BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Miratohen ligjet, shtyhet afati i rivlerësimit të banesave dhe falen gjobat për bizneset që nuk kanë kryer fiskalizimin

Miratohen ligjet, shtyhet afati i rivlerësimit të banesave dhe falen

Procesi i rivlerësimit të pasurive të paluajtshme do të shtyhet deri më 30 prill 2022. Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi propozimin e qeverisë. Zëvendësministrja Vasilika Vjero u shpreh, se pandemia Covid-19 ua bëri të pamundur shumë qytetarëve aplikimin për të përfituar nga kjo lehtësi fiskale dhe do jepet më tepër kohë për qytetarët. Ajo solli në vëmendje se procesi i rivlerësimit u jep mundësinë subjekteve të shmangin tatimfitimin prej 15 për qind për transaksionet e pronës, duke paguar një tarifë prej vetëm 3 për qind. “Rivlerësimi i pasurive është një akt ligjor që shoqërohet me interes të shtuar nga qytetarët. Rivlerësimi është një proces që ushtrohet nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës e cila nisur dhe nga fluksi i lartë i kërkesave me të cilat ajo është përballur gjatë muajve të fundit të vitit të kaluar. Me nevojën dhe urgjencën për t’i dhënë kohën e mjaftueshme të gjithë atyre qytetarëve që kanë nisur ose që kanë interes të kryejnë procesin e rivlerësimit të pasurive të paluajtshme, propozojmë zgjatjen e afatit të aplikimit deri më 30 prill 2022”, tha Vjero.

Shtyhet afati për gjobat

Ndërkohë, Komisioni i Ekonomisë vendosi të shtyjë afatin për gjobat për tre kategori biznesesh që nuk kanë nisur ende fiskalizimin. Zëvendësministrja e Financave Vasilika Vjero shpjegoi arsyet e këtij vendimi. “Kërkojmë shtyrje të afatit për penalitete sa i takon fiskalizimit. Administrata tatimore ka vënë re që një numër i madh tatimpaguesish të vegjël nuk ishin të përgatitur me certifikata dhe softe për të nisur fiskalizimit. Nga ana tjetër 30% e tatimpaguesve të vegjël nuk e kanë përmbyllur këtë proces sipas afateve të ligjore. Prandaj për tatimpaguesit që kryejnë transaksione me para në dorë të mos gjobiten deri në muajin qershor, duke ju lënë mundësinë bizneseve që të përgatitet, të informohen dhe trajnohen më shumë nga administrata, pa pasur shqetësimin se mund të ndëshkohen”, tha ajo. Teksa zëvendësministrja e Financave sqaroi, arsyet e shtyrjes së gjobave për këto kategori, deputeti i PS Erion Braçe tha, se grumbulluesit në sektorin e bujqësisë po abuzojnë dhe nuk lëshojnë fatura të fiskalizuara, e për pasojë rrisin çmimet e produkteve bujqësore si për frutat ashtu dhe për perimet. “E njëjta gjë është edhe në tregun e fruta perimeve. Sot domatja del nga Lushnjë me 35 lekë, tek dyqani poshtë shtëpisë është 220 lekë. Nga Lushnjë në dyqan nuk ka asnjë faturë, zero dhe mungesa e kësaj fature bën që të dështojnë të gjitha faturat që kishim, të gjitha pa përjashtim. Ka sjellë një pasojë më të tmerrshme, ka grumbullues që kanë miliona euro pa paguar bujqve. Dhe më e keqja është që s’kanë një copë letër që ta vërtetojë, që filan grumbullues i ka x para një bujku”, tha ai.