BREAKING NEWS

Ambasada e SHBA i jep shuplakë të fortë Metës, 2 marsin e cilëson tubim politik dhe u kërkon amerikanëve të qëndrojnë larg, alarmohet presidenti

Ambasada e SHBA i jep shuplakë të fortë Metës, 2 marsin e
x

Ekonomia

Miratohet ligji, rritje pagash për gardianët dhe punonjësit e burgjeve, ja strategjia që do të ndjekë qeveria

Miratohet ligji, rritje pagash për gardianët dhe punonjësit e

Kuvendi i ka hapur rrugë rritjes së pagave për punonjësit e burgjeve. Dje në Komisionin e Sigurisë është miratuar në parim ligji “Për policinë e burgjeve”. Vetë ministrja e Drejtësisë, Etilda Gjonaj, tregoi se skema e re parashikon që pagat e punonjësve të burgut të arrijnë në të njëjtin nivel me pagat e punonjësve të Policisë së Shtetit, të shtrirë në tre vite progresi. “Ne mbajtëm premtimin që u kishim dhënë policëve. Një nga risitë për trajtimin financiar të policëve të burgjeve, duke marrë parasysh se aktualisht janë më të keqpaguarit, kështu e në këtë rast do të zbatojmë të njëjtën skemë si me punonjësit e Policisë së Shtetit. Më rritje të trajtimit financiar në 25% të pagës neto. Duke përfshirë këtu trajtimin financiar sipas gradave. E gjithë rritja e pagave do të shtrihet në harkun kohor të tre viteve, për tu arritur qëllimi deri në fund të vitit 2022”, u shpreh ajo. Më tej ministrja sqaroi se si do të procedojë qeveria për rritjen graduale të pagave. Ajo foli për përfitues të ndarë në kategori; përfitues sipas gradave, në bazë të vjetërsisë së punës dhe natyrës së punës. “Për rishikimin me ndryshimet dhe risitë e tij, së pari ne bëmë një vlerësim të situatës në disa burgje të vendit. Vlerësimet e bëra në lidhje me pagesën na treguan se paga e policëve të burgjeve është 21% më e ulët se ajo e Policisë së Shtetit. Sigurisht që një pjesë e policëve ankoheshin se ishin të diskriminuar, pasi unë gjykoj se ata bëjnë edhe punë më të vështirë. Për këtë arsye qeveria vendosi një fond shtesë prej 356 milion lekësh, i cili do të shpërndahet në tre vitet në vijim, për rreth 3000 punonjës, të llogaritur në bazë të vjetërsisë së punës, të vështirësisë dhe gradës së çdo punonjësi. Nga kjo shumë 138 milionë lekë do të shpërndahen në 2020, rreth 300 milionë lekë në 2021 dhe pjesa tjetër në 2022”, sqaroi ministrja.

Paga në bazë të vjetërsisë së punës

Në fjalën e saj ministrja Etilda Gjonaj deklaroi se lidhur me trajtimin financiar në bazë të vjetërsisë së punës do mund të realizohet në vitin 2021, pasi ka më shumë nevojë për verifikime dhe fond shtesë. Pikë e cila hapi diskutimet mes anëtarëve të komisionit si për përqindjen dhe kohën që duhet të presin punonjësit e kësaj kategorie. Sipas tyre trajtimi financiar sipas vjetërsisë së punës duhet të fillojë që këtë vit dhe në masën 25%. Ndërkaq ministrja sqaroi se duhet diskutuar më parë me Ministrinë e Financave për këtë çështje. “Lidhur me pagën të llogaritur në bazë të vjetërsisë së punës, është e drejtë që duhet të jepet në normën 25% të pagës neto, por deri tani mund të arrijmë në masën e 11% sepse është e vështirë të akumulohet fondi menjëherë. Ligji parashikon 1% shtesë për çdo vit pune. Por nëse do mundemi do ta rrisim në 25% dhe trajtimi të fillojë këtë vit, e jo në 2021 sikurse ishte parashikuar. Gjithsesi më duhet të konsultohem me Ministrinë e Financave lidhur me këtë pikë, për shtimin e fondit të nevojshëm”, theksoi Gjonaj. Më tej deputetit Lefter Maliqi kërkoj një sqarim se si do të veprohet për njohjen e vjetërsisë së punës për ata punonjës që kanë kaluar nga Policia e Shtetit në Policinë e Burgjeve. Ministrja tha se do duhet një shkëmbim i të dhënave mes Drejtorisë së Policisë Së Shtetit dhe Drejtorisë së Policisë së Burgjeve. “Këto raste janë shumë të rralla, por për të bërë trajtimin e plotë financiar të tij duhet të ketë një ndërthurje mes dy drejtorive, pasi aktualisht 1% e viteve të punës në Policin e Shtetit i njihet”, tha ajo. Ndër të tjera është bërë edhe diskutimi për përftim financiar në bazë të gradës. Sipas Maliqit, duke qenë së projektligji i ri e ka kufizuar në dy numrin e gradave, kjo mund t’i pengojë punonjësit të ndryshojnë gradat dhe rrjedhimisht rritjen e rrogave. Ndërkohë lidhur me këtë pikë ministrja sqaroi se, heqja e disa gradave është bërë për shkak se nuk përputheshin me pozicionet e punës në Policinë e Burgjeve, por kjo nuk i pengon ata të hidhen nga një gradë në tjetrën dhe të marrin përfitimin financiar të merituar.