BREAKING NEWS

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në Vlorë: Nipi vret xhaxhin, më pas edhe veten

Vjen reagimi zyrtar nga policia për krimin e dyfishtë në
x
BREAKING NEWS

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për kundërshtarët tanë. S’mund të kërkonim më shumë se kaq

Ambasadorja Kim: Ky është një mesazh i fuqishëm për
x
BREAKING NEWS

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet sekrete”/ Artan Hoxha nxjerr informacionin e rëndësishëm, flet me emra dhe zbulon ku fshihet vrasësi i Remzi Hoxhës: Krim shtetëror!

“Është një njeri që i njeh mirë shërbimet
x
BREAKING NEWS

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e grabitjes së biznesmenit në Krujë dhe bën paralajmërimin ‘bombë’: Do të ketë viktima!

“Kush është spiuni?”, Artan Hoxha nxjerr prapaskenat e
x
BREAKING NEWS

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj Shqipërisë, hyn në fuqi menjëherë që ditën e nesërme

Rritja e numrit të rasteve me Covid, Italia merr vendimin drastik ndaj
x
BREAKING NEWS

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”, Frrok Çupi plas deklaratën ‘bombë’ për ish-kryeministrin dhe ngre alarmin për lëvizjen e fundit të Bashës

“Berishën po e mbështesin njerëzit e korruptuar”,
x
BREAKING NEWS

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet

SPAK lë pas hekurave avokatin e njohur. Zbardhen detajet
x
BREAKING NEWS

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga drejtimi i PD, akuzon dyshen Meta-Berisha si skenaristë dhe regjisorë të foltores antiamerikane

Basha bën publikë organizatorët që duan ta largojnë nga
x

Ekonomia

Çmimi i energjisë në tregun europian kap nivele tepër të larta, shkon në 255.79 euro/MWh, OSHEE siguron vetëm 44% të sasisë së nevojshme

Çmimi i energjisë në tregun europian kap nivele tepër

Furnizuesi i Tregut të Lirë (FTL) siguroi këtë të hënë (ora 14:00) vetëm 44% të sasisë së energjisë së kërkuar në ankandin e saj të parë pas shpalljes së emergjencës në furnizimin e energjisë nga qeveria. Në ankand u siguruan 19 400 MWh energji me një çmim mesatar 255.79 euro/MWh që në total kap një fond prej 5 milionë euro. Fillimisht FTL tentoi të sigurojë 44 400 MWh energji për pesë ditë. Ankandi i ndarë në dy lote parashikonte sigurimin e një sasie 30 mijë MWh energji për orarin 00:00-24:00 dhe 14 400 për orarin 07:00-23:00 në datat 13-17 tetor.

Duke mos arritur objektivin e saj FLT çeli për së dyti procedurën në orën 16:00 duke kërkuar këtë herë diferencën e sasisë së energjisë së siguruar. Ajo që vihet re është që loti për të cilën janë shfaqur më shumë oferta është ai i furnizimit 24 orësh me energji. Në ankandin e parë morën pjesë 10 kompani teksa për ankandin e dytë mbetet për tu parë në rezultatet finale pjesëmarrja. Sipas “Monitor”, OSHEE kishte siguruar energji nga ankandet deri në datë 10 tetor ndërkohë që furnizimi aktual po bëhet në koordinim me Korporatën Elektroenergjitike Shqiptare sikurse e parashikon edhe vendimi i fundit i qeverisë për kushtet e emergjencës. Ndërkohë në Bursën Hungareze këtë të hënë çmimi për pikun ishte 219 euro/MWh kurse ai mesatar 192 euro/MWh. Për datën 12 tetor çmimi për pikun rezulton me një rritje 16.375 në raport me datën 11 tetor dhe me një vlerë 255.46 euro/MWh. OSHEE deri më tani ka shpenzuar mbi 100 milionë euro për importet e energjisë ndërkohë që sipas planit që shpalosi kryeministri vetëm dy ditë më parë kompania e shpërndarjes do të marrë edhe 100 milionë euro të tjera si mbështetje për të siguruar importet deri në fund të vitit dhe 100 milionë të tjera për importet në vitin 2022.

Importi dhe eksporti

Nëse analizojmë shifrat, gjatë vitit 2020, janë eksportuar rreth 25% më shumë sasi bruto GWh Energji Elektrike nga Shqipëria në vende të tjera krahasuar me vitin 2019. Njëkohësisht Importi bruto (energji në marrje) shënoi vlerën 3.239 GWh apo 2% më shumë krahasuar me vitin 2019. Si rezultat Shkëmbimi i Energjisë Elektrike që jepet si diferencë mes eksportit dhe importit bruto të energjisë ka pësuar rritje me 5.4 % krahasuar me vitin 2019, megjithatë ende rezultati i bilancit tregtar të energjisë elektrike mbetet në vlera negative apo situatë deficiti për vitin 2020.

Emergjenca energjetike

Qeveria shpalli emergjencën energjetike pak ditë më parë, ndërsa kryeministri Edi Rama prezantoi dhe një paketë mbështetëse për shtresat në nevojë dhe biznesin e vogël. “Plani ynë i kundërveprimit ndaj krizës energjitike ka tre pika: E para, garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike për të gjithë – vijon një numër masash të detajuara. E dyta, mbrojtjen e familjeve dhe biznesi i vogël nga rritja e çmimit të energjisë elektrike – vijon një numër masash të detajuara E treta, garantimin e fondit të nevojshëm likuid për ndërveprimin me tregun e energjisë elektrike – vijon detajimi i instrumentave të garancisë sovrane shtetërore, që do të jenë të ripërtërishëm, në vlerën 100 mln euro për kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike në fund të këtij viti dhe 100 mln euro në fillim të vitit tjetër, për të siguruar pikën një dhe pikën dy”, tha Rama.