BREAKING NEWS

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin Rama

Departamenti Amerikan i Shtetit jep lajmin E PAPRITUR për kryeministrin
x
BREAKING NEWS

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I qëndroi deklaratës për një rikthim të tij të mundshëm në krye të PD-së, Sali Berisha bën lëvizjen urgjente

Çfarë po ‘thuret’ në selinë blu?/ I
x
BREAKING NEWS

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet e rënda që po ndodhin në zgjedhjet për kryetarin e ri: Po fusin...

Plas keq në PD/ Agron Shehaj reagon me urgjencë dhe denoncon shkeljet
x
BREAKING NEWS

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron çfarë do të ndodhë sot në zgjedhjet e PD-së, ka një mesazh të ‘koduar’ edhe për Berishën: Rama e...

“Do shkojë si me Olldashin”/ Artan Hoxha paralajmëron
x
BREAKING NEWS

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë zjarri, plagoset një i ri, policia zbardh ngjarjen e rëndë

Përgjaket Tirana në mesnatë/ Të shtëna me armë
x
BREAKING NEWS

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për katharsis

PD sot zgjedh sërish Lulzim Bashën dhe fillon betejën për
x
BREAKING NEWS

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e rëndësishëm, zbulon vendimin më të ri të qeverisë së tij: Do e nisim në vjeshtë!

“Çështje madhore”/ Kryeministri Rama jep lajmin e
x
BREAKING NEWS

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS, lë edhe mandatin e deputetit: Deklaroj fundin e...

E PAPRITUR/ Gramoz Ruçi jep ‘live’ dorëheqjen nga PS,
x

Ekonomia

Miratohen ndryshimet në Kodin Rrugor, bie kërkesa për gjobën automatike të sigurimit, ashpërsohen ndëshkimet për shpejtësinë dhe alkoolin

Miratohen ndryshimet në Kodin Rrugor, bie kërkesa për gjobën

Parlamenti ka miratuar dje ndryshimet e bëra në Kodin Rrugor. Në fillim të këtij viti janë bërë disa ndryshime në ligjin për rregullat dhe sinjalistikën rrugore me qëllim ashpërsimin e masave dhe gjobave ndaj personave që i shkelin ato. Pas shqyrtimeve dhe miratimeve në komisionet përkatëse, projektligji i ndryshuar ka kaluar dje në Parlament. Teksa u konstatua se në tërësi ky projektligj bën ndryshimet në Kodin Rrugor për t’i përafruar ato me direktivat europiane, Parlamenti e miratoi atë me 91 vota pro, 4 kundër dhe 6 abstenim. Sipas të dhënave të publikuara, ndryshimet kryesore në këtë projektligj lidhen me ashpërsimin e masave ndaj atyre personave që udhëtojnë me mjet me xhama të zinj, në gjendje të alkoolizuar dhe me shpejtësi të lartë. Konkretisht, për ata shoferë që shkelin normat e shpejtësisë përves gjobës që fillon nga 5 mijë lekë deri në 50 mijë lekë dhe shpesh në 80 mijë lekë, ndërsa për raste më të komplikuara do t’u pezullohet patenta. Pezullimi shkon nga një muaj që ishte më parë në tre muaj. “Kushdo, që tejkalon kufijtë maksimalë të shpejtësisë me më shumë se 30 km/orë, por jo më shumë se 50 km/orë jashtë qendrave të banuara dhe më shumë se 20 km/orë, por jo më shumë se 40 km/orë në qendrat e banuara, ndëshkohet me masë administrative me gjobë, nga pesë mijë deri në pesëmbëdhjetë mijë lekë. Si pasojë e kësaj shkeljeje, aplikohet edhe masa administrative plotësuese e pezullimit të lejes së drejtimit nga një deri në tre muaj, si dhe e heqjes së pikëve”, sqaron projektligji.

Niveli i gjobave për të dehurit në timon

Gjithashtu, ndryshimet në Kodin Rrugor kërkojnë rritje të gjobës edhe për personat që drejtojnë mjetin në gjendje të dehur. Masat e gjobës për shkeljen e këtij rregulli ndryshojnë sipas masës së alkoolit të konsumuar, gjithsesi është e qartë se është rritur shuma e penalitetit për çdo kategori. Sakaq, evidentojmë rastin ku shoferi rezulton me përmbajtje alkooli më të lartë gjoba që merret është 40 mijë lekë dhe pezullohet patenta për dy vjet. “Me masë administrative me gjobë nga njëzet mijë lekë deri në dyzet mijë lekë dhe me pezullim të lejedrejtimit nga 12 muaj deri në 24 muaj, nëse është konstatuar një vlerë që korrespondon me një përmbajtje alkooli më të lartë se 0.8 dhe deri në 1.5 gram për litër”, thuhet në raport. Ndërsa më parë maksimumi i gjobës ka qenë në 20 mijë lekë dhe më pak muaj pezullim i lejes së drejtimit. Në projektligj theksohet se, është parë në rritje kjo masë administrative pasi gjatë vitit 2020 pjesa më e madhe e aksidenteve kanë ndodhur nga shoferë në gjendje të dehur. Theksohet ndër të tjera se, cilido që qarkullon me një mjet të blinduar me xhama të errët, për të cilin mungon autorizimi i lëshuar nga organi kompetent, ndëshkohet me masë administrative me gjobë deri në 200 mijë lekë.

Nuk do aplikohet gjoba automatike

Ndërkohë në mbledhjet e komisionit përgjegjës në mars, Shoqata e Kompanive të Sigurimit kishte kërkuar që në këtë projektligj të futet edhe një nen, i cili parashikon vendosjen e gjobës automatike për ata pronarët automjetesh, të cilëve iu ka mbaruar kontrata e sigurimit dhe nuk shkojnë ta rinovojnë. Në fakt kjo kërkesë nuk u pranua as nga anëtarët e komisionit përgjegjës, të cilët e dërguan relacionin për projektligjin në Kuvend me kushtin që neni për gjobën automatike të mos merrej në konsideratë. Kështu edhe ditën e djeshme, gjatë votimit në Parlament, projektligji për Kodin Rrugor kaloi pa përfshirjen e gjobës automatike. Komisioni i Ligjeve në relacionin përfundimtar të tij ishte shprehur se, vendosja e gjobës automatike është një kërkesë në favor të siguruesve, por që nuk jep asnjë zgjidhje në parandalimin e aksidenteve, plus i shtohet një barrë më shumë atyre pronarëve që posedojnë një automjet, por nuk e kanë në lëvizje.

Më të lexuarat