BREAKING NEWS

Nuk e fituan dot betejën/ Katër pacientë humbin jetën në Infektiv orët e fundit, ministria jep detajet zyrtare

Nuk e fituan dot betejën/ Katër pacientë humbin jetën
x

Ekonomia

Mediu kundër Bashës: Në 5 qershor u arrit marrëveshje për administrim e procesit zgjedhor, qeveria tranzitore e domosdoshme

Mediu kundër Bashës: Në 5 qershor u arrit marrëveshje

Kryetari i Partisë Republikane, Fatmir Mediu shprehet i bindur se drafti i dakordësuar mbrëmjen e 5 qershorit mes mazhorancës dhe opozitës në rezidencën e ambasadores së SHBA në Tiranë, Yuri Kim nuk është një marrëveshje për reformën zgjedhore, por për një administrim i procesit të zgjedhjeve që nuk zgjidh problemin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme. Gjatë një prononcimi për mediat, zoti Mediu theksoi dje se dakordësimi i mazhorancës dhe opozitës nuk do të garantojnë zgjedhjet që kërkohen prej vitesh. “Nuk dua të keqkuptohemi, por dua ta theksoj që në fillim. Nuk ka një marrëveshje për reformën zgjedhore në gjykimin tim, por është një marrëveshje për administrimin e procesit me dy elementë shumë të rëndësishëm: Rikthimi te komisionet e balancuara për shkak se kishte një tentativë nga Rama që në emër të administratës të depolitizuar të kontrollonte komisionet zgjedhore dhe të garantonte fitore në tryezë dhe nga ana tjetër është identifikimi biometrik, i cili është një element pozitiv që shmang votimet familjare, votimin dy herë apo mbushjen e kutive të votimit. Kjo nuk e zgjidh problemin e zgjedhjeve të lira dhe të ndershme, do të ishte shumë naive nga ana ime, por dhe nga ana e opozitës për ta zgjidhur çështjen e reformës zgjedhore”, deklaroi ai. Por ndryshe nga hapat pas që ka bërë Partia Demokratike, kreu i Partisë Republikane, Fatmir Mediu nuk tërhiqet nga kërkesa për qeveri tranzitore. Sipas tij, qeveria kujdestare garanton votime të lira. “Mendoj që duhet garantuar vullneti politik për zgjedhje të lira dhe të ndershme prandaj nevoja e qeverisë kujdestare është dhe do të ngelet domosdoshmëri. Një marrëdhënie mes forcave politike për të garantuar besimin e qytetarëve, për zgjedhje të lira dhe të ndershme, për njohjen e tyre dhe stabilitet politik që i shërben vendit, por edhe integrimit europian të Shqipërisë”,u shpreh ai. Sa i përket propozimeve për heqjen e koalicioneve parazgjedhore, zoti Mediu mendon se opozita parlamentare po i bën shërbimin e fundit kryeministrit Edi Rama, atë të ofrimit të pushtetit në tavolinë. “Dihet që opozita ka funksionuar si koalicion dhe nuk ka bërë vaki në historinë elektorale të mos ketë koalicione në një kohë kur ekzistojnë partitë politike, ka edhe koalicione, njerëz që kanë të njëjtat pikëpamje”, nënvizoi Mediu.