BREAKING NEWS

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e vizitës së Escobar në Tiranë dhe jep mesazhin e fuqishëm

Dy ditë para Kuvendit të Berishës, Yuri Kim zbulon arsyen e
x
BREAKING NEWS

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e “përfaqësuesit” të Tom Doshit që mbështet Berishën, Bejko paralajmëron sulm të selisë pas 11 dhjetorit

Ndizet situata, demokratët nxjerrin emrin e
x
BREAKING NEWS

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë rrezikojnë sekuestrim pronash e bllokim llogarish, Kim e Blinken paralajmërojnë reprezalje

Zbardhet strategjia antikorrupsion e SHBA, dhjetra politikanë
x
BREAKING NEWS

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë rrugën e integrimit, Tirana nuk do kërkojë ndarje nga Shkupi, kemi mësuar nga gabimet e njëri-tjetrit

Mimi Kodheli: Bullgaria të heqë veton dhe të hapë
x
BREAKING NEWS

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës

SHBA bën lëvizjen e papritur para Kuvendit të Berishës
x

Ekonomia

Ministria e Financave fsheh të dhënat për zbatimin e buxhetit, “Open Data” ngre alarmin, ja si po shkelet hapur ligji

Ministria e Financave fsheh të dhënat për zbatimin e buxhetit,

“Open Data Albania” ka dhënë alarmin sa i takon transparencës me shpenzimet buxhetore. Përmes një reagimi, bëhet me dije se Ministria e Financave mban të kyçur raportin për zbatimin e Buxhetit të Shtetit mes vitit 2021. Edhe pse ligji e detyron ta publikojë, deri më tani të dhënat janë mbajtur sekret. “AIS / Open Data Albania konstaton Shkelje të rëndë Ligjore nga Ministria e Financave të Ligjit për Menaxhimin e Sistemit Buxhetor. Konkretisht Ministria nuk po publikon raportin e mesvitit për zbatimin e buxhetit 2021, raport ku dalin të dhëna të temave të “Nxehta“ si borxhe, detyrime arbitrazhi, kosto publike për koncesione dhe mosrealizime e tejkalime. Ekipi që punon për Open Data Albania konstaton që kjo është hera e parë që në Kuvend vjen një Ligj për Buxhetin bashkë me PBA Planin Buxhetor Afatmesëm, por nuk ka bashkëlidhur Raport Shtetëror për Buxhetin e vitit që po përfundon”, shprehet “Open Data”.

Më tej theksohet se në ligjin nr. 9936 datë 26.6.2008 “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar” , në nenin 46 "Rishikimi i zbatimit të Buxhetit" përcaktohet se: Në muajin qershor të çdo viti, por jo më vonë se dita e paraqitjes së programit buxhetor afatmesëm në Këshillin e Ministrave, Ministri i Financave paraqet përpara Këshillit të Ministrave programin buxhetor afatmesëm dhe një raport për zbatimin e buxhetit të vitit në vazhdim, i cili publikohet. Ky raport përmban: a) një vlerësim të përgjithshëm të situatës ekonomike të vendit, të treguesve makroekonomikë, fiskalë dhe buxhetorë për periudhën 5-mujore të vitit korrent; b) një vlerësim të pritshëm të treguesve makroekonomikë, fiskalë dhe buxhetorë deri në fund të vitit korrent; c) masat që parashikohen të ndërmerren nga Qeveria, me qëllim që treguesit të realizohen sipas parashikimeve; ç) propozimin e Ministrit të Financave për rishikimin apo jo të buxhetit. Sipas “Open Data”, deri në vitin 2020, është publikuar rregullisht ky raport, por për vitin 2021 nuk ka ende publikim në faqen zyrtare të MFE-së.

Pikëpyetjet

Mungesa e publikimit të të dhënave ka ngritur disa pikëpyetje. Sipas “Open Data”, ose ekspertët e ministrisë nuk e kanë përfunduar dot në afat për shkak të paaftësisë ose raporti është mbyllur por po censurohet për arsye që nuk dihen, ndoshta për të fshehur diçka. “Ky Dokument duhej të publikohej bashkë me Planin Afatmesëm Buxhetor në faqen e vetë Ministrisë dhe në Faqen e Kuvendit, si pjesë e paketës së dokumenteve që Shoqërojnë Ligjin e Buxhetit dhe PAB. AIS / Open Data Albania thekson se ky vit buxhetor 2021, karakterizohet nga vështirësi të konsolidimit buxhetor që lidhen me shpenzime gjatë fushatës zgjedhore, mosrealizim të planit të investimit për Fondi i Rindërtimit, dhe në finale Kosto të Rënda për Dëme Ekonomike Faturave të Arbitrazhit dhe të tjera Gjyqësore ku shteti shqiptar është palë Humbëse. Ditë më parë Debati Publik në Kuvend mes kryetarit të Mazhorancës dhe Kryetarit të Opozitës mbi të dhëna të këtij Raporti, u shoqërua me metafora dhe ofeza mbi burimin e të dhënave të artikuluaka”, shprehet “Open Data”.