BREAKING NEWS

“FBI”-ja shqiptare nis punën më 1 shtator, zbardhen detajet ku do të jetë selia

“FBI”-ja shqiptare nis punën më 1 shtator, zbardhen
x

Ekonomia

Ministria e Financave zbardh detajet për heqjen e taksave për biznesin, përfitojnë rreth 12 mijë subjekte, ja ndarja sipas kategorive

Ministria e Financave zbardh detajet për heqjen e taksave për

Ka vajtur në Kuvend projektligji “Për tatimin mbi të ardhurat”. Në relacionin shoqërues të projektligjit sqarohet se qëllimi i ndryshimeve të bëra është lehtësimi nga barra e taksës të bizneseve, të cilët janë prekur nga pandemia. Në relacion shpjegohet se, referuar situatës në të cilën ndodhet vendi për shkak të dëmeve nga Covid-19, Ministria e Financave e pa të nevojshëm krijimin e një kuadri ligjor lehtësues për ata tatimpagues të cilët përballen me vështirësitë më të mëdha nga kjo situatë. Për këtë qëllim, qeveria shqiptare është përpjekur maksimalisht të krijojë mundësinë për lehtësimin e kostove për bizneset duke ndërmarrë iniciativa ligjore të ndryshme. Sakaq theksohet se përfitues do jenë të gjithë tatimpaguesit me qarkullim nën 14 milionë lekë dhe për tatimpaguesit që ushtrojnë aktivitet në fushën e turizmit, të përpunimit aktiv dhe të call center-ave qendrave të thirrjes. Në këtë drejtim u synua mbështetja e bizneseve në drejtim të likuiditetit të disponueshëm. “Me anë të këtij projektligji propozohet që tatimpaguesit, me qarkullim deri në 14 milionë lekë të mos tatohen, pra norma e tatimfitimit të jetë në shkallën 0%. Pra në nenin 2 është propozuar riformulimi i Nenit 28 si më poshtë: Shkalla e tatimit mbi fitimin është: 0% për tatimpaguesit me të ardhura deri në 14, 000, 000 lekë në vit dhe 15% për tatimpaguesit me të ardhura mbi 14, 000, 000 lekë në vit”, thuhet në relacion. Ky është lehtësimi më i madh që qeveria i ka siguruar biznesit në 6 vitet e fundit për t’i ardhur në ndihmë. Pasi aktualisht, norma tatimore për efekt të tatimit mbi fitimin bazohet në qarkullimin vjetor të tatimpaguesve dhe konkretisht: 5 % për tatimpaguesit me të ardhura deri në 14, 000, 000 lekë në vit dhe 15 % për tatimpaguesit me të ardhura mbi 14, 000, 000 lekë në vit.

Ja si do bëhet ndarja për 12 mijë biznese

Sipas të dhënave të Ministrisë së Financave, efektet në buxhetin e shtetit nga parashikimet e këtij projektligji vlerësohen përafërsisht në masën -300 milionë lekë/vit, ku do të përfitojnë rreth 12,257subjekte. Sakaq gjatë një interviste televizive zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero dha detaje mbi mënyrën së si do të procedohet në bazë të ligjit për falje të taksave, duke filluar nga janari i 2021 e në vazhdim. Ajo tha se reduktimi apo zerimi total i pagesë së taksës varet nga niveli i cili është regjistruar biznesi, para nga të ardhurat vjetore që deklaron, duke përcaktuar kështu nëse është biznes i madh dhe përfiton ulje apo i vogël dhe përjashtohet totalisht nga falja e taksës. “Kategoritë që përfitojnë nga heqja e tatimfitimit janë ata tatimpagues që kanë një qarkullim vjetor nga 5 mln deri në 14 mln lekë në vit. Norma e tatimfitimit për bizneset me xhiro nga 5 mln deri në 10 mln është një normë e reduktuar 5%, ndërsa për bizneset me xhiro nga 10 mln deri në 14 mln lekë norma e tatimfitimit është 15%. Është parashikuar që tatimpaguesit me xhiro 5 mln deri në 14 mln lekë të mos paguajnë tatimfitim, të jetë zero. Janë 12 mijë tatimpagues që do të përfitojnë nga masa lehtësuese dhe nuk do të paguajnë këtë detyrim për një kohë të gjatë”, tha ajo. Më tej ajo tregoi se do të ketë ndryshime edhe në nivelin e TVSH, i cili pritet të kalojë pragun 2 milionë lekë për të shkuar në 10 milionë lekë. Duke bërë me dije se ka tatimpagues që kërkojnë vetë hyjnë në skemën e TVSH, por që duhet të kenë të ardhura në 5 mln lekë. “Është propozuar që edhe tatimi mbi vlerën e shtuar të pësojë një ndryshim, pra niveli i regjistrimit të TVSH-së nuk do të jetë më 2 milionë lekë, por 10 milionë lekë. Ka një kapërcim përtej asaj që ka propozuar dhe këshilluar ndër vite Fondi Monetar Ndërkombëtar që niveli i TVSH-së të ishte 8 milionë lekë. Ne u jemi përmbajtur edhe këshillave të FMN-së, ku nëse një tatimpagues kërkon vullnetarisht të hyjë në skemën e TVSH-së duhet të ketë një xhiro të deklaruar prej 5 mln lekë”, tha jo.