
Detaje të reja/ 90 mijë euro për 'kokën' e Dumanit dhe të vëllait, si dështoi plani për vrasjen e tyre, dëshmon autori: Ja kush ma dha porosinë

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

I grabitën 50 mijë euro në banesë, reagon deputeti shqiptar dhe iu kundërpërgjigjet të gjithëve atyre që 'e masakruan': Jam mjek, e ushtroj me nder profesionin…

Matura Shtetërore/ Dalin notat e provimit të Matematikës, mësoni rezultatin tuaj

“Kosto e paprecedentë për Putin”/ Presidenti Joe Biden zbulon zyrtarisht vendimin e parë të G7-ës: Do ndalojmë...

“Një krimb që ha çdo ditë dhe pa u kuptuar trarët e saj”/ Eksperti Ervin Karamuço nxjerr prapaskenat dhe ngre alarmin: Ja çfarë i rrezikon shqiptarët!

Vladimir Putin merr goditjen e rëndë, zbardhet vendimi më i fundit i Perëndimit dhe Japonisë

Deputeti shqiptar bie pre e ‘maskave’, i hyjnë në banesë dhe i vjedhin 50 mijë euro, zbardhet denoncimi i tij në polici: I kisha mbledhur me familjarët për shlyerjen e një borxhi!

Mblidhet Bordi i Transparencës, rritet nafta dhe benzina, ulet çmimi i gazit, ja sa do të blihet sot litri

Shkruar nga Rigels Seliman 16 Maj 2022

Pavarësisht krizë së gjithanshme që ka mbërthyer vendin tonë, Bordi i Transparencës ka vendosur të rrisë naftën dhe benzinë. Vendimi është marrë ditën e djeshme nga Bordi dhe pritet që të vijojë të jetë në fuqi deri në mbledhjen e radhës së Bordit të Transparencës. Kështu, sipas njoftimit të Ministrisë së Financave, nga dje pasdite në orën 18:00 nafta dhe benzina do të kushtojnë më shtrenjtë, ndërsa çmimi i gazit është ulur me 10 lekë. Bordi i Transparencës ka vendosur që nafta do të kushtojë 237 lekë/ litri, ose 5 lekë më shumë nga sa ishte më parë. Ndërsa benzina nga sot do të shitet me 234 lekë/litër, ose 10 lekë më shumë nga sa ka qenë. Ndërkohë sipas njoftimit, çmimi i gazit ka pësuar ulje, dhe do të kushtojë 90 lekë/ litër, nga 100 lekë që ishte më parë. “Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë 237lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë 225lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë 234 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë 222 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 90 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 78 lekë/litër për automjetet.*(Çmimi i shitjes për gazin e lëngshëm të automjeteve do të jetë çmimi i furnizimit në stacionet e furnizimit në pikat e karburanteve, ndërkohë që në pikat e tjera për konsumatorët familjarë dhe industrial çmimi nuk duhet të përfshijë akcizën)”, thuhet në njoftimin e Bordit të Transparencës.
“Zbulohen fajtorët”, për rritjen e çmimeve, peshën më të madhe karburantet
Por teksa inflacioni kërceu tremujorin e parë të këtij viti përtej çdo parashikimi, duket se “fajtori” kryesor kanë qenë ushqimet e përpunuara, duke zënë 40% të rritjes totale të çmimeve. Në vend të dytë janë produktet energjitike, veçanërisht duke filluar nga fundi i muajit shkurt, duke parë se kontributi i kësaj kategorie në inflacionin total rezultoi rreth 0.4 pikë përqindje më i lartë se në tremujorin e mëparshëm ose 22% e totalit. Televizioni Scan sjell në mënyrë të detajuar shkaktarët kryesorë të rritjes prej 4.4% që pësoi inflacioni vjetor në tre muajt e parë të vitit. Peshën kryesore të rritje e mbajnë karburantet, të cilat zënë 27% të totalit. Në vend të dytë janë perimet, të cilat kanë kontribuar me 14% në shifrën totale të inflacionit, të pasuara në vend të tretë nga buka e drithërat, të cilat kanë kontribuar në masën 9.5% në vlerën totale. Në vend të katërt në shkallën e kontributit në inflacion vijnë ushqimet e papërpunuara me 7.8%, të ndjekura nga mallrat e konsumit jo ushqimor përgjegjëse për 7.6% të totalit. Në vend të gjashtë për nga kontributi vijnë ushqimet e përpunuara, me 6.6%, të ndjekura në vend të shtatë nga frutat, çmimet e të cilave janë rritur shumë më pak se ato të perimeve, por gjithsesi duke pasur një peshë prej 6.4% në kontributin final. Ndërkohë që bie në sy kontributi i ulët në shumatoren e inflacionit të mallrave me çmim të rregulluar. Ato renditen në fund të tabelës me një kontribut modest prej 0.2% në total.
Më të lexuarat


Shqipëria vendos tatim të kriptomonedhave, të ardhurat nga transaksionet dhe “mining” do konsiderohen investim në asete, ja çfarë thotë projektligji

Monedhat kryesore në pikiatë, çfarë po ndodh me kursin e këmbimit valutor?

Qeveria gati projektligjin, qytetarët do të tatohen me 15% qytetarët për qiratë, dhuratat, trashëgimitë dhe të ardhurat nga lojërat e fatit

Çmimet e larta dhe abuzime shqetësojnë Brukselin, Komisioni Europian thirrje Shqipërisë që të ketë kujdes me çmimet dhe PPP, shëndetësia lë për të dëshiruar

Bie sërish euro! Ja me sa këmbehet monedha e huaj sot

Kontrata e aeroportit të Vlorës skandaloze, shqiptarët do i japin koncesionarit para për 10 vjet nëse del me humbje

Miratohet vendimi i qeverisë, ja ç'do ndodhë me pronarët që nuk kanë legalizuar shtëpitë

Rishikohet ligji, zero tatim për pagat deri në 50 mijë lekë, përfitojnë 58% e të punësuarve në vend

Lajm i mirë! Mësoni sa këmbehet monedha e huaj sot

Banka Botërore vë alarmin për ekonominë shqiptare: Taksat e larta dhe informaliteti i përhapur, pengesa që frenojnë investimet në Shqipëri
