BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Çmimet e larta dhe abuzime shqetësojnë Brukselin, Komisioni Europian thirrje Shqipërisë që të ketë kujdes me çmimet dhe PPP, shëndetësia lë për të dëshiruar

Çmimet e larta dhe abuzime shqetësojnë Brukselin, Komisioni

Komisioni Europian ka publikuar raportin përmbyllës të vlerësimit të programit të reformave ekonomike për Shqipërinë dhe vendet e tjera kandidate për t`u bërë pjesë e unionit. Në kapitullin dedikuar Shqipërisë, Komisioni në raport e vendos theksin në disa pika kyçe ku duhet të ketë ndërhyrje nga ana e autoriteteve shqiptare, edhe në kontekstin e kohës. Pas një vlerësimi të gjerë të progresit me reformat ekonomike për t`u bërë pjesë e Bashkimit Europian, në fund Komisioni jep edhe 6 rekomandime kyç për vendin tonë. Së pari, Komisioni i bën thirrje autoriteteve shqiptare për të përmirësuar menaxhimin e investimeve publike dhe skemave të partneritetit publik privat, si dhe rritjes së shpenzimeve për edukimin, shëndetësinë, mbrojtjen sociale dhe kërkimin dhe zhvillimin ndaj totalit të shpenzimeve publike. Pika e tretë e rekomandimeve ka të bëjë me situatën aktuale, ku Komisioni Europian i bën thirrje autoriteteve shqiptare që të vlerësojë dhe analizojë me kujdes zhvillimet e çmimeve dhe të qëndrojnë në gatishmëri për shtrëngimin e politikave monetare, në mënyrë që të ruhet stabiliteti i çmimeve. Ky rekomandim përfshin edhe disa direktiva për deurizmimin e ekonomisë shqiptare, dhe për favorizimin e përdorimit të monedhës vendase. Pika numër 4 i referohet forcimit të mbështetjes ndaj biznesit, për të përmirësuar aksesin në financim dhe njohuritë sipërmarrëse. Gjithashtu, Komisioni Europian e vendos gjerësisht theksin edhe te lufta anti-informalitet. Rekomandimi numër 5 ndërkohë vjen si një thirrje për të finalizuar, më bashkëpunim me të gjitha ministritë dhe agjencitë e linjës, një plan implementimi të garancisë për të rinjtë, duke adresuar mungesat në tregun e punës, vlerësojë hendekun e aftësive në nivel kombëtar.

Mbrojtja e ulët sociale në vend

Ndërkohë, në raport institucioni e vendos së tepërmi theksin në këtë pikë, pra mungesën e krahut të punës të kualifikuar, mungesën e një lidhje të drejtpërdrejtë mes institucioneve të arsimit të lartë dhe tregut të punës. Pika numër 6 ndërkohë i referohet përfitimeve të ndihmës ekonomike, dhe ngritjen e mekanizmit për indeksimin e tyre vjetor që prej vitit 2023. Përtej 6 rekomandimeve, një vëmendje të veçantë në raport merr edhe mbrojtja mjaft e ulët sociale në vendin tonë me mungesa mjaft të mëdha dhe shpenzime të ulëta, si dhe shërbimi shëndetësor. Sa i përket mbrojtjes sociale, Komisioni Europian vlerëson se në vendin tonë është i mangët.“Mangësia e shërbimit të kujdesit social është një pengesë për përfshirjen aktive të individëve vulnerabël. Ndër 430 mijë përfitues të mbrojtjes sociale në vitin 2021, 56% morën pagesën e asistencës, 34% të paaftësisë dhe vetëm 10%, ose 1.5% e popullsisë përfitoi nga shërbimet sociale. Kjo tregon se, shërbimet sociale në Shqipëri janë të mangëta edhe për njerëzit me paaftësi apo vulnerabël, jo më popullatën e përgjithshme”, thotë në raport institucioni.

Më të lexuarat