BREAKING NEWS

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/ Nga masakrat tek atentatet, Policia në konferencë urgjente, zbardhen detajet e super-operacionit: Ishin vrasës me pagesë

Një oficer policie dhe një ushtarak, pjesë e grupeve kriminale/
x
BREAKING NEWS

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal, arrestohen 15 persona të dyshuar për vrasje. Detajet

Super-operacion në Durrës, shkatërrohet grupi kriminal,
x
BREAKING NEWS

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA, prokurori i njohur i Tiranës fiton gjyqin në Strasburg

I pari në vendin tonë që fiton betejën/ U shkarkua nga KPA,
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Nëse publikohet Memex e gjithë organizata e Policisë së Shtetit rrëzohet, ja kush janë ata që cënohen më shumë

Publikimi i të dhënave, gazetari Koka bën deklaratën e
x
BREAKING NEWS

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën paralajmërimin e fortë: Nëse grupet kriminale marrin në dorë sistemin MEMEX do të ketë pasoja, kjo situatë...

Sulmi kibernetik/ Ish-kreu i policisë, Hajdarmataj bën
x
BREAKING NEWS

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të FRPD: Kë gënjeni ju, budallenj na dini?

Zgjedhjet për kryetarin/ Plas keq mes Kokalarit dhe Sekretarit të
x
BREAKING NEWS

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po gënjejnë, institucionet e dinë shumë mirë se cilat sistemi janë sulmuar dhe ç’të dhëna janë marrë

Publikimi i të dhënave/ Klodiana Lala sulmon qeverinë: Po
x
BREAKING NEWS

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë dhe paralajmëron: Hakerat kanë tentuar sulmin në bankat e nivelit të dytë, po tentohet të...

Sulmet kibernetike/ Eksperti i sigurisë plas deklaratën e fortë
x

Ekonomia

Çmendet “Bordi i Transparencës”, çon çmimin e naftës në 239 lekë, nafta në nivelet më të ulëta se fillimi i krizës

Çmendet “Bordi i Transparencës”, çon

Rritja e çmimit të naftës në vendin tonë duket se nuk njeh zbritje. Çmimi i naftës së fundmi ka shkuar në 2.39 lekë në Shqipëri. Nëse bëjmë një krahasim me vendet e rajonit, shihet qartë se çmimi i naftës është më i ulët se në vendin tonë. Nga ana tjetër, Bordi i transparencës duket se është në gjumë letargjik. Në një njoftim të bërë dje Bordi i Transparencës bënë me dije se është rritur çmimi i naftës, duke shkuar në 239 lekë për litër, nga 227 lekë që ishte deri tani, me rritje 12 lekë/litër. Kjo është rritja e tretë radhazi e çmimit, ndërkohë që ai nuk u ul asnjëherë kur para dy javësh në bursa nafta ra në nivelet e para luftës. Në bursa, treguesi Platts, referenca e naftës që importojnë kompanitë shqiptare ishte 1108 dollarë për ton. Herën e fundit që nafta ishte në këto nivele në bursa (20 maj), çmimi tek ne ishte 229 lekë/litër, ose 10 lekë më pak sesa u vendos dje. Sipas njoftimit zyrtar: Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të  jetë jo më shumë se 239 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 227 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN  të  jetë jo më shumë se 205 lekë/litri,ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 194 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 78 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 66 lekë/litër për automjetet. Çmimet e caktuara nga Bordi hynë në fuqi dje dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes.

Qeveria justifikon rritjen e çmimit të naftës

Edhe pse çmimi i naftës nuk po njeh zbritje, qeveria nga ana tjetër justifikon rritjen e tij.  Ministrja e Ekonomisë dhe Financave Delina Ibrahimaj ka deklaruar se bordi i ngritur për kontrollin e çmimeve të karburanteve është transparent. Teksa u pyet se përse bordi nuk e ul çmimin e naftës, ndërkohë që në bursë ka shkuar në nivelet e para luftës, Ibrahimaj i doli në mbrojtje Bordit. Ajo deklaroi se ky mekanizëm i ngritur nuk përcakton çmimet e naftës bruto, po asaj të rafinuar.“Bordet e çmimeve, ju ftoj që të analizoni çmimet e bursës që janë nën ombrellën e bordit dhe jo për naftën bruto që ka lëvizje të ndryshme nga ajo e rafinuara. Në asnjë rast bordi nuk është mbledhur në kundërshtim me rritjen apo uljen e çmimeve. Ka ndodhur e kundërta, mund t’ju siguroj. Bordi mundohet ta shtyjë mbledhjen kur kemi raste të rritjes së çmimit në burse. Ju ftoj që të analizoni dhe mos e dezinformoni opinionin publik”, tha ajo.

Arabia Saudite paralajmëron për ulje të prodhimit të OPEC

Nafta u rrit me 1 dollarë për fuçi të martën pasi oferta e shtrënguar u kthye në fokus si rezultat i përhapjes së idesë së uljes së prodhimit nga OPEC+ nga Arabia Saudite për të mbështetur çmimet dhe perspektivën e një rënie të inventarit të papërpunuar në SHBA. Ministri saudit i energjisë tha se OPEC+ kishte mjetet për t’u marrë me sfidat, duke përfshirë uljen e prodhimit. Standardi global i naftës së papërpunuar Brent fitoi 77 cent, ose 0.8%, në 97.25 dollarë për fuçi deri në 0814 GMT. Nafta e papërpunuar Ëest Texas Intermediate u rrit me 94 cent, ose 1,0%, në 91,30 dollarë. Nafta është rritur në vitin 2022, duke u afruar në mars në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave prej 147 dollarësh, pasi pushtimi rus i Ukrainës përkeqësoi shqetësimet për furnizimin. Shqetësimi për një recesion global, inflacioni në rritje dhe kërkesa më e dobët ka rënduar që atëherë mbi çmimet. Gjithashtu në fokus është perspektiva e një marrëveshjeje bërthamore midis Iranit dhe fuqive botërore që do t’i lejonte Iranit të rrisë eksportet e naftës. Një zyrtar i lartë amerikan tha se Irani kishte hequr dorë nga disa nga kërkesat e tij kryesore për ringjalljen e një marrëveshjeje. Ndërsa çmimi i kontratave të së ardhmes Brent ka rënë ndjeshëm nga niveli i lartë i këtij viti, struktura e tregut dhe diferencat e çmimeve në tregun fizik të naftës ende tregojnë për ngushtim të ofertës.