
Gati për atentat? Lëvizte i armatosur në bregdetin e Borshit, e pëson keq 38-vjeçari

Vizita e Ramës në Lazarat, deputeti i PD ‘shpërthen’ në akuza të rënda: Si krimineli në vendin e krimit! E pritën ashtu si ai e meriton

Nuk përmbahet kreu i PD Krujë, ‘shpërthen’ ashpër ndaj Berishës: Nuk fitohet me aleat Ilir Metën dhe me armik SHBA-të

Frikë nga një ofensivë ukrainase, Putin merr vendimin urgjent

Çfarë po ndodh? Policia dhe FNSH aksion ‘blic’ në Nikël, 100 efektivë dhe dronë vihen në lëvizje

Tensionohet situata/ Rusia kërcënon Britaninë: Nëse furnizoni Ukrainën me armë...

Mbetet mister vdekja e 4 rusëve në Golem, Prokuroria merr vendimin e papritur

Nuk ka qetësi për vendin fqinj, goditet nga një tjetër tërmet i fuqishëm, ja ku ishte epiqendra

Çmimet e larta maskojnë vështirësitë e prodhuesve, eksportet në sasi pësuan rënie me 2.4% në 2-mujorin 2023

Shkruar nga SOT.COM.AL 24 Mars 2023

Kursi i këmbimit, rritja e kostove dhe zhvillimet negative demografike po ndikojnë negativisht në konkurueshmërinë e ekonomisë shqiptare.
Pas efektit që po krijojnë çmimet e larta në vlerën e eksporteve shqiptare sasia e tyre po vjen në rënie.
Të dhënat e detajuara nga INSTAT tregojnë se në dy muajt e parë të vitit janar-shkurt 2023 eksportet në vlerë u rriten me 11.3% por në sasi ato pësuan rënie me 2.4%.
Në 2- mujor u eksportuan 565,607 tonë mallra nga 579,530 tonë në të njëjtin muaj të vitit 2022.
Rënia është krijuar nga eksportet e çimentos me rreth 7.8 për qind më pak se viti i kaluar, që bashkë me gëlqeren dhe kripërat janë grupi i dytë më i madh për nga volumet e eksportit.
Xeheroret, grupi i katërt më i madh i eksporteve për nga sasia shënuan rënie vjetore me 42%. Më tkurrje ishte edhe grupi i artikujve të drurit me rreth 36% dhe alumini me 12%.
Eksporti i bimëve medicinale gjithashtu është në vështirësi. Ky grup që pësoi rritje të ndjeshme gjatë pandemisë Covid-19 tani i është kthyer uljes, ku për janar-shkurt 2023 vërehet rënie me 25.5%.
Plehëruesit që vitin e kaluar që pësuan një rritje jo të zakontë nga rieskportet në Kosovë, në këtë fillim viti janë korrektuar me ulje për shkak të rritjes së kërkesës nga tregu vendas.
Në krahun tjetër rritje të konsiderueshme shënoi eksporti i grupit “Lëndët djegëse minerale” me 30 për qind në krahasim me janar-shkurt 2022. Ky grup dominohet nga eksportet e naftës vendase. Grupi i tretë me volumin më të madh të eksportit “Giza dhe çeliku” shënuan rritje me 22%.
Zarzavatet gjithashtu pësuan rritje në sasi të eksporteve me 10%, si rrjedhojë e një sezoni të mbarë dimëror ku prodhimi dhe eksportet e kastravecëve nuk u ndalen asnjë çast.
Edhe grupi i frutave ka pësuar rritje të ndjeshme të eksportit një trend që nisi qe në vitin 2022. Në 2-mujorin e parë eksportet në këtë grup u rriten me 24.5%.
Eksportuesit shqiptare kanë rritur ankesat rreth kostove të larta që po vijnë nga paga minimale, efektet negative të zhvlerësimit të euros dhe mungesën e fuqisë punëtore.
Të tre këto elementë po godasin sektorin e prodhimit, i cili e ka të bazuar aktivitetin në krahun e lirë të punës./Monitor
Më të lexuarat


Ja si rritja e pagave për deputetët dhe ministrat u bë pa transparencë, konsultim dhe qasje strategjike, Instituti i Studimeve Politike ngre alarmin dhe zbardh kulisat

Paradoksi i rritjes së pagave dhe papunësisë, Shqipëria me rininë më të “braktisur” në rajon dhe Europë

Zbardhet formula e re e vlerës për kompensimin e pronave, qeveria përcakton procedurën e trajtimit dosjeve për pronarët

Fitues në tenderë, ofertat më të larta, KPP rrëzon vendimet e institucioneve, buxhetit të shtetit iu kursyen rreth 116 mln lekë

Përkeqësohet situata ekonomike, bizneset gjermane ankohen për mungesën e transparencës së tenderave dhe korrupsionin në Shqipëri, Shoqata Gjermane e Industrisë dhe Tregtisë ngre alarmin

Luhatje në këmbimin valutor, ja çfarë po ndodh me euron dhe dollarin në vendin tonë

Humbja e gjyqit me Becchetti-n dhe arroganca e qeverisë u kushton shtrenjtë shqiptarëve, Gjykata e Apelit në Belgjikë bllokon 65 milionë euro në llogaritë e Albcontrol

Ministrja e Financave: Ja çfarë do të ndodhë me rritjen e pagave, sa do marrin deputetët, ministrat

Çfarë po ndodh me euron? Monedha europiane vijon rënien drastike, u afrohet vlerave minimale historike (Grafiku)

Luhatje në këmbimin valutor, çfarë po ndodh me euron dhe dollarin në vendin tonë (Tabela)
