BREAKING NEWS

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6 dhjetor që do zbarkojnë liderat e BE-së? Zbardhet axhenda e plotë

Çfarë do të diskutohet në Samitin e Tiranës më 6
x
BREAKING NEWS

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit që do merret për Ori Nebiajn dhe Petrit Dodën

Pritet të mblidhet me urgjencë KQZ, zbardhet vendimi më i fundit
x
BREAKING NEWS

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë të re avokatja e njohur e vendit tonë, kishte nevojë për transplant të palcës jashtë vendit, Adriatik Lapaj jep lajmin e trishtë: Do më marrë shumë malli!

Drejtësia shqiptare në zi! Ndërron jetë në moshë
x
BREAKING NEWS

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Surpriza e motit për ditën e nesërme, çfarë pritet
x
BREAKING NEWS

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në deklaratën që bëri në Izrael, ja për çfarë bëhet fjalë

Paskal Milo akuzon rëndë kryeministrin: Rama ka gënjyer në
x
BREAKING NEWS

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre pikëpyetjet e forta

Burri vrau gruan me foshnjen në bark, trondit gazetari dhe ngre
x
BREAKING NEWS

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina “merr me vete” Poloninë në fazën tjetër

Mbrëmje dramatike! Messit hedh "KO" Meksikën, Argjentina
x
BREAKING NEWS

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra dhe vajza, jemi të rrezikuara

Vrasja e 35-vjeçares shtatzënë nga burri, thirrja urgjente: Gra
x

Ekonomia

Mazhoranca voton pro projektligjin për rrugën “Qukës-Qafë-Plloçë”, Bushka: Opozita s’do që të bëhet rruga për qytetarët

Mazhoranca voton pro projektligjin për rrugën

Komisioni i Ligjeve ka votuar pro projektligjit për ndërtimin e rrugës “Qukës-Qafë-Plloçë”. Votimi u shoqërua me debate nga kryetarja e Komisionit, Klotilda Bushka dhe deputetja e Partisë Demokratike, Dhurata Çupi. Në fund, vetëm mazhoranca votoi pro, ndërsa Bushka tha se ky projekt mund të ishte realizuar që në vitin 2008 mirëpo opozita e la në mes.“Këtu keqinformoni, bërtisni, kërkoni llogari vetes për gabimet që keni bërë. Mos keqinformoni. Forca e zhurmuesit ndalon debatin, edhe zhurmuesi e ka kaluar cakun. Dhe të pavërtetat i besoni vetë. Dilni te qytetarët si njerëz që kërkoni llogari por asgjë nuk bëni. Opozita është kundër që të mos ndërtohet rruga për qytetarët, 12 pro, opozita kundër. Që në 2008 do e kishin gati qytetarët rrugën nëse do ishit të përgjegjshëm ju. Me 12 vota pro të mazhorancës qytetarët e Qukës Pogradec ta gëzojnë rrugën”, tha ajo. Ndërkohë, duke diskutuar projektligjin për ndërtimin e rrugës 'Qukës-Qafë-Plloçë' deputeti socialist Pandeli Majko u përfshi në një debat me deputeten demokrate Dhurata Çupi. Kështu Majko tha se nuk mund t'u kërkohet llogari përfaqësuesve të ministrisë për një gabim që është kryer në fazat e para të projektit pasi për këtë Kuvendi mund t'i nisë një shkresë Kontrollit të Lartë të Shtetit dhe të bëjë një analizë. Por nga ana tjetër, Çupi tha se duhet bërë e qartë se kush është fajtori dhe si është ndjekur procedura e prokurimit. “Ne kemi ardhur këtu për të thënën se si mund ta rregullojmë situatën, ju lutem , ju lutem. Kanë ardhur për të mbrojtur një projekt. Unë nuk mund ta banalizoj muhabetin dhe të them që një specialist para regjimit popullor të pas 2013 ka bërë një gabim. Kanë ardhur për të mbrojtur ratifikimin e një marrëveshje. Unë ndërhyra si relator ne fare mirë në një moment tjetër mund të thërrasim përfaqësues të Kontrollit të Lartë të Shtetit.  Kjo mund të jetë një çështje e mëvonshme. Zonja Çupi unë mendoj që koncepti juaj për atë që thatë lidhur me dyshimet se si është menaxhuar gjithë ndërtimi i kësaj rruge unë bashkohem me ju, parlamenti është pak a shumë në rolin e një situatë që mund të ketë ndodhur diku mes fshatrave të Matit dhe të Dibrës ku një nuse që po vinte i vjen fjala familjes që e priste që nusja ka një problem, është pak shtatzënë”, tha ai.

Më të lexuarat