BREAKING NEWS

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë publikon bilancin e COVID, ja çfarë ka ndodhur në 24 orët e fundit

Bien ndjeshëm rastet e reja/ Ministria e Shëndetësisë
x

Ekonomia

Mazhoranca zhbllokon koncesionin e Rinasit, rrëzohet dekreti i presidentit, zgjatet me 13 vite kontrata

Mazhoranca zhbllokon koncesionin e Rinasit, rrëzohet dekreti i presidentit,

Mazhoranca ka rrëzuar një tjetër dekret të presidentit Ilir Meta. Pas ikjes së kinezëve qeveria shqiptare zgjodhi që koncesionari i aeroportit të Rinasit t’ia kalojë një kompanie shqiptare dhe në këtë rast fituesi ishte “Kastrati Group”. Duke marrë parasysh benefitet që do sjellë kjo kompani në shërbimet aeroportuale, shqyrtimi i marrëveshjes në komisione dhe më pas në Parlament kaloi me sukses. Por, më 24 shkurt procesi i ratifikimit u bllokua nga presidenti i vendit Ilir Meta, i cili e ktheu mbrapsht projektligjin. Kjo u bë e disata herë që presidenti i vendit pengon miratimin e disa projektligjeve të rëndësishme për qytetarët, por nga ana tjetër mazhoranca nuk ka humbur kohë dhe ka dërguar menjëherë për shqyrtim në Kuvend dekretin e presidenti. Kështu, ditën e djeshme edhe në praninë e përfaqësuesve nga Presidenca, Komisioni i Ekonomisë ka shqyrtuar dhe pas diskutimeve ka rrëzuar në shumicë votash dekretin e Metës. Ketrin Treska, përfaqësuese nga Presidenca, parashtroi në komision pikat që, sipas saj, janë çështjet kryesore që presidenti ktheu për rishqyrtim projektligjin. Sipas Treskës, marrëveshja ka mungesë transparence. “Procedurat nga ana e Këshillit të Ministrave kanë qenë në mungesë të transparencës. Që në fillim vërehet mungesa e dhënies së informacionit për institucionet përgjegjëse. Të dyja ministritë përgjegjëse kanë hezituar t’i përcjellin Kreut të Shtetit informacionin e plotë administrativ të krijuar gjatë procesit të paraqitjes dhe vlerësimit të kërkesës për ndryshime të kontratës koncesionare, negocimin, dakordësimin e kësaj nisme legjislative. Nisma është miratuar në Parlament vetëm katër ditë pas shqyrtimit në komisione”, tha ajo. Por anëtarët e komisionit i hodhën poshtë këto pretendime, duke thënë se këto janë justifikimet e presidentit që i kthen ligjet herë pas herë. Relatori i çështjes Angjeli tha se komisioni e shqyrton dekretin vetëm për çështjet që janë paraqitur në arsyetim për kthimin e ligjit nga presidenti dhe më tej shtoi se ky ligj nuk ka prekur interesin publik dhe se zgjatja e kontratës është bërë brenda rregullave. “Ne duam të na thoni nëse ka shkelje konkrete të legjislacionit, pra po flasim për arsyet konkrete të paraqitura në dekret. Në dekret nuk evidentohen shkelje ligjore, nuk është prekur qëndrueshmëria financiare, nuk është shkelur barazia para ligjit dhe akti i paraqitur është në përputhje me Kushtetutën dhe Legjislacioni në fuqi. Zgjatja me 13 vite e kontratës është parë si e një mirë për të shtuar investimet ndaj udhëtarëve”, theksoi Angjeli.

Reagimi i ministrive përgjegjëse

E pranishme në komision ministrja Belinda Balluku u ktheu përgjigje akuzave se në procedurat për negocimin mbi koncesionarin e aeroportit është bërë pa garë dhe në heshtje. Sipas saj kontrata i ka filluar hapat e para prej më shumë se një viti dhe gjatë gjithë kohës presidenti ka qenë i informuar dhe se ministria i ka sqaruar çdo pyetje të bërë nga ai. “Ky akt është kontratë koncesionare dhe negociata është bërë që në shtator të 2019 dhe ka qenë e hapur si edhe gjithashtu janë mbajtur hap pas hapi të gjitha të dhënat nga çdo takim që është bërë dhe sigurisht që gjithë procesi ka pasur transparencë sa u përket të gjitha shqetësimeve nga të dyja palët. Me sa vura re edhe ju vetë nuk e faktoni dot se ku është shkelur ligji për transparencë. Ne i jemi përgjigjur çdo pyetje të dërguar nga presidenca pa devijuar për asnjë moment. Madje këto përgjigje janë të dokumentuar përmes shkresës zyrtare të bërë”, u shpreh ajo. Ndërkohë edhe zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero tregoi me fakte se pikat kyçe të kontratës janë përmirësimi i infrastrukturës dhe reduktimi i kostove për udhëtarët. Ajo vuri në dukje se deri në ardhjen e një propozimi ka pasur shumë herë diskutime mes palëve për negociata, duke përfshirë në grupin e punës edhe Avokatura e Shtetit, për çdo ndryshim që ju bë kontratës. Prandaj edhe Vjero theksoi se akuzat e Presidencës janë të pabaza dhe jo të qarta, pasi faktet e dokumentuara flasin ndryshe.