BREAKING NEWS

Trondit Spartak Ngjela, zbulon çfarë fshihet pas lëvizjeve të Metës dhe fatin e keq që e pret Presidentin: Ende nuk e ka marrë vesh këtë? E arrestojnë në ...(E PLOTË)

Trondit Spartak Ngjela, zbulon çfarë fshihet pas lëvizjeve
x

Ekonomia

Miratohet lista e radhës, ja 606 banorët e Tiranës të prekur nga tërmeti që do të përfitojnë bonus qiraje

Miratohet lista e radhës, ja 606 banorët e Tiranës të prekur

Këshilli Bashkiak i Tiranë ka miratuar dje listën e radhës të banorëve që do të përfitojnë bonus qiraje për shkak se banesat e tyre janë bërë të pabanueshme për shkak të tërmetit. Bëhet fjalë për një listë me 606 emra që do u kompensohet qirja. Kryebashkiaku Erion Veliaj tha se ka shkuar në 1794 numri total i familjeve që përfitojnë këtë mbështetje financiare për përballimin e kësaj situate. Masa e bonusit të qirasë është përcaktuar në bazë të njësive të banimit. “Më vjen mirë që deri sot kemi dhënë 1188 bonuse qiraje, pra qira të plota 100%. Kemi qenë me kryeministrin në disa prej tyre edhe vetëm ideja që janë tashmë në një shtëpi më të mirë, fakti që kanë lënë një pallat që është shpallur i pabanueshëm dhe për të kaluar në një pallat të ri, ku në një pjesë të madhe u kanë tepruar nga qiraja duke qenë se qiratë në Kinostudio, Kombinat janë modeste, janë tashmë më mirë edhe pse kjo është një zgjidhje afatshkurtër. Dhe besoj që zgjidhja afatgjatë i ndërtimit të lagjeve të reja sigurisht do të vijmë këtu me propozimet kur ti kemi dizenjot finale të atyre projekteve do të jetë një situatë akoma më e mirë. Por për ta mbyllur këtë projekt ashtu siç kemi premtuar para festave që ti gjejnë njerëzit e strehuar sot do të kalojmë edhe 606 bonuse qirash të tjera dhe në total do të shkojmë 1794”, tha Veliaj. Gjithashtu ai bëri të ditur se pjesë e listës së familjeve dhe personave që do të trajtohen me bonus qiraje janë edhe ata që kanë qenë të strehuar në 10 godinat e Universitetit Bujqësor të Kamzës. “Kemi futur në trajtim edhe studentët e UB edhe pse nuk janë rezident. Fakti që janë konviktorë do të thotë s’janë banorë në Tiranë, ua them pse? Së pari për njerzillëk se përsa kohë që nëqoftëse në mënyrë të përkohshme janë në Tiranë dje i kapi fatkeqësia në Tiranë do të thotë që është primare dhe për ta rikthimi në normalitet”, tha ai. Po dje Këshilli Bashkiak i Tiranës miratoi heqjen e të gjithë depozitave të ujit nga tarracat e pallateve. Bashkia e Tiranës do të udhëzojë që depozitat e përbashkëta të ujit të vendosën në ambientet e bashkëpronësisë në katet e para, duke i hequr nga tarracat. “Ju propozojmë një vendim të Këshillit Bashkiak, ku Bashkia emeton për të gjithë administratorët e pallateve dhe banorët e Tiranës një udhëzim për heqjen e depozitave të ujit nga tarracat. Një peshë e jashtëzakonshme mbi tarraca që është në mënyrë konstante rrezik për jetën, ka vazhduar për shumë gjatë në qytetin tonë, dhe nuk duam të jemi ata që nuk mësojmë nga historia, ne duhet të jemi ata që mësojnë nga historia”, tha Veliaj.

Listën e plotë e gjeni tek Gazeta "SOT" print.