BREAKING NEWS

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i bllokon fondet me vendim të prerë (Përplasja mes organizatës dhe Kongresit)

Gjykata Supreme i jep ‘goditjen’ e rëndë George Sorosit, i
x

Ekonomia

Masat kufizuese për shkak të koronavirusit, qeveria parashikon rënie ekonomike deri në 5 për qind, rritet deficiti buxhetor

Masat kufizuese për shkak të koronavirusit, qeveria parashikon

Masat kufizuese për shkak të koronavirusit shtojnë nevojën për një tjetër rishikim të buxhetit të shtetit dhe reduktimit ekonomik në vend. Që prej fillimit të pandemisë organizata të njohura botërore kanë paralajmëruar goditje të forta për ekonominë shqiptare. Madje flitet për tkurrje ekonomike në përmasa të mëdha dhe hidhen poshtë shifrat për rritje të paraqitura nga qeveria në projektin për 2020, për shkak se shpenzimet në këta muaj janë në parametra të larta dhe të ardhurat janë reduktuar tepër. Sakaq bazuar në këto kushte, ditën e djeshme ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj, duke folur në Komisionin e Ligjeve mbi huanë prej 190 mln dollarë nga FMN, deklaroi se ekonomia shqiptare do të ketë një rimëkëmbje gjatë gjysmës së dytë të vitit, por nuk do të mund të shkojë në parametrat e planifikuara në fund të vitit 2019. Denaj u shpreh më tej se kjo është një situatë që gradualisht mund ta rikuperojnë në gjysmën e dytë të vitit me hapjen e ekonomisë. Por shtoi se nuk mund të kthehemi në parashikimet e asaj që kishin planifikuar në fund të vitit të kaluar për rritjen e ekonomisë, e cila edhe kjo do të rishikohet me 5% ulje, aq sa ishte parashikimi i më i fundit i FMN. “Është parashikuar një recesion diku në përafërsi me parametrat e FMN. Më të goditur në sektorin e prodhimit janë shërbimi dhe turizmi, efekti i të cilit do të ndihet edhe në tremujorin e tretë, ku në këtë periudhë ndikimi më i madh në rritjen ekonomike vinte pikërisht nga ky sektor”, u shpreh Denaj. Gjithsesi ajo tregoi se në qershor bashkë me planin e rimëkëmbjes ekonomike do të vijë edhe një paketë tjetër ekonomike që do mund të realizojë projektet e rinisura nga qeveria për t’u ardhur në ndihmë qytetarëve dhe për të zbutur krizën ekonomike. “Gjatë muajit qershor do të shpallim platformën e rimëkëmbjes ekonomike për të gjithë sektorët. Paketa e tretë, ajo e rimëkëmbjes ekonomike post COVID është e rëndësishme për të adresuar këto nevoja dhe për të prioritizuar projektet më të rëndësishme të qeverisë ”, u shpreh ministrja.

Parashikimet për deficitin buxhetor

Më tej ministrja sqaroi se rishikimi i aktit normativ do të vijë me një zgjerim të deficitit buxhetor, rritje e cila për shkak të raportit të paqëndrueshëm që kanë shfaqur niveli i shpenzimeve dhe niveli i të ardhurave mes tyre në këtë fillim viti. Sipas saj vetëm gjatë muajit mars deficiti buxhetor u zgjerua me gati dyfish duke shkuar në -3.9% dhe në vlerë absolute 68.6 miliardë lekë. Ndaj edhe për muajt në vijim qeveria është e detyruar të rishikojë të zgjeruar deficitin buxhetorë në raport me të dhënat e publikuara në fund të vitit 2019. “Ministria e Financave është duke punuar për Aktin e dytë Normativ, atë të buxhetit të rishikuar, i cili do të zgjerojë në kalkulimet e tij dhe në efekte, sidomos ato të kuadrit makrofiskal, me një parashikim më afër të atij realitet që mundet ky vit të përballojë, si diferencë e të ardhurave më të larta se sa ajo e parashikuar në muajin mars. Kjo diferencë dhe kjo nevojë do të çojë në një deficit më të zgjeruar, dhe për këtë arsye rishikimi i aktit normativ në qershor do të na japë një pasqyrë të saktë”, tha Denaj. Sipas Denajt, rishikimi vjen si rezultat i një ulje më të madhe të të ardhurave nga tatimet dhe doganat, të cilat në muajin mars ishin rreth -20 miliardë lekë dhe si periudhë 4-mujore rezultuan mbi -19.1 miliardë lekë. Ndërsa shtoi më tej se shkatërrues kanë qenë edhe zëra të tjerë, duke përmendur sektorin e prodhimit. Ajo sqaroi se, edhe sektori i prodhimit ka pësuar ndikim si në raport me qarkullimin edhe me elementë të tjerë, sidomos në raport me numrin e punësimit.