BREAKING NEWS

Nesër në gazetën "SOT" do të lexoni: Rriten pagat në administratë, ja kush përfiton! Zbulohen dhe sa do të jenë pagesat e kompensimit për efektivët e policisë që shërbejnë larg vendbanimit

Nesër në gazetën "SOT" do të lexoni: Rriten pagat
x
BREAKING NEWS

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë kokën dhe të heshtë, do të turpërohet kur...

Vrasja e Pjerin Xhuvanit, reagon Bardhi: Berisha duhet të ulë
x
BREAKING NEWS

“Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e dyta...”, Sali Berisha njofton lëvizjen e radhës për padinë ndaj Blinken-it

“Ka një problem, aty kushtojnë shumë proceset dhe e
x
BREAKING NEWS

Sali Berisha zbulon prapaskenat: Ja çfarë do të ndodhë me selinë e PD-së nëse gjykata i jep vulën Alibeajt

Sali Berisha zbulon prapaskenat: Ja çfarë do të ndodhë me
x
BREAKING NEWS

A po e dëmton opozitën shpallja e tij non-grata? Berisha habit me përgjigjen

A po e dëmton opozitën shpallja e tij non-grata? Berisha habit me
x
BREAKING NEWS

“Do të ketë mbi 30 mijë vetë në protestë!”, Arian Çani bën reagimin epik ndaj deklaratës së Luçiano Boçit: Uaaaa, o Ylli e di ç’do të thotë...

“Do të ketë mbi 30 mijë vetë në
x
BREAKING NEWS

Habit me deklaratën e tij Sali Berisha: Unë jam kosovar

Habit me deklaratën e tij Sali Berisha: Unë jam kosovar
x
BREAKING NEWS

“Berisha e di këtë gjë “, Arian Çani paralajmëron surprizën e Ilir Metës më 25 korrik: Edhe ata që janë me pushime do të hapin ekranin

“Berisha e di këtë gjë “, Arian Çani
x

Ekonomia

Ministrja e Bujqësisë në qendër të skandaleve, a i ka dhënë Frida Krifca një pronari mediash para për të ndërtuar një hotel me 7 yje nga fondet e bujqësisë?

Ministrja e Bujqësisë në qendër të skandaleve, a i ka

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Frida Krifca, duket se është përfshirë në një tjetër skandal. Një ditë më parë gazeta “SOT”, bëri me dije se gjatë kohës kur zonja Krifca drejtonte Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, iu dha plot 2.2 milonë euro për ndërtimin e serave, dy kompanive anonim të lidhura me inceneratorët, kokat e së cilëve kanë qenë Klodian Zoto dhe Mirel Mërtiri. Por duke se kjo nuk është e vetmja shkelje e konsumuar nga Frida Krifca që deri para se të zgjidhej ministre e Bujqësisë, drejtonte AZHBR-në. Burime të sigurta nga Ministria e Bujqësisë dhe Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, i thanë gazetës se Krifca i ka dhënë një pronari mediash para për të ndërtuar një hotel me 7 yje nga fondet e AZHBR. Ky vendimi i ministres Krifca është një shkelje e hapur, pasi fondet e akorduara nga Bashkimi Europian dhe qeveria shqiptare për të financuar agroturizmin, alokohen për qytetarët dhe biznesmenët që kanë dëshirë të investojnë në bujtina dhe jo në hotele luksoze, sikundër Krifca i ka dhënë një pronari mediash në Shqipëri. Sipas vendimit të marrë nga qeveria “Rama 2”, rreth 150 bujtina në 100 fshatra të përzgjedhur do të mbështeten përgjatë 3 viteve me financime, me qëllim rritjen e kapaciteteve të tyre pritëse. Përkatësisht çdo vit janë parashikuar që 50 bujtina të kenë akses në fonde. Mbështetja mundësohet nga Skemat Kombëtare e Agjencisë së Zhvillimit Bujqësor dhe Rural, ndërkohë që shuma e financimit mbulon deri në 50 për qind të investimit, por jo më shumë se 1.5 milion lekë ose 12 mijë euro. Mirëpo ministrja Krifca që deri para disa muajsh drejtonte Agjencinë e Zhvillimit Bujqësor dhe Rural e ka injoruar vendimin e qeverisë, pasi i ka dhënë në kundërshtim me ligjin dhe vendimin, para një pronari mediash, i cili ka ndërtuar një super hotel me 7 yje në bregdetin shqiptar, me lekët e taksapaguesve shqiptarë dhe europianë. Qeveria ka përzgjedhur 100 fshatra në të gjithë vendin, që do të përfitojnë ndërhyrje rrënjësore në infrastrukturë dhe mbështetje financiare për bizneset. Fshatrat e përzgjedhur ofrojnë potenciale të shumta turistike, kulturore, dhe në listë përfshihen  zona si Lëpusha, Razma, Valbona, Drishti, Mjeda, Fishta, Qelëz, Kryezi, Shishtavec, etj. Në Tiranë janë përzgjedhur pesë fshatra, konkretisht Shesh, Pezë, Pëllumbas, Laknas, Shëngjergj. Po ashtu, një numër i konsiderueshëm janë përzgjedhur edhe në jug të vendit, si Mursi, Mesopotam, Çukë, Sotire, Nepravishtë, Lukovë, Dhoskat, Lazarat, etj.

Më të lexuarat