BREAKING NEWS

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI dhe i bashkohet PS, vjen reagimi i fortë i tij: LSI një klub në Tiranë që mbush televizionet me sharje. Eksperimenti i kësaj partie ka mbaruar

Tjetër rrjedhje/ Tronditet Kryemadhi, largohet ish deputeti i njohur i LSI
x

Ekonomia

Mashtrimet nga “Iute Credit” dhe “Fondi Besa”, BSH jep alarmin për institucionet jobanka, probleme të shumta me dhënien e kredive

Mashtrimet nga “Iute Credit” dhe “Fondi Besa”, BSH jep

Institucionet jobanka në vend duket se po marrin më qafë qytetarët. Gjatë këtij viti prokuroria ka nisur hetimet mbi disa raste mashtrimesh te “Fondi Besa” dhe “Iute Credit”, ndërsa gazeta ka siguruar të dhënat e Bankës së Shqipërisë për të dhënat financiare për të gjitha institucionet jo banka në vend. Nga të dhënat e raportuara nga Banka e Shqipërisë vërehet se, institucionet jobanka që janë më problematike dhe kanë përdorur skema mashtruese nga ana tjetër kanë edhe nivelin më të lartë të aktiviteti në krahasim me institucionet e tjera. Konkretisht, totali i aktiveve për subjektet financiare jobanka, në dhjetor 2019 dhe në 3 mujorin e parë të 2020 arrin në nivelin e 67 miliardë lekë, duke u rritur me 25.4%. Kjo rritje është gjeneruar kryesisht nga subjektet: Fondi Besa (41%), Iute Credit Albania (16%), Kredo Financë (11%) e të tjera. Sakaq evidentohet se, aktivet e subjekteve financiare jobanka zënë rreth 3.9% të totalit të aktiveve të sistemit bankar, duke u rritur me 0.8 pikë përqindje krahasuar me vitin paraardhës. Por rritja e shpejtë e aktivitetit të tyre ka ndodhur gjatë pandemisë kur bankat e nivelit të dytë pësuan disa ndryshime dhe lehtësuan kredidhënien për të ndihmuar bizneset në përballimin e pandemisë. Ajo që bie në sy është se cilësia e kredisë nga këto subjekte ka nisur të bjerë. “Cilësia e kredisë së dhënë nga këto subjekte deri në fund të tremujorit të dytë të 2020 ishte relativisht e mirë, por në rënie të lehtë ndaj tremujorit të parë edhe një viti më parë. Në fund të tremujorit të parë, sistemi financiar përmbante 30 IFJB me një total aktivesh prej 67 miliardë lekësh. Bilanci i institucioneve financiare jobanka ishte përkatësisht 3% dhe 22% më i lartë krahasuar me fundin e vitit 2019 dhe një vit më parë”, tregon BSH në raportin për stabilitetin financiar. Sipas BSH, gjatë 2019 dhe deri në fillim të 2020 janë rritur shumë edhe kreditë me probleme në sistemin financiar. Ky rezultat është ndikuar nga rritja e kredive me probleme me rreth 56.8% ose 1.5 miliardë lekë në jobankat.

Problematikat e institucioneve jobanka

Më tej BSH rëndit edhe problematikat më të shpeshta që hasen në veprimtaritë e institucioneve jobanka. Sipas të dhënave të raportuara të gjithë këta institucione veprojnë në një sërë rregullash, por që janë në kundërshtim me ligjin dhe se gjithashtu fshehin të dhënat, që duhet të publikojnë në bankën qendrore. Ndër të tjera evidentohet mungesë e theksuar dokumentesh në regjistrimin e klientëve dhe huadhënieve. “Mospërputhje të kuadrit të brendshëm rregullator me kërkesat ligjore/rregullatore; mos njoftim në Bankën e Shqipërisë të personit përgjegjës; të dhëna jo të plota në sistemin e centralizuar si dhe kategorizim jo i saktë i klientëve sipas rrezikut; verifikim të identitetit të klientëve nëpërmjet dokumenteve ligjërisht të vlefshme; analizim të profilit të klientit dhe marrje informacioni mbi burimin e të ardhurave dhe qëllimin e përdorimit të fondeve”, evidenton Banka e Shqipërisë. Gjitashtu vërehen boshllëqe në dokumentacionet që vërtetojnë arsyet e financimit dhe raportimin e tyre në bankën qendrore. Ndër të tjera evidentohet edhe punësimi i stafeve jo cilësorë dhe të patrajnuar për këto çështje të rëndësishme. “Përshkrim të punës për çështjet PPP/PFT; mospërputhje me kërkesat ligjore/rregullatore në lidhje me zbatimin e masave kundër financimit të terrorizmit; rolin e strukturave në procesin e zbatimit të masave kundër financimit të terrorizmit, si dhe autoritetin ku duhet të raportojnë; trajnime të stafit me frekuencë të ulët për çështjet PFT; mungesë fokusi nga auditimi i brendshëm”, thuhet në raport.