BREAKING NEWS

“Do ndodhë javën e ardhshme..”, Taulant Balla paralajmëron foton që do dalë për Lulzim Bashën dhe do shkaktojë ‘tërmet’ në politikën shqiptare

“Do ndodhë javën e ardhshme..”, Taulant Balla
x

Ekonomia

Minatorët kërkojnë miratimin e statusit të posaçëm për ta, nis firmosja e peticionit, ja 4 kërkesat

Minatorët kërkojnë miratimin e statusit të

Punonjësit e minierave kanë ngritur një sërë kërkesash ndaj qeverisë. Duke qenë se minatorët nuk përfitojmë shtesë pensioni në nivelin e njëjtë me naftëtarët, pasi nuk gëzojnë statusin e minatorit ashtu siç e përfitojnë kategoritë e tjera, ata kanë vendosur të ngrihen për këtë të drejtë. Ditën e djeshme minatorët dhe ish-minatorët kanë nisur nënshkrimin e një peticioni, drejtuar Kuvendit dhe qeverisë, ku kërkojnë miratimin e “Statusit të minatorit”, që pavarësisht premtimeve ndër vite, nuk ka dalë asnjë udhëzim që u jep atyre të drejtën për përfitim statusi. Kjo është ndërmarrë fillimisht nga Sindikata e Minatorëve të Bashkuar të Bulqizës, por gjatë ditës i janë bashkuar edhe qytetarë të thjeshtë. Që në krye lista thekson se: “Statusi i Minatorit” është nevojë urgjente për dhjetëra mijëra minatorë, që punojnë aktualisht apo janë në pension, duke theksuar se miratimi i tij do t’i jepte punës në minierë dinjitetin që i është mohuar prej kohësh. Ndërsa liston përfitimet e tjera që duhet të ketë kjo kategori, duke qenë se kuadri ligjor në fuqi nuk u përgjigjet nevojave bazike të tyre, ky peticion këmbëngul në eliminimin e pabarazive mes punëve të kategorive të rëna, duke përmendur këtu naftëtarët dhe minatorët. Peticioni i paraqitur nga sindikata përmban 4 pika, ku e para është sigurimi i jetës për minatorët. Më konkretisht kërkohet një fond i posaçëm, jo më pak se 6 milionë lekë të vënë në dispozicion në raste aksidentesh. Gjithashtu kërkohet edhe kompensim financiar për fëmijët e minatorëve të dëmtuar në punë. “Kërkohet dëmshpërblimi i familjarëve me 6 milionë lekë në rast aksidentesh me pasojë vdekjen në vendin e punës, pension familjar në masën 100% të pagës dhe bursa studimi universitare për fëmijët. Dëmshpërblime kërkohen edhe në raste aksidentesh me pasojë pamundësinë për punë apo kur është i mundur rikthimi në punë”, theksohet në dokument.

Rritje pensionesh

Pika e tretë e peticionit kërkon rritjen e pensioneve për minatorët. Sipas tyre minatorët nuk duhet të kenë pension më të ulët se niveli 135% e pagës zyrtare, ndërsa më tej kanë kërkuar edhe ulje të moshës së daljes në pension. “Pensioni minimal nuk duhet të jetë më i ulët se 135% e pagës minimale zyrtare. Kërkohet ndryshimi i moshës së daljes në pension, ku për ata që kanë 11 vite nëntokë të jetë 53 vjeç, për ata që kanë 10.5 vite, 54 vjeç dhe për ata që kanë 10 vite mosha e daljes në pension të jetë 55 vjeç”, thuhet në dokument. Ndërkaq, pika e 4-t e peticionit trajton, garantimin e kujdesit shëndetësor të veçantë, duke përfshirë barna 100% të rimbursueshme. Një tjetër kërkesë e minatorëve është edhe rritja e pagës për këtë kategori, pasi nga të gjithë punonjësit e nëntokës vetëm për ta nuk ka pasur indeksim të pagës ndër vite. Sipas tyre, qeveria duhet të marrë parasysh në rritjen e pagës edhe nivelin e vështirësisë në punën e tyre, prandaj paga e një minatori duhet të jetë me lartë se 235 përqindëshi i pagës zyrtare. Sakaq ata ankohen se nuk kanë marrë shpërblim për festa dhe në ligjin për pagën e minatorëve nuk përmendet paga e 13-të. Sipas minatorëve, pagën e 13 e marrin prej vitesh edhe profesione të nivelit të lehtë dhe pa vështirësi, ndërsa kjo kategori është neglizhuar. Dhe në disa ligje që janë bërë në herët e fundit vërehet pabazi mes kategorive që përfitojnë. “Pika e dytë përfshin, rritjen e pagës dhe përfitimeve të tjera, duke theksuar se paga e një minatori nuk duhet të jetë më e ulët se 235% e pagës minimale zyrtare, pagesë për vështirësi në punë si dhe përfitimin e pagës së 13-të”, theksohet në pikën e fundit të peticionit të minatorëve. Sipas minatorëve, qeveria nuk po i trajton ata njëlloj me naftëtarët dhe metalurgët, pikërisht këto burokraci kanë krijuar edhe mangësi dhe marrjen e një vlere më të vogël nga ata edhe në pensionet suplementare.