
Kreu i Shtetit, Bajram Begaj takim ‘kokë më kokë’ me presidentin amerikan Joe Biden në SHBA, çfarë u diskutua

Amerikanët e përzunë me “shkelma” nga politika, Lindita Nikolla e fut Sali Berishën nga dritarja nëpërmjet karremit Bardhi, kryetarja e Kuvendit “kamikaze” anti-SHBA e “Trekëndëshit të Bermudës” dhe ortakërisë së Zenit

SPAK në oborrin e “non gratës”, ja si SHBA i ka qepur dosjen familjes “Berisha”, në skaner pasuritë e fëmijëve, dhëndri, aferat “Partizani”, “CEZ-DIA” dhe “Gërdeci”, zbardhen kabllogramet amerikane

Spartak Ngjela paralajmëron lajme “bombastike”: Ja pse Sali Berisha po sulmon prokuroren ‘e hekurt’ Enkeleda Millonai që po i heton dhëndrin për pastrim parash dhe skema që po ndjek Ilir Meta për të shpëtuar nga prangat e SPAK

Ja të gjitha dhuratat e kryeministrit Rama për oligarkun Samir Manen, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga falja e tokave private dhe shtetërore, tenderët, te pista e helikopterit dhe hangar për avion privat

Kongresi amerikan thellon hetimet për aferën “Rama-McGonigal”, ja si skandali mund të shkaktojë tërmet në Tiranë dhe Uashington, Robert Papa zbardh të rejat e fundit

Përplasjet për kreun e grupit PD, Ambasada Amerikane ia bën të qartë Berishës: Nuk ndryshojmë qëndrim për “non-gratat”, nxisim aktorët të shqyrtojnë me kujdes angazhimet në parti

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Çmimet do jenë të larta edhe në 2024, inflacioni i brendshëm, shumë i lartë, me prirje rritëse në maj dhe qershor

Shkruar nga SOT.COM.AL 9 Shtator 2023

Banka e Shqipërisë ka shtyrë pritjet për rënien e inflacionit në targetin prej 3% përtej gjysmës së parë të vitit 2024, ndërkohë që fillimisht kjo rënie parashikohej të ndodhte me herët. Madje Qeveria muajt e parë të këtij viti kishte qenë edhe më optimiste, duke parashikuar se inflacioni do të binte brenda këtij viti. Në raportin më të fundit banka e Shqipërisë konkludon se inflacioni vjetor i tremujorit të dytë ishte 4.6%, nga 6.5% i regjistruar një tremujor më parë, ndërkohë që mbeten shumë të larta presionet e brendshme. Banka e Shqipërisë konkludon se ndikimet nga rëniet e çmimeve të mallrave bazë dhe mbiçmimi i monedhës vendase nuk kanë arritur të përhapen gjerësisht tek komponentët e inflacionit të brendshëm, për shkak të presioneve ende të larta nga tregu i punës dhe pagat, por pa reflektuar në masë të madhe rënien e çmimeve të karburanteve dhe të produkteve të importit. Trajektorja rënëse është diktuar nga rënia e inflacionit në partnerët tanë tregtarë, nga mbiçmimi i monedhës vendase, nga efektet e bazës së lartë krahasuese të një viti më parë si dhe nga rënia e pritjeve për inflacionin. Inflacioni i brendshëm rezultoi rreth 4.6% në tremujorin e dytë, me një prirje rritëse përgjatë muajve të tij, por duke qëndruar nën mesataren e tremujorit të parë të vitit aktual. Sa i përket inflacionit bazë, pas reduktimit të shpejtë në muajin mars (6.5%), inflacioni bazë zbriti në 5.5% në tremujorin e dytë të vitit, me një ngadalësim gradual përgjatë muajve të tij. Ky zhvillim u përcaktua nga kontributet në rënie të disa ushqimeve të përpunuara pjesë të nën-shportës përkatëse dhe efekteve të bazës së lartë krahasuese të vitit të kaluar. Inflacioni bazë neto rezultoi rreth 3.9% në tremujorin e dytë, vlerë kjo thuajse e njëjtë me atë të tremujorit paraardhës dhe lehtësisht më e lartë se sa ajo e fund-vitit të kaluar. Ky zhvillim tregon se inflacioni i shërbimeve dhe i mallrave të përdorimit afatgjatë mbetet i qëndrueshëm dhe në vlerat më të larta historike.
Më të lexuarat


“Tronditet” Euro, leku po ‘rikthehet’ fuqishëm në valutë (Tabela)

Zbardhet udhëzimi dhe shembujt për tatimin mbi të ardhurat, nga 1 janari 2024, tatim progresiv 15 deri 23% për të vetëpunësuarit te profesionet e lira

Banka Botërore thirrje Shqipërisë: Të garantojë ngrohje të përballueshme për popullatën

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Shqiptarët me pagat më të ulëta, por punojnë me orët më të zgjatura në Europë e rajon, rekordin e mbajnë gratë

Kursi i këmbimit, për ditën e sotme/ Paundi britanik në minimumin historik, ja çfarë po ndodh me euron dhe dollarin

Mbledhja e Këshillit Administrativ të ISSH, miratohet indeksimi i pensioneve në 8.6%

Koha po mbaron, Shqipëria nuk do të ketë 5G as në 2023

Çfarë po ndodhë me tregun valutor? Ja me sa do të këmbehen monedhat e huaja sot në vendin tonë (Tabela)

Rënia e euros “dërrmon” eksportet, bien 22% në gusht! Tkurrja më e fortë që nga pandemia, ja sektori që po “vuan” më shumë
