BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Masat izoluese sjellin rritje të deficitit buxhetor, rritet me 6,678% në pesë mujorin e parë, Covid-19 goditje ekonomisë

Masat izoluese sjellin rritje të deficitit buxhetor, rritet me 6,678%

Pandemia thellon deficitin buxhetor. Bllokimi i ekonomisë në kuadër të frenimit vazhdon të tkurrë ndjeshëm të ardhurat në arkën e shtetit, por nga ana tjetër ka rritur ndjeshëm shpenzimet në këtë periudhë çka ka bërë që deficiti të ndjekë një trend rritës të përshpejtuar. Referuar të dhënave të publikuara së fundmi nga Ministria e Financave vërehet se pandemia e ka ndryshuar dukshëm nivelin e deficit buxhetor, po të bëjmë një krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë, për shkak se të ardhurat kanë rënë me ritme të forta nga parashikimet fillestare. Konkretisht rënia e të ardhurave e shoqëruar me shpenzime të njëjta si në vitin e kaluar, ka çuar deficitin buxhetor në janar-maj në -26 miliardë lekë. “Deficiti buxhetor që reflekton shpenzimet që nuk mbulohen nga të ardhurat u rrit me 6,675% në 5-mujorin e parë, duke sinjalizuar për zgjerim të pazakontë të borxhit publik, si pasojë e efekteve negative që dha bllokimi i ekonomisë prej masave për parandalimin e pandemisë. Të ardhurat buxhetore ranë për periudhën pesë mujore me 14.7% në raport me vitin 2019, ndërsa shpenzimet buxhetore pësuan rënie me 0.5%”, raporton MFE. Nga ana tjetër ministria shprehet se niveli i deficit buxhetor është brenda parashikimeve të qeverisë në rishikimin e fundit të bërë buxhetit për këtë periudhë, që parashikonte një gropë prej 35 miliardë lekësh. Sipas të dhënave zyrtare nga ministria vjet në këtë periudhë deficiti buxhetor ka qenë në nivele më të qëndrueshëm, pasi balanca buxhetore ishte me 400 milionë lekë plus, që do të thotë se të ardhurat ishin rreth 3 milionë euro më të larta se shpenzimet, duke reduktuar kështu deficitin dhe stabilizuar gjendjen buxhetore. Por këtë vit ndodhi një përshkallëzim i deficiti për shkak se, për të përballuar shpenzimet, në kushtet kur të ardhurat kishin rënë me rreth 27 miliardë lekë qeveria vendosi të ndjekë politikën e financimit të shpenzimeve nëpërmjet borxhit.

Ja ku u bënë më shumë shpenzime

Ndër të tjera ministria tregon se si janë shpërndarë paratë e shpenzuara për secilin zë. Ndërkaq në përpilim të të dhënave të publikuara vërehet se shpenzimet me vlerë më të madhe janë bërë për pagesat e papunësisë me 3449%, rritja në këtë zë është shumë më e lartë krahasuar me vitet për shkak se pandemia ka rritur ndjeshëm edhe numrin e qytetarëve që mbetën të papunë qoftë për kohë afatshkurtër apo edhe afatgjatë, sidomos me paketat financiare për të larguarit nga puna dhe pagesat për dy paketat e ndihmës me një shumë të përgjithshme 8 miliardë lekë nga 225 milionë lekë që ishte ky zë në 5-mujorin e parë 2019. Ndërsa zëri i dytë më rritjen më të madhe ishte ndihma ekonomike, shpenzimet e së cilës pësuan rritje vjetore me 26%, si pasojë e rritjes së kësteve mujore për familjet në nevojë për të përballuar jetesën gjatë izolimit. Gjithsesi për disa zëra pandemia ka ndikuar negativisht duke reduktuar shpenzimet për ta në 5 muajt e parë të vitit. Konkretisht investimet në arsimin e lartë kanë pësuar rënie vjetore me gati 30% në 5-mujor. Ndjeshëm kanë rënë edhe shpenzimet ranë edhe shpenzimet për pushtetin vendor dhe subvencionet e ndërmarrjeve shtetërore. Ndërsa për shpenzimet kapitale të dhënat tregojnë që janë zëri më produktiv në rritjen ekonomike nuk pësuan ndryshime të forta, edhe në këtë zë shpenzimet pësuan ulje, por në ritme të lehta. Saktësisht gjatë periudhës janë shpenzuar 20 miliardë lekë me një rënie 7%. Sakaq bëhet e ditur se, për 5-mujorin, të ardhurat buxhetore kanë rënë me 14.7%, ose 27.7 miliardë lekë më pak se e njëjta periudhë e një viti më parë, ndërsa shpenzimet qëndruan në nivel më të lartë në të gjitha zërat.

Më të lexuarat