BREAKING NEWS

“Kemi një ndarje mes pozitës dhe opozitës shqiptare”/ Kreshnik Spahiu zbardh prapaskenat e forta: Ja pse Rama ka zgjedhur partnere Turqinë, ndërsa Berisha ka Greqinë?

“Kemi një ndarje mes pozitës dhe opozitës shqiptare”/
x
BREAKING NEWS

Goditi Sali Berishën me grusht në protestën e 6 dhjetorit, përfundon akti i ekspertimit për Gerti Shehun, ja kërkesa e papritur e Prokurorisë

Goditi Sali Berishën me grusht në protestën e 6 dhjetorit,
x
BREAKING NEWS

Plas sherri në Vlorë, plagoset me thikë 64-vjeçari, policia zbardh detajet

Plas sherri në Vlorë, plagoset me thikë 64-vjeçari,
x
BREAKING NEWS

Çfarë pritet të ndodhë të hënën? Eksperti i sigurisë zbardh skenarin për Veriun e Kosovës

Çfarë pritet të ndodhë të hënën? Eksperti i
x
BREAKING NEWS

Gati për atentat? Lëvizte i armatosur në bregdetin e Borshit, e pëson keq 38-vjeçari

Gati për atentat? Lëvizte i armatosur në bregdetin e Borshit, e
x
BREAKING NEWS

“Si kanë gdhirë bimët sot, ishalla nuk na i presin or burrë”/ Klodiana Lala zbardh përgjimet e trafikantëve të drogës në Krujë

“Si kanë gdhirë bimët sot, ishalla nuk na i presin or
x
BREAKING NEWS

Vizita e Ramës në Lazarat, deputeti i PD ‘shpërthen’ në akuza të rënda: Si krimineli në vendin e krimit! E pritën ashtu si ai e meriton

Vizita e Ramës në Lazarat, deputeti i PD ‘shpërthen’
x
BREAKING NEWS

Nuk përmbahet kreu i PD Krujë, ‘shpërthen’ ashpër ndaj Berishës: Nuk fitohet me aleat Ilir Metën dhe me armik SHBA-të

Nuk përmbahet kreu i PD Krujë, ‘shpërthen’
x

Ekonomia

Miratohet fondi 240 milionë lekë për ndërmarrjet sociale, kusht punësimi i individëve që janë pjesë e skemave të mbrojtjeve shoqërore

Miratohet fondi 240 milionë lekë për ndërmarrjet sociale,

Qeveria ka miratuar fondin 240 milionë lekë për periudhën 2023-2025 për të integruar dhe punësuar individët e ndërmarrjeve sociale. Teksa e vlerësonte si mekanizëm financiar që bën të mundur punësimin e grupeve në nevojë dhe i integron në shoqëri, ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu u shpreh se kusht është që 50% të punësuarve të jenë individë që janë pjesë e skemave të mbrojtjeve sociale. Ministrja u shpreh se vendimi krijon mundësitë që individët e papunësuar nga kategoritë e disavantazhuara që janë pjesë e programeve sociale të mund të punësohen me pagë minimale dhe të kenë kontribute shëndetësore e shoqërore. “Sot kemi miratuar një seri vendimesh të rëndësishme. Kemi miratuar vendimin për ndërmarrjet socialë dhe përcakton format e mbështetjes për ndërmarrjen sociale. Ky vendim krijon për të disatën herë fondin e mbështetjes së ndërmarrjeve sociale në vlerën 240 milionë lekë për periudhën 2023-2025. Format e mbështetjes përmes subvencionit do bëjnë të mundur që individë që janë pjesë e programeve të papunësisë të mund të punësohen në mënyrë që shteti të subvencionojë pagën minimale për ta. Kjo formë e re vjen për të mbështetur organizatat jofitimprurëse. Një ndër elementet përveç kritereve që duhet të plotësojnë është që deri në 50% e të punësuarve do të jenë individë që janë pjesë e skemave të mbrojtjeve sociale”, deklaroi ajo. Ndërkohë Manastirliu theksoi se kjo formë mbështetje do të ndikojë në fuqizimin ekonomik të njerëzve në nevojë që janë pjesë e programeve të ndihmës ekonomike por do të kenë mundësinë që të të riintegrohen në tregun e punës. “Këto forma mbështetje vijnë në kuadër të fuqizimit ekonomik të personave që janë në moshë aktive pune, pjesë e programeve të ndihmës ekonomike por tashmë kanë mundësi të riintegrohen në tregun e punës. Ne kemi punuar fort për të bërë të mundur integrimin dhe riintegrimin e familjeve që janë pjesë e programeve tona sociale”, nënvizoi ajo. Në përfundim ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu theksoi se përmes këtyre programeve, në vitin 2022 janë subvencionuar më shumë se 3600 persona që kanë qenë pjesë e programit të ndihmës ekonomike. Kujtojmë se ndërmarrjet Sociale që financohen nga shteti do të jenë një mundësi më tepër për të riintegruar përmes punësimit shtresat në nevojë si; gratë, personat me aftësi të kufizuar, personat që dalin nga skema e ndihmës ekonomike apo njerëz në nevojë që janë të përjashtuar nga tregu i punës.

                                                  

 

Më të lexuarat