BREAKING NEWS

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/ Artan Hoxha flet me emra dhe plas ‘bombën’: Do goditet shumë lartë! SPAK më ka thirrur dhe mua të dëshmojë për këtë dosje!

“Mund të arrestohen ish-kryeministra e ish-presidentë”/
x
BREAKING NEWS

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë që përfundoi të shoqëruar në polici/ Reagon ‘flakë për flakë’ UKV, sqaron gjithë situatën

Konflikti me kryebashkiakun Dritan Leli dhe drejtorit të bashkisë
x
BREAKING NEWS

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të amerikanëve, Berisha paralajmëron me shkarkimin e kreut të PD, Fieri sfida e radhës

Ndizen gjakrat, Basha i hedh dorashkën me dosjen kriminale të
x
BREAKING NEWS

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon ish-kryeministrin se po tenton grusht shteti brenda partisë

Milaim Zeka paralajmëron arrestimin e Berishës, Roland Bejko akuzon
x

Ekonomia

Masat kufizuese vijojnë të rrënojnë bizneset, 89% e kompanive pësuan humbje, ja sektorët më të prekur

Masat kufizuese vijojnë të rrënojnë bizneset, 89% e

Masat kufizuese anti-covid vazhdojnë të shkaktojnë dëme të mëdha tek bizneset në vend. Këtë e vërtetojnë të dhënat më të fundit të publikuar nga Këshilli i Investimeve. KI i ka nxjerrë këto të dhëna duke krahasuar raportimet e bizneseve të një ankete të zhvilluar nga gjysma e dytë e vitit 2020 deri në prill të 2021, me një anketë të kryer në prill të 2020 kur pandemia sapo kishte filluar. Të dhënat tregojnë se, pas një viti edhe pse situata pandemike është qetësuar, bizneset po përballem me rënie të lartë të të ardhurave dhe përgjysmim të xhirove ditore. Konkretisht, raporti i KI tregon se, në total 89% e bizneseve në vend janë të rrënuar dhe nuk po shohin përmirësim për shkak të kufizimeve. Ndërsa, më shumë se gjysma e ndërmarrjeve në vend raportojnë se iu janë reduktuar xhirot ditor me 20%. Ajo që bie në sy është që, vetëm 7% e bizneseve kanë deklaruar se masat kufizuese nuk po ndikojnë në aktivitetin e tyre, ndërsa pjesa tjetër kërkojnë heqjen e kufizimeve. “Një vit pas pandemisë, 89% e kompanive të anketuara deri në prill 2021, kanë konfirmuar efektin negativ/shumë negativ të pandemisë në aktivitetin e tyre, ndërsa 65% e të anketuarve deklaruan ulje më shumë se 20% të të ardhurave. Bizneset që parashikonin efektet negative të pandemisë në fillim të saj, e konfirmuan atë edhe një vit më pas, 45.6% e bizneseve thanë se ndikimi ishte negativ, 43.3% e cilësuan shumë negativ. Vetëm 2.8% thanë se ishte pa ndikim dhe 7% pohuan se pandemia nuk po vazhdon të ketë më efekt në aktivitetin e tyre”, thuhet në raportin e Këshillit të Investimeve. Ndër të tjera raporti vlerëson se, mbi 80% e bizneseve në vend parashikojnë se ky efekt negative i pandemisë mbi të ardhurat e tyre do të vijojë deri në fund të viti 2021.

Turizmi dhe fasonët më të prekurit

Sipas të dhënave të publikuar nga Këshilli i Investimeve, sektorët më të prekur nga pandemia dhe që vijojnë të vuajnë efektin e masave kufizuese janë operatorët turistik dhe fasoneritë. Raporti tregon se, 98% e fasonerive pësuan dëmtime të mëdha gjatë pandemisë dhe nuk po munden të rikuperohen as në pjesën e parë të viti 2021 për shkak se tregu i huaj po shfaq probleme dhe nuk merr më porosi. Ndërkohë, po në të njëjtin nivel vështirësish raportojnë edhe bizneset që operojnë në sektorin e turizmit. Ndërsa, sektorët që i shpëtuan krizës janë bujqësia dhe ndërtimi. “Turizmi, Industria dhe Tregtia janë sektorët më të prekur nga pandemia COVID-19. Rreth 71% e të anketuarve në sektorin e turizmit thanë se ndikimi ishte shumë negativ. Më pas renditet sektori i tregtisë me 45% dhe shërbimet me gati 39%. Ndërkohë 98% e fasonerive deklaruan efektin negativ dhe 32% e konsideruan shumë negativ Ndërtimi dhe Bujqësia janë sektorët më pak të prekur nga pandemia. 30% e të anketuarve në bujqësi e vlerësuan ndikimin si shumë negativ dhe 35% në ndërtim”, raporton KI. Ndërkohë, sikurse është evidentuar prej fillimit pasojat më të rënda i kanë vuajtur bizneset e vegjël, më shumë se 50% e tyre raportojnë se pandemia pati efekte të parikuperueshme. Ndërsa nga biznesi i madh vetëm 14% e tyre treguan se masat kufizuese shkaktuan efekt shumë negativ në aktivitetin e tyre.