BREAKING NEWS

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen për Ndryshim”: Ka vetëm dy mundësi në jetë!

‘Koha nuk pret’, Jozefina Topalli prezanton “Lëvizjen
x

Ekonomia

Miratohen ligjet për kufizimin e ndërtimeve, ndryshojnë gjobat për abuzuesit, ja kur do të prishen ndërtesat

Miratohen ligjet për kufizimin e ndërtimeve, ndryshojnë gjobat

Komisioni i Veprimtarisë Prodhuese ka miratuar dje në parim dy projektligje që synojnë rritjen e sigurisë të punimeve gjatë procesit të ndërtimit, si dhe të ndalojnë përfundimisht ndërtimet pa leje. Sipas zv/ministrit të Infrastrukturës, Artan Shkreli projektligji për planifikim dhe zhvillim territori synon përafrimin me direktivat europiane për lejet e ndërtimit. Përcakton edhe njëherë se cilat janë ndërtimet pa leje, se cilat janë limitet që mund të marrësh leje ndërtimi, sidomos në zonat bregdetare në këto zona. Ndër të tjera ai tregoi se sipas volumit të ndërtimit do të merret masa e duhur ndaj një ndërtimi pa leje qoftë prishje e tij apo vendosje gjobe. Pikërisht në këtë pikë ka ndërhyrë kryetari i komisionit, Niko Peleshi, i cili ka kërkuar që limiti i gjobës mos të jetë një vlerë absolute 500 mijë lekë për të gjithë, por të negociohet sipas metrit katror që ka dalë jashtë lejes për ndërtim. Ndërsa theksoi këtu se amnistia për legalizimin nuk duhet të zgjerohet më tej, pasi nga kjo qytetarët nuk janë ndërgjegjësuar por kanë përfituar nga kjo dhe në vitet e fundit i kanë shtuar ndërtimet pa leje, prandaj është e nevojshme që të krijohet një kod i posaçëm strikt për ndërtimet. “Dua të diskutojmë dhe kërkoj të rishikohet për ndryshime një pikë e projektligjit për planifikim dhe rregullim të territorit, do sugjeroja që gjoba të llogariten në metër katror dhe jo të gjitha në 500 mijë lekë si vlerë dysheme absolute. Prandaj mendoj se, ka ardhur koha për të miratuar një Kod të ri ndërtimi, që do të ishte e vështirë të ndryshohej nga një qeveri tek tjetra. Që në vitin 2004 kemi trashëguar 200 mijë ndërtime pa leje por duhet ta pranojmë që nuk është shoqëruar me një vijë të kuqe. Amnistia normalisht duhet të shoqërohej me një vijë të kuqe përtej së cilës nuk duhet të lejohet më të ndërtohet pa leje nuk është bërë mirë që nga viti 2004, dhe në këtë mënyrë nga 200 mijë që kishim në vitin 2004 kemi arritur në 450 mijë. Sanksionet e ndërtimeve pa leje mendoj se duhet të ashpërsohen edhe më shumë”, u shpreh Peleshi. Ndërkohë ministria tregoi dje se të dy projektligjet janë hartuar si domosdoshmëri për të rritur sigurinë e objekteve, pas tërmeteve të vitit të kaluar. Po ashtu në vazhdim komisionet do të diskutojnë edhe ndryshimet në Kodin Penal, duke propozuar dënimin deri në 15 vjet burg të ndërtuesve dhe projektueseve që abuzojnë me cilësinë e ndërtimit.

Prishjet e ndërtimeve pa leje

Një pikë tjetër që ka cekur Niko Peleshi, është edhe pragu i penaliteteve që çon në prishje të subjekteve pa leje. Sipas tij, pika në ligj kur thotë se prishet objekti i ndërtuar nëse ka kaluar 50% si ndërtim pa leje nga plani fillestar i prezantuar në bashki duhet të ndryshohet. Peleshi tha se ky është një nivel i lartë që krijon më shumë amnisti seç duhet, prandaj ata si anëtar komisioni nuk duhet ta pranojnë. “Kjo është një amnisti që ka qenë e pashmangshme, por nuk do lejohet më që të shtohen ndërtimet pa leje, të cilët kanë pësuar fryrje si pasojë e rritjes se pragut për amnisti. Për prishjen e objektit nëse kalon masën 50%, kjo është shumë e lartë, ne nuk mund ta pranojmë kaq shumë, prandaj kjo normë mendoj se duhet ulur. Për të ndërvepruar sa më parë duhet që të shqyrtojmë tani dhe të miratojmë të dy ligjet, që më pas do të kenë dhe një tjetër shqyrtim nen për nen në Komisionin e Ligjeve”, theksoi kryetari i Komisionit. Gjatë prezantimit të ligjit për disiplinim të procesit të nd?rtimit ministri i Infrastrukturës u pyet nëse ka nivele të tjera dysheme që ndajnë nëse një objekt do të prishet apo jo dhe nëse do preken nga këto rritje penalitetesh. Shkreli tha se kur ndërtimi ka kaluar vetëm një volum 2% të lejes dhe nuk prek urbanistikën nuk shembet, por bëhet një vërtetim për këtë dhe merr masë administrative me gjobë. Sakaq ai theksoi që ky ligj nuk ka ndikim tek ndërtesat e para 2020, por edhe ato nëse nuk legalizohen do të prishen. “Neni për shembje të ndërtesës përcakton se nënivelin2% volumor të ndërtimit pa leje që nuk cenojnë urbanistikën, objekti nuk prishet, por kalon pa sanksione, vetëm me një miratim që thekson se ndërtuesi vetëm ka ndryshuar projektin fillestare dhe mund të marri një penalitete. Ndërsa mbi masën 2% mendohet që do të prishen, por edhe në këtë limit për raste të veçanta nëse komprenton pjesën tjetër bëhet shqyrtimi i ligjit. Ndërhyrjet që po flasim do të bëjnë që ky proces të mbyllet sa më shpejt, pra për ndërtimet informale të viteve të mëparshme, por çka nuk legalizohet do të prishet. Gjithsesi ky ligj nuk ka fuqi prapa veprues”, sqaroi Shkreli.