BREAKING NEWS

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e antimafias italiane, paralajmëron Artan Hoxha dhe zbulon emrin kush është ‘peshku i madh’

‘Pa shiko sa të thella qenkan punët!’, përgjimet e
x

Ekonomia

Më 1 janar nis fiskalizimi, Tatimet udhëzim bizneseve si të pajisen me certifikatë elektronike, procedurat e plota

Më 1 janar nis fiskalizimi, Tatimet udhëzim bizneseve si të

Drejtoria e Tatimeve u bën thirrje të gjithë bizneseve të pajisen me certifikatë elektronike për t’u aksesuar në sistemin e ri të fiskalizimit nga 1 janari. Përmes një postimi në faqen zyrtare Tatimet kanë njoftuar se duke filluar nga 1 Janar 2021, organet publike do të jenë në gjendje të marrin dhe të përpunojnë fatura elektronike në përputhje me standardin europian EN. 16931. Sipas Tatimeve, janë rreth 7600 subjekte të cilët gjatë vitit 2020 kanë kryer transaksione me entet publike. Drejtoria kujton se marrja e certifikatës duhet të kryhet nga të gjithë bizneset pasi është një detyrim ligjor bazuar në projektligjin për fiskalizimin, duke rikujtuar këtu edhe entet publike se do pranojnë mallra dhe shërbime të shoqëruar me faturën elektronike. “Administrata tatimore i bën thirrje të gjithë tatimpaguesve, të cilët në bazë të Ligjit 87/2019 “Për Faturën dhe sistemin e monitorimit të qarkullimit”, i ndryshuar, kanë detyrimin që prej datës 1 Janar 2021, të lëshojnë faturë në formë elektronike, të aplikojnë për t’u pajisur me certifikatën elektronike për fiskalizimin. Sipas këtij ligji, fusha e zbatimit të tij përcakton detyrimin e tatimpaguesve, të cilët kryejnë transaksione shitje me entet publike, prej datës 1 Janar 2021, kanë detyrimin që të lëshojnë vetëm fatura elektronike për mallrat apo shërbimet e shitura. Po kështu dhe entet publike, pas kësaj date, për mallrat apo shërbimet e blera nga tatimpaguesit do të pranojnë vetëm Faturën elektronike, e cila do të jetë dokumentacion i vetëm i vlefshëm tatimor për furnizimet e marra. Kujtojmë që një nga elementët e domosdoshëm për projektin e fiskalizimit është Certifikata elektronike”, theksojnë Tatimet. Drejtoria e Tatimeve bën me dije se deri tani janë pajisur me certifikatë elektronike 335 subjekte private, nga 376 që kanë aplikuar.

Procedurat online

Ndër të tjera Drejtoria e Tatimeve shpjegon të gjithë hapat që duhet të ndjekin bizneset. Sipas njoftimeve, subjekti duhet të hyjë në portalin e-albania dhe të klikojë në linkun aplikim për certifikatë elektronike, menjëherë aty do t’i shfaqet një formular, i cili kërkon të plotësohen të dhënat e plota të aplikantit dhe biznesit të tij. Pasi ka plotësuar të gjitha hapësirat e lëna në dispozicion me të dhënat e nevojshme, klikohet mbi linkun “përfunduar” dhe më pas certifikata i dërgohet nga ASHK në e-mailin e tij. Përmes këtij e-maili subjekti shkarkon dhe printon certifikatën dhe mandat pagesën. Certifikatën e përdor më pas për t’u regjistruar në sistemin e fiskalizimit dhe me mandatpagesë paguan një shumë prej 4.000 lekësh në bankë për shërbimin e marrë. “Ky shërbim ofrohet online duke aplikuar në portalin e-Albania, nga llogaria e biznesit në shërbimin: Aplikim për certifikatë elektronike për projektin e fiskalizimit: Aktualisht, pagesa e shërbimit prej 4,000 lekë dhe mund te kryhet online, nëpërmjet çdo lloj karte krediti/debiti duke përdorur modulin e bankës Credins, edhe nëse subjekti s’ka llogari bankare në këtë bankë. Tashmë është bërë e mundur që pagesa të kryhet edhe me mandat-pagesë, ku çdo subjekt pasi të ketë shkarkuar dhe printuar formatin e mandat-pagesës nga formulari i aplikimit dhe të ketë kryer pagesën në çdo bankë të nivelit të dytë, duhet te bashkëngjisë faturën e pagesës me firmë e vulë të bankës. Në fund të procedurës, certifikata elektronike për projektin e fiskalizimit i dërgohet subjektit në adresën e e-mailit, të vendosur nga ana e tyre, në formularin e aplikimit”, sqaron Drejtoria e Tatimeve. Sakaq, bëhet me dije se, certifikata elektronike e lëshuar ka afat vlefshmërie 1-vjeçar, ndërsa afati për marrjen e këtij shërbimi bëhet i mundur brenda 3 ditëve.