha këto masa të ndërmarra kanë ndikuar drejtpërsëdrejti në eksportimin e produkteve që del nga këto objekte. Sektori kryesor eksportues, që punëson direkt rreth 55 mijë persona, sipas INSTAT, shënoi një rënie të fortë prej 52% në prill, duke zbritur në 30.5 lekë. Për 4 mujorin tkurrja është 26%. “Eksportuesit, të kontaktuara nga Pro Eksport Albania thanë se në muajt mars dhe prill kanë punuar me 15-50% të kapacitetit, apo dhe bllokim total dhe shpresa për rimëkëmbje të lehtë ka vetëm nga maji. Për ne ecuria e prillit është bllokim total dhe asnjë faturim apo eksport. Maji është më pozitiv në lidhje me prillin, por shumë larg janarit dhe shkurtit, pasi kapacitetet janë të reduktuara, kostot janë rritur ndjeshëm për shkak të masave shtesë dhe po ashtu për shkak të kostove fikse që shpërndahen në më pak njësit të prodhuara”, thekson INSTAT. Konkretisht një nga përfaqësuesit e një fasonerie të sektorit të tekstileve në qytetin e Fierit pohon se në muajt mars, prill, maj situata ka qenë shumë e vështirë. Sipërmarrësit në këtë sektor shprehen se sidomos muaji prill ka qenë katastrofë për këpucët, nga 20 maji do të fillojnë punë, por jo me kapacitete të plota, 80% e biznesit në sektorin e këpucëve do të punojë me 50% të kapaciteteve.