
Çfarë dyshohet? SPAK shtrinë hetimin edhe jashtë Shqipërisë për Arben Ahmetajn

Shtohen telashet për bashkëshorten e Ilir Metës, ja dosja që tregon lidhjet ruse të Monika Kryemadhit dhe pagesat nga kompanitë e njerëzve të Vladimir Putinit

Armiqtë e SHBA, Berisha e Meta të lidhur ngushtë me Moskën, ja si koalicioni i “non gratave” po shkon në zgjedhjet e 14 majit me ngjyrat e flamurit rus

Gjykata amerikane “fundos” ish-agjentin e FBI McGonigal, Juria e Madhe në Nju Jork kërkon konfiskimin e pronave dhe zbulon fakte të reja tronditëse për Agron Nezën

SHBA thirrje qeverive partnere të izolojnë Sali Berishën, kërkohet bllokim vizash për “listën e zezë” të Amerikës

Fondet për rindërtimin pas tërmetit, ligji për tatimin mbi të ardhurat dhe gjendja ekonomike shkaktojnë debate të forta në Kuvend, opozita akuza qeverisë për mungesë transparence dhe shpopullimin e vendit

EMRI/ Arrestimi i Lefter Allës nga SPAK, zgjidhet kryetari i ri i bashkisë së Bulqizës

Po Adriatik Llalla ka marrë azil politik? Kreu i SPAK zbardh detajet: Po punojmë për...

Çmimet e karburanteve bien në bursa, Bordi i Transparencës shtrenjton naftën dhe benzinën, shqiptarët “viktima” të “orekseve” të oligarkëve

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 26 Janar 2023

Bordi i Transparencës ka sfiduara shqiptarët dhe qeverinë, teksa dje ka rritur për herë të dytë brenda janarit naftën dhe benzinën, ndonëse në bursë dhe në vendet e rajonit, çmimet e karburanteve janë shumë të lira, statistika këto që duhet të reflektoheshin edhe në tregun e brendshëm në Shqipëri. Dje janë publikuar çmimet e reja të vendosura nga Bordi i Transparencës për naftën, benzinën dhe gazin. Kështu duke nisur nga dje ora 18:00 nafta do të kushtojë 2 lekë më shumë, pra nga 208 lekë që ishte do të shitet me 210 lekë për litër. Rritje ka pësuar edhe çmimi i benzinës. Nga 189 lekë që ishte më parë, do të shitet me 192 lekë për litër. Ulje ka pësuar vetëm çmimi i gazit, i cili do të shitet me 69 lekë për litër, nga 71 lekë që ishte më parë. Pra, pavarësisht se në botë dhe rajon nafta është e lirë, qytetarët shqiptarë paguajnë më shtrenjtë se ta, për shkak se çmimet e karburanteve në Shqipëri diktohen nga oligarkët. “Referuar të dhënave lidhur me bursën Platts të datës 24.01.2023, kemi ndryshime të çmimit nga ai përcaktuar në mbledhjen e fundit, konkretisht rezulton se çmimi (FOB/MED $ Ton) i Benzinës është 892, +50 nga data 16.01.2023, $/ Ton, ndërsa çmimi i Gazoilit/Diesel është 978, +41 nga data 16.01.2023, $/Ton. Kursi i këmbimit i BSH ka pësuar ulje të lehtë në 107. 56 (-0.43 nga data 16.01.2023). Si rrjedhojë çmimet e vendosura janë : Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gasoil i standardit SSH EN 590 të jetë jo më shumë se 210 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 198 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit benzinë e standardit SSH EN të jetë jo më shumë se 192 lekë/litri, ndërsa i shitjes me shumicë jo më shumë se 180 lekë/litër. Çmimi i shitjes me pakicë i nënproduktit gaz, të jetë 69 lekë/litri me pakicë dhe i shitjes me shumicë 57 lekë/litër për automjetet. Çmimi i gazoilit për peshkim është vendosur 116 lekë/litër”, njofton Bordi. Çmimet e caktuara nga Bordi do të hynë në fuqi në datë 25 Janar, ora 18.00, dhe do të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit ku do të pasqyrohen ndryshimet e çmimeve të shitjes. Bordi i transparencës thotë se për vendosjen e çmimeve që në krijimin e tij i është përmbajtur me përpikmëri në vendimet e tij lëvizjes së bursës Platts të Mesdheut për gazoilin, benzinën, si dhe faturave zyrtare të operatorëve. Ministria e Financave dhe Ekonomisë bën me dije se jo çdo lëvizje e bursës së naftës bruto reflektohet në të njëjtën kohë dhe në të njëjtën masë në bursën e gazoilit dhe benzinës. Ndërkohë, nafta dhe benzina në Shqipëri janë ndër më të shtrenjtat në Europë dhe më të shtrenjtat në rajon, gjë e cila bënë që qytetarët shqiptar të paguajnë për karburantet më shtrenjtë se vendet e rajonit
Ja si u paralajmërua shkrirja e Bordit të Transparencës
Pak ditë më parë, u tha se Bordi i transparencës për përcaktimin e çmimeve të karburanteve pritet të shkrihet shumë shpejt. U deklarua se Bordi i Transparencës në mbledhjen e ardhshme mund të vendosë shkrirjen e vet, pasi kjo lejohet dhe nga vendimi i Këshillit të Ministrave, i marrë në momentin e krijimit të këtij bordi. “Parashikimet e këtij kreu zbatohen për aq kohë sa zgjat periudha e situatës së veçantë. 2. Zbatimi i parashikimeve të këtij kreu fillon me shpalljen e situatës së veçantë me vendim të Këshillit të Ministrave. Përfundimi i situatës së veçantë dhe i zbatimit të parashikimeve të këtij kreu përcaktohet me vendim të Bordit”, thuhet në VKM. Ndërkohë, ministrja Belinda Balluku deklaroi se një vendim i tillë do të ishte i mirëpritur, por nuk është në kompetencat e saj pasi i përket Ministrisë së Financave.“Duke qenë që çmimi është stabilizuar, kemi një diskutim për ndalimin e të funksionuarit. I përket Ministrisë së Financave dhe do jetë i mirëpritur si vendim. Shteti do të monitoroj edhe nëse bordi nuk do të jetë ekzistues”, deklaroi ministrja Balluku.
Më të lexuarat


Monedhat e huaja sërish në rënie/ Kursi i këmbimit, ja çfarë po ndodh me euron dhe dollarin

Monedhat e huaja në krizë/ Këmbimi valutor për ditën e sotme, ja çfarë po ndodh me euron dhe dollarin

Bie në pikiatë! Nuk ka kërkesë dhe ka shumë prurje, euro dhe dollari prekin nivelin më të ulët për këtë vit

Kursi i këmbimit për ditën e sotme, dollari dhe euro në krizë, ja çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Pushime rekord me shifra marramendëse, zbulohet sektori i pasur ku Shqipëria e ‘vjel’ çdo vit me burimin më të lartë të të ardhurave

Çfarë po ndodh me Euron, bie sërish poshtë 114 lekëve

Dollari dhe Euro në rënie drastike/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, ja çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Kursi i këmbimit për ditën e sotme, çfarë po ndodh me monedhat e huaja

Kursi i këmbimit valutor, ja sa shiten dhe blihen monedhat e huaja ditën e sotme

Çfarë po ndodh me tregun e monedhave? Euro 'kap majat', ndërsa paundi britanik në tjetër nivel. Ja si paraqiten vlerat në tregun valutor
