Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë zgjeron “listën e zezë”, 200 leje minerare në proces revokimi

Postuar: 11/11/2018 - 07:57

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka zgjeruar së fundmi “listën e zezë” të subjekteve që zotërojnë leje minerare, të cilat janë futur në proces revokim. MIE ka publikuar në faqen e vet zyrtare listën me 197 lejet në proces revokimi nga afro 700 licenca që numërohen në total. Të gjitha kompanitë që zotërojnë licencat, janë njoftuar përmes një shkrese zyrtare të MIE për nisjen e procedurave të revokimit të lejeve. Disa prej lejeve në proces revokimi janë dhënë shumë vite më parë, në vitet 1995-1996, ndërkohë që pjesa dërrmuese e lejeve në proces revokimi i përkasin periudhës 2005-2013. Megjithatë, mes tyre ka dhe nga ato të viteve të fundit, 2013-2017. Në letrat dërguar kompanive përkatëse, Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë ka argumentuar edhe arsyet e revokimit të lejeve, të cilat nisin nga skadimi i afatit, deri te mospërmbushja e detyrimeve kontraktuale.

Megjithatë, mes tyre ka dhe arsye të iniciuara nga vetë subjekti, siç mund të jetë mbarimi i rezervave të shfrytëzimit në zonën për të cilën është lëshuar licensa. Revokimi i lejeve minerare problematike është një proces i nisur prej vitesh. Të paktën që në vitin 2013, kur drejtimin e kësaj ministrie e mori Damian Gjiknuri. Sipas Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë, një prej shkaqeve kryesore që ka çuar në futjen e këtyre subjekteve në rreth të kuq, ka qenë mospërmbushja e investimeve të përcaktuara në kontratat minerare lidhur me kushtet teknike dhe sigurinë e minatorëve. Problem i përhershëm ka qenë edhe mospërmbushja e detyrimit të kompanive që zotërojnë për të kryer rehabilitimin mjedisor të zonave ku operojnë. Nga ana tjetër, një pjesë e mirë e kompanive që zotërojnë lejet minerare janë jo korrekte në dorëzimin e pasqyrave financiare. Shkalla shumë e lartë e evazionit të industrisë minerare është evidentuar herë pas here dhe nga Sekretariati Nisma për Transparencë në Industrinë Nxjerrëse. Raportet e këtij organizmi ndërkombëtar transparence kanë prodhuar të dhëna shqetësuese për industrinë minerare në Shqipëri, për shkak të të ardhurave minimale në arkën e shtetit dhe shkallës së ulët të transparencës në të gjithë sektorin.

Zonat që i përkasin lejet minerare

Lejet minerare që pritet të revokohen nga Ministria e Energjisë janë kryesisht leje shfrytëzimi kromi kryesisht në qarqet Kukës dhe Dibër, leje shfrytëzimi të gurëve gëlqerorë në qarkun e Vlorës dhe Krujës, leje shfrytëzimi për bazaltë në Mirditë, leje minerare shfrytëzimi për ranore pllakose në Vlorë, leje minerare shfrytëzimi për ranor pllakor në Skrapar, leje minerare shfrytëzimi për hekur-nikel në Pogradec, leje minerare shfrytëzimi për gëlqeror-pllakor në Tepelenë, leje shfrytëzimi për gurë gëlqerorë në Elbasan, leje shfrytëzimi për kromin në Elbasan, leje shfrytëzimi për minerale ranore silicore në Elbasan, leje shfrytëzimi për gurë dekorativë në Berat, leje shfrytëzimi për mineral bakri në Mirditë etj.

Çfarë ndodh me lejet e revokuara

Ligji i koncesionit parashikon që kontratat të cilat shkelin afatet thelbësore apo termat thelbësorë të tyre, anulohen. Pas revokimit të lejeve që nuk japin prej vitesh asnjë kontribut dhe nuk respektojnë standardet minerare, ato rihidhen për konkurim. Dëmi i shkaktuar ndaj shtetit nga këto subjekte llogaritet në miliona dollarë. Kontrolli i këtyre kontratave ka nisur që në vitin 2013 dhe Ministria e Energjisë ka revokuar deri tani dhjetra leje, të cilat kishin probleme me zbatimin e ligjit.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 
Total votes: 6

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 14/12/2018 - 11:51

Tri marrëveshje të rëndësishme janë firmosur sot në Ministrinë  e Financave, mes të cilave edhe investimi prej 80 milionë euro për rinovimin e konvikteve në kampusin universitar të Tiranës.

Postuar: 14/12/2018 - 07:57

Shpenzimet e qeverisë për mbrojtje sociale ishin sa 9% e Prodhimit të Brendshëm Bruto, sipas të

Postuar: 14/12/2018 - 07:18

Ecuria e përgjithshme e ekonomisë shqiptare, gjatë vitit 2018, duhet vlerësuar si pozitive.

Postuar: 13/12/2018 - 07:19

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka hartuar një draft ligj për trajtimin financiar suplementar

Postuar: 12/12/2018 - 09:33

Kursi zyrtar i këmbimit valutor, sipas Bankës së Shqipërisë:

Postuar: 12/12/2018 - 07:31

 Ministria e Financave ka publikuar listën me 652 trashëgimtarët, të cilët kanë mangësi në d

Postuar: 11/12/2018 - 08:07

Një draft me ndryshime në ligjin “Për mediat audiovizive në republikën e Shqipërisë”