BREAKING NEWS

Një luftë e re në horizont gati të shpërthejë, anijet luftarake rrethojnë Japoninë, ja lëvizja e Putinit dhe Xi Jinping që po alarmon Tokion

Një luftë e re në horizont gati të shpërthejë,
x
BREAKING NEWS

Paralajmërimi “bombë” për Shqipërinë, inteligjenca në Iran paralajmëron trazira në Manëz të Durrësit, ja kërcënimi që vjen nga Teherani

Paralajmërimi “bombë” për Shqipërinë,
x
BREAKING NEWS

“Më i izoluari”/ Artan Hoxha sjell në vëmendje ngjarjen e bujshme, jep mesazhin: Jeta vazhdon…

“Më i izoluari”/ Artan Hoxha sjell në vëmendje
x
BREAKING NEWS

“Do vijnë ‘tmerrshëm’”/ Frrok Çupi plas ‘bombën’ për Berishën e Metën dhe bën paralajmërimin e frikshëm: Këta janë betuar!

“Do vijnë ‘tmerrshëm’”/ Frrok Çupi plas
x
BREAKING NEWS

Ballkani, “fuçia e barutit” që mund ta hedhë në erë Evropën, ja “Dora e Zezë” serbe që nisi Luftën e Parë Botërore

Ballkani, “fuçia e barutit” që mund ta hedhë
x
BREAKING NEWS

“Renditemi në vendin e shtatë në botë për kultivimin e kanabisit”, eksperti i kriminalistikës jep alarmin: Shqipëria tranziti dhe përpunimi i drogërave të forta, grupet kriminale nuk kanë më interes me...

“Renditemi në vendin e shtatë në botë për
x
BREAKING NEWS

“Shteti u ngrit në këmbë për atentatin ndaj Tom Doshit”, Klodiana Lala akuzon rëndë politikanët: Kur duan e dërgojnë telefonin e autorit brenda natës në Izrael, vrasjen e Xhuvanit po e...

“Shteti u ngrit në këmbë për atentatin ndaj Tom
x
BREAKING NEWS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Lala: Policia gënjeu, u minua institucioni, tentativa për të manipuluar ngjarjen. Karamuço: Ja pse shkuan në vendngjarje dy zv.drejtorët

Vrasja e Pjerin Xhuvanit/ Lala: Policia gënjeu, u minua institucioni,
x

Ekonomia

Ministrja e Bujqësisë në qendër të skandaleve, a i ka dhënë Frida Krifca një pronari mediash para për të ndërtuar një hotel me 7 yje nga fondet e bujqësisë?

Ministrja e Bujqësisë në qendër të skandaleve, a i ka

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, duket se është përfshirë në një tjetër skandal. Një ditë më parë gazeta “SOT”, bëri me dije se gjatë kohës kur zonja Krifca drejtonte Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, iu dha plot 2.2 milonë euro për ndërtimin e serave, dy kompanive anonim të lidhura me inceneratorët, kokat e së cilëve kanë qenë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Por duke se kjo nuk është e vetmja shkelje e konsumuar nga Frida Krifca që deri para se të zgjidhej ministre e Bujqësisë, drejtonte AZHBR-në. Burime të sigurta nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, i thanë gazetës se Krifca i ka dhënë një pronari mediash para për të ndërtuar një hotel me 7 yje nga fondet e AZHBR. Ky vendimi i ministres Krifca është një shkelje e hapur, pasi fondet e akorduara nga Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare për të financuar agroturizmin, alokohen për qytetarët dhe biznesmenët që kanë dëshirë të investojnë në bujtina dhe jo në hotele luksoze, sikundër Krifca i ka dhënë një pronari mediash në Shqipëri. Sipas vendimit të marrë nga qeveria “Rama 2”, rreth 150 bujtina në 100 fshatra të përzgjedhur do të mbështeten përgjatë 3 viteve me financime, me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre pritëse. Përkatësisht çdo vit janë parashikuar që 50 bujtina të kenë akses në fonde. Mbështetja mundësohet nga Skemat Kombëtare e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, ndërkohë që shuma e financimit mbulon deri në 50 për qind të investimit, por jo më shumë se 1.5 milion lekë ose 12 mijë euro. Mirëpo ministrja Krifca që deri para disa muajsh drejtonte Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural e ka injoruar vendimin e qeverisë, pasi i ka dhënë në kundërshtim me ligjin dhe vendimin, para një pronari mediash, i cili ka ndërtuar një super hotel me 7 yje në bregdetin shqiptar, me lekët e taksapaguesve shqiptarë dhe europianë. Qeveria ka përzgjedhur 100 fshatra në të gjithë vendin, që do të përfitojnë ndërhyrje rrënjësore në infrastrukturë dhe mbështetje financiare për bizneset. Fshatrat e përzgjedhur ofrojnë potenciale të shumta turistike, kulturore, dhe në listë përfshihen  zona si Lëpusha, Razma, Valbona, Drishti, Mjeda, Fishta, Qelëz, Kryezi, Shishtavec, etj. Në Tiranë janë përzgjedhur pesë fshatra, konkretisht Shesh, Pezë, Pëllumbas, Laknas, Shëngjergj. Po ashtu, një numër i konsiderueshëm janë përzgjedhur edhe në jug të vendit, si Mursi, Mesopotam, Çukë, Sotire, Nepravishtë, Lukovë, Dhoskat, Lazarat, etj.

Më të lexuarat