BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Mbi 30 kompani piramidale rrjepin shqiptarët përmes kredive, shkelin ligjet dhe janë rrezik për pastrim parash, ja gjetjet e BSH

Mbi 30 kompani piramidale rrjepin shqiptarët përmes kredive, shkelin

Institucionet financiare jobanka janë kthyer në një problem për shoqërinë shqiptare. Dhoma e Përmbaruesve Privatë ka denoncuar javët e fundit se si këto kompani po rrjepin shqiptarët përmes kredive dhe përmbaruesve të caktuar. Pak ditë më parë u publikua rasti i një qytetari që nuk kishte paguar 500 lekë te një kompani e tillë, por ajo e dërgoi atë në gjyq dhe i mori 150 mijë lekë. Si ky rast ka pafund dhe shumë individë rrezikojnë dhe prona apo biznese. Sipas të dhënave të Bankës së Shqipërisë, në vendin tonë ekzistojnë 30 kompani jobanka që japin kredi. Edhe pse u miratua një rregullore që kufizon interesat e larta, deri më tani masat e Bankës së Shqipërisë dhe autorëve të tjerë kanë qenë shumë të ulëta. Në Kosovë dhe disa shtete janë mbyllur shumë kompani të tilla, por te ne vetëm shtohen. Ndërkohë nëse shohim të dhënat e BSH, nga një monitorim që u është bërë këtyre institucioneve janë gjetur shumë problematika. Sipas BSH, ka: mospërputhje të kuadrit të brendshëm rregullator me kërkesat ligjore/ rregullatore; mungesë të proceseve në funksion të parandalimit të pastrimit të parave dhe financimit të terrorizmit; mungesë dokumentacioni mbështetës mbi burimin e fondeve, për disa raste transaksionesh në para fizike; informacion i paplotë ligjor i ruajtur në dosje për klientin. Mangësi përditësimi i informacionit ligjor. Mospërditësim të dokumenteve të identifikimit të klientit; mungesë dokumentacioni ligjor dhe financiar për disa kompani të zinxhirit aksioner; mungesë ushtrimi i “Vigjilencës së duhur” dhe “Vigjilencës së zgjeruar” për klientin lidhur me verifikimin e burimit të fondeve; mungesë evidence për raste dyshimi për ngjashmëri emrash me listat e shpallura dhe listën e sanksioneve të KSKB apo evidenca qe ka kryer verifikime me listat; moskryerje e një filtrimi automatik të klientëve ekzistues sa herë që listat e shpallura azhurnohen në sistem; mangësi në programet e trajnimit të tematikave specifike për masat kundër financimit të terrorizmit dhe zbatimit të sanksioneve ndërkombëtare të KSKB-së.

Tavani për interesat

Në raport BSH ka sqaruar dhe nismën që ka ndërmarrë për të kufizuar interesa të larta të këtyre institucioneve. Sipas BSH, aktualisht janë përgatitur disa ndryshime në rregulloren 48/2015 “Për kredinë konsumatore dhe kredinë hipotekare” që parashikon vendosjen e një niveli tavan për normën efektive të interesit (më tej, NEI maksimal) të aplikuar në kreditë e reja konsumatore. Më specifikisht, ndryshimet rregullative do të konsistojnë në: Vendosjen e një niveli maksimal të normës efektive të interesit që do të aplikohet në marrëveshjet e reja të kredisë konsumatore. NEI maksimal do të përllogaritet nga Banka e Shqipërisë çdo gjashtëmujor, si mesatare e NEI-ve të aplikuara nga sektori bankar dhe subjektet financiare jobanka, rritur me një të tretën e kësaj vlere, sipas matricës që parashikon 4 kategori të kredisë konsumatore të ndarë secila në 3 intervale të shumave të disbursuara. NEI maksimal llogaritet bazuar tek NEI të aplikuara në treg

gjatë gjashtëmujorit të kaluar, ai shërben si referencë në momentin e përcaktimit të normës së interesit të kontratave që do të lidhen/nënshkruhen në gjashtëmujorin vijues në mënyrë që kredidhënësit në asnjë rast të mos tejkalojnë vlerat e NEI maksimale të publikuara nga Banka e Shqipërisë.