BREAKING NEWS

Parashikimi i motit për 14 Gushtin, flasin ekspertët se çfarë pritet në ditët në vijim: Mund të ketë përmbytje masive. Ja zonat që rrezikohen

Parashikimi i motit për 14 Gushtin, flasin ekspertët se
x
BREAKING NEWS

Kosova në alarm/ Agjencia e Emergjencave bën paralajmërimin e fortë, ja çfarë do të ndodhë në orët në vijim

Kosova në alarm/ Agjencia e Emergjencave bën paralajmërimin e
x
BREAKING NEWS

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje 52-vjeçarin, detajet e para

Aksident i rëndë në Fier, makina përplas për vdekje
x
BREAKING NEWS

U plagos mbrëmjen e sotme në Kuçovë, Admir Bejo niset me urgjencë drejt Tiranës

U plagos mbrëmjen e sotme në Kuçovë, Admir Bejo niset me
x
BREAKING NEWS

U plagos sot me armë zjarri në Kuçovë, kush është Admir Bejo? Dyshohet për hakmarrje të një tentative vrasje në 2007

U plagos sot me armë zjarri në Kuçovë, kush
x
BREAKING NEWS

45-vjeçari gjendet i plagosur me armë zjarri në Kuçovë, çfarë thotë policia

45-vjeçari gjendet i plagosur me armë zjarri në
x
BREAKING NEWS

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Pogradec, dyshohet se...

E rëndë/ Gjendet një person i pajetë në Pogradec,
x
BREAKING NEWS

Emri/ Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhen detaje të reja

Emri/ Plagosja me armë zjarri në Kuçovë, zbardhen detaje
x

Ekonomia

Çmimet rekord, Banka e Shqipërisë rrit me 0.5% normën e interesit, Guvernatori Sejko paralajmëron shtrenjtim të ushqimeve

Çmimet rekord, Banka e Shqipërisë rrit me 0.5% normën e

Banka e Shqipërisë ka rritur për herë të 3 brenda 4 muajsh normën bazë të interesit për shkak të çmimeve të larta, që pritet të kulmojnë në këtë periudhë të mbetur të vitit. Vendimi është marrë ditën e djeshme nga Këshilli Mbikëqyrës i Bankës Qendrore të vendit, pasi inflacioni është vlerësuar rrezik kryesor për ekonominë e vendit. Gjatë një konferencë për shtyp, zoti guvernatori Gent Sejko zbuloi se Banka e Shqipërisë ka rritur me 0.5% normën e interesit. “Këshilli Mbikëqyrës i Bankës së Shqipërisë vazhdon të vlerësojë se nivelet e larta të presioneve inflacioniste janë rreziku primar mbi rritjen e qëndrueshme dhe afatgjatë të vendit. Për këtë arsye, në respektim të objektivit të stabilitetit të çmimeve, Këshilli Mbikëqyrës vendosi: të rrisë me 0. 5 pikë përqindjeje normën bazë të interesit, nga niveli 1.25% në nivelin 1.75%; të rrisë me 0.5 pikë përqindjeje normën e interesit të kredisë njëditore, nga niveli 2.25% në nivelin 2.75%; të rrisë me 0.5 pikë përqindjeje normën e interesit të depozitës njëditore, nga niveli 0.25% në nivelin 0.75%”, deklaroi ai.

Rritja e çmimeve

Më tej, Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko theksoi se ky normalizim i politikës, sipas tij, do të krijojë kushte më të përshtatshme për ruajtjen e stabilitetit të çmimeve dhe kthimin e inflacionit në objektiv brenda horizontit afatmesëm. Deri në korrik kostot e jetesës së qytetarëve janë rritur mbi parashikimet e institucioneve pasi Guvernatori i bankës së Shqipërisë Gent Sejko tha se rritja e çmimeve u zgjerua edhe më tej në produktet e shportës. “Rritja e çmimeve ishte e pranishme në një kategori të gjerë produktesh, duke ilustruar përcjelljen e goditjeve të ofertës edhe në çmimet e artikujve të tjerë të shportës”, u shpreh ai.

Rritja e inflacionit

Ndërkohë Guvernatori Gent Sejko theksoi se për shkak të goditjes që i ka dhënë lufta tregjeve ndërkombëtare Sejko u shpreh se fatura e importeve ka qenë e lartë deri më tani, ndërkohë që shtoi se inflacioni do të vijojë të rritet më tej. “Normalizimi i politikës sonë monetare do të krijojë kushte më të përshtatshme financiare për rritjen e qëndrueshme të ekonomisë dhe reduktimin e inflacionit. Inflacioni parashikohet të kthehet në objektivin tonë 3% në gjysmën e parë të vitit 2024. Këto projeksione vijojnë të mbeten subjekt i pasigurive të larta. Në veçanti, rreziqet mbi inflacionin qëndrojnë në kahun e sipërm, kurse ato për rritjen ekonomike në kahun e poshtëm”, tha ai.

Papunësia është reduktuar

Por pavarësisht pasigurisë së lartë që është prezente për shkak të agresionit rus në Ukrainë, Sejko u shpreh se ekonomia e vendit është në trend rritës, ndërsa papunësia është reduktuar. “Përkundrejt këtyre zhvillimeve, ekonomia shqiptare ka pasur një ecuri relativisht solide në gjysmën e parë të vitit. Vëllimi i aktivitetit ekonomik u rrit me 6% në tremujorin e parë të vitit dhe treguesit indirektë sugjerojnë rritje të mëtejshme në tremujorin e dytë. Kjo ecuri pasqyron bilancet e shëndosha financiare të biznesit dhe familjeve, fleksibilitetin operacional të sektorit privat, si dhe rezistencën e sistemit financiar shqiptar ndaj goditjeve. Rritja ekonomike është diktuar nga zgjerimi i konsumit familjar, i investimeve të sektorit privat, si dhe i eksportit të mallrave dhe shërbimeve. Nga ana tjetër, rritja e çmimeve në tregjet ndërkombëtare ka sjellë rritjen e faturës së importeve, ndërsa politika fiskale ka pasur një natyrë konsoliduese”, nënvizoi Guvernatori i Bankës së Shqipërisë, Gent Sejko.

Më të lexuarat