BREAKING NEWS

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon shifrat, ja sa raste të reja ka pasur në 24 orët e fundit

Covid-19 në Shqipëri/ Ministria e Shëndetësisë publikon
x
BREAKING NEWS

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura anëtare të Kryesisë së PD-së

Përfundon numërimi i votave, kush janë 6 gratë e zgjedhura
x
BREAKING NEWS

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e Kryesisë së PD-së, cili është kandidati më i votuar (Emri)

Përfundon numërimi i votave për anëtarët e
x
BREAKING NEWS

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si humbën jetën nëna me dy vajzat

Tragjedia në Fushë Arrëz/ Zbardhen detaje të reja, si
x
BREAKING NEWS

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat (Emrat)

Ngjarja e rëndë/ Bien në kontakt me energjinë elektrike,
x
BREAKING NEWS

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë elektrike, vdes nëna me dy vajzat

Tragjedi në Fushë Arrëz/ Bie në kontakt me energjinë
x
BREAKING NEWS

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh ngushëllimet: Kontributi i tij për PD, zhvillimin e Shqipërisë dhe marrëdhëniet SHBA-Shqipëri do të mbahen mend

Ndarja nga jeta e ish-Presidentit Nishani, Ambasada amerikane shpreh
x
BREAKING NEWS

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja momenti kur KFOR-i dhe ekipi RENEA-s shpëtojnë oficerin (Video)

Publikohen pamjet/ U bllokua për 12 orë në humnerë, ja
x

Ekonomia

Çmimet e larta, Banka e Shqipërisë rrit normën e interesit për herë të parë pas 11 vjetësh, nga 0.5% shkon në 1%, ndikim tek qytetarët

Çmimet e larta, Banka e Shqipërisë rrit normën e interesit

Sanksionet ndaj Rusisë dhe çmimet në rritje në tregjet ndërkombëtare kanë krijuar situatë të pasigurt në ekonominë shqiptare, që megjithatë sipas Bankës qendrore ka shfaqur shenja rimëkëmbjeje. Guvernatori i Bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha, se norma bazë e interesit është rritur nga 0.5% në 1% për të ruajtur stabilitet e çmimeve, që do vijojnë të larta deri në 2023. Pas dy vitesh në nivelin e ulët historik Banka e Shqipërisë ka vendosur të rrisë normën bazë të interesit nga 0.5% që ishte në 1%. Shkak për këtë sipas guvernatorit Gent Sejko, është përpjekja për të ruajtur stabilitetin e çmimeve, pasi lufta Rusi-Ukrainë, ka tronditur tregjet ndërkombëtare. Por rritja e interesat, bën që të rritet edhe kostoja për qytetarët. “Ecuria e inflacionit në Shqipëri është ndikuar nga rritja e çmimeve të artikujve ushqimorë, të naftës, dhe të kostove të prodhimit e të transportit. Ecuria e mëtejshme e çmimeve do të përcaktohet nga intensiteti dhe kohëzgjatja e këtij konflikti, nga ndikimi që ai do të ketë mbi çmimet dhe tregtinë ndërkombëtare, si dhe nga qëndrueshmëria e rritjes ekonomike në vend”, tha Sejko.

Ngadalësimi i rritjes ekonomike

Rritja e normës bazë sipas guvernatorit Gent Sejko, do të amortizojë pjesërisht goditjen që vjen nga shtrenjtimi i produkteve, por nëse konflikti zgjat banka do të shtojë ndërhyrjet duke shtuar likuiditetin në treg. Sipas tij, rritja e inflacionit do të reduktojë konsumin dhe do të ngadalësojë rritjen ekonomike.“Të dhënat që vijnë nga tregjet e huaja sinjalizojnë se çmimet në tregjet ndërkombëtare do të vijojnë të mbeten të larta gjatë viteve 2022 dhe 2023. Këto çmime të larta do të gërryejnë fuqinë blerëse të familjeve dhe do të shoqërohen me ngadalësim të ritmit të rritjes në rang botëror. Për rrjedhojë, projeksionet globale të inflacionit për dy vitet në vijim janë ri-parë për lart, ndërsa projeksionet e rritjes ekonomike janë ri-parë për poshtë. Përditësimi i parashikimeve afatmesme tregon se ekonomia shqiptare do të vuajë pasojat e goditjes. Rritja e çmimeve në tregjet botërore dhe reduktimi i kërkesës së huaj, do të shoqërohen me norma më të larta inflacioni dhe rritje më të ngadaltë ekonomike krahasuar me vlerësimet tona të mëparshme”, tha ai. Megjithatë, Këshilli Mbikëqyrës nënvizoi se, edhe pas kësaj lëvizje, qëndrimi i politikës monetare vijon të jetë stimulues për rritjen e ekonomisë, të punësimit dhe të pagave. Ndërkohë, guvernatori Gent Sejko, tha se në realitetin e ri të krijuar, ky qëndrim ofron një balancë më të mirë midis rrezikut të përshpejtimit të inflacionit dhe rrezikut të dëmtimit të rimëkëmbjes ekonomike. Banka e Shqipërisë konstaton se ecuria e inflacionit në Shqipëri gjatë muajve të fundit është ndikuar nga rritja e çmimeve të artikujve ushqimorë, të naftës, dhe të kostove të prodhimit e të transportit. Në terma makroekonomikë, trendi rritës i inflacionit pasqyron rritjen e shpejtë dhe të qëndrueshme të kërkesës, rritjen e pagave dhe të punësimit, si dhe rritjen e shpejtë të çmimeve në tregjet ndërkombëtare gjatë dy tremujorëve të fundit. Këto të fundit kanë qenë të larta gjatë gjysmës së dytë të vitit të shkuar dhe janë vënë nën presion të shtuar nga tensioni gjeopolitik që shoqëron konfliktin në Ukrainë.