BREAKING NEWS

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si është situata: Mbyllja e vendit do të...

Pandemia e Covid-19/ Rama del në konferencë online, tregon si
x

Ekonomia

Miratohet në parim buxheti 2021, rishikohen pagat për punonjësit e pushtetit vendor, Denaj debate me deputetët e opozitës

Miratohet në parim buxheti 2021, rishikohen pagat për punonjësit

Pas shqyrtimeve në të gjitha komisionet e përfshira është miratuar dje në parim projektbuxheti i vitit 2021. Po sigurisht ky projektbuxhet nuk ka kaluar pa kritika dhe diskutime, si dhe sugjerime të shumta nga ana e pjesëmarrësve në komisione. Ditën e djeshme ministrja e Financave, Anila Denaj, ishte e pranishme në Komisionin e Ligjeve, në të cilin pikë diskutimi ka qenë rritja e pagave për punonjësit e bashkive në vend. Sipas anëtarëve të komisionit, qeveria duhet të rishikojë  në 2021 nivelin e pagave për  këtë kategori pasi ka diferencime të mëdha në krahasim me punonjësit e pushtetit qendror. Sipas tyre, nuk është e drejtë që pagat e pushtetit vendor të vijojnë me ndarjen e vjetër, në 6 shkallë. E pyetur se çfarë ka menduar qeveria për vitin që vjen  në lidhje me këtë çështje, Denaj u përgjigj se qeveria ka nisur një plan të ri që do të vihet në zbatim gjatë 2021 për punonjësit e vendorëve. Sipas saj, ky sistem do të përafrojë nivelin e pagave mes punonjësve të bashkisë dhe pushtetit qendror. “Për pagat e kemi diskutuar javën e kaluar dhe kemi thënë që këtë iniciativë do e marrim tani. S’mund të ndodhë që sistemi i pagës në pushtetin vendor të jetë shumë më ndryshe në raport me produktin. E mbështes totalisht dhe e kemi nisur këtë punë. Të gjithë pagat e punonjësve në sistemin vendor do të rishikohen për t’u përshtatur me reformën që është ndërmarrë në këtë sektor, duke bërë që të mos kenë diferencë të lartë nga ato të pushtetit qendror, sikurse ndodh aktualisht”, u shpreh ministrja. Një temë tjetër e diskutuar në këtë komision ishte edhe çështja e taksës së pronave. Denaj tregoi në komision  se kjo çështje nuk ka ecur fort mirë për shkak se, pavarësisht se puna ka nisur dy vjet më parë, deri më tani janë regjistruar vetëm 600 mijë pasuri dhe në ritme të ulëta ka ecur edhe mbledhja e taksës së pronës nga bashkitë. “Sot kemi regjistruar vetëm 600 mijë pasuri të paluajtshme në kadastrën fiskale. Dhe kjo është një plagë tjetër. Megjithatë kadastra fiskale nuk mund të jetë pengesë që pushteti vendor të marrë vendime sipas ligjeve. 33 bashki  nuk kanë marrë asnjë vendim në lidhje me taksën e pronës qoftë dhe në afatmesëm”, u shpreh Denaj.

Përplasjet me opozitën

Edhe në Komisionin e Ekonomisë ministrja Denaj u përball me kritikat dhe pakënaqësitë e anëtarëve sidomos nga ana e opozitës. Së pari, deputeti Artur Roshi u shpreh skeptik në rritjen ekonomike që parashikon qeveria për vitin që vjen. Sipas tij, e vërteta është shumë më rëndë, dhe qeveria ka hartuar në këtë mënyrë projektbuxhetin për t’u hedhur hi syve shqiptarëve. Pasi, sipas Roshit, ekonomia është e shkatërruar dhe nuk ka mundësi për  rimëkëmbje. Gjithashtu ai preku edhe çështjen e huamarrjes që qeveria ka marrë nga jashtë gjatë pandemisë. Sipas Roshit, huamarrja u mor me pretekstin  për të investuar, në fakt u përdor për pagat, sepse kjo qeveri  ka rritur numrin e varfërisë dhe të papunëve. “Kur kapacitet janë në rënie si ka mundësi që rritja ekonomike të jetë më e lartë  se vitet e tjera. Pashë se do investohen shumë bypasse dhe shumë pak rrugë, të cila do ndihmonin në turizëm.  Ky projektbuxhet  kërkon të fshehë të vërtetën që populli të mos shohë realitetin. Të gjithë sektorët kryesorë janë në rënie, si ka mundësi, që sipas jush ekonomia është në rritje. Parametrat ekomomik na tregojnë vendin  më të dobët në rajon. Merreni me parashikimin  e 3 viteve, sot është marr borxhe për pagat, pavarësisht se thatë do të marrim  për investime. Kjo është një gjë që kërcet fort, paso varfëria në vend është rritur ndjeshëm. Vota ime nuk është pro këtij projektbuxheti”, tha Roshi. Denaj ngulmoi se rritja ekonomike do të vijë si pasojë e përmirësimit të sistemit fiskal, i cili do të sjellë dhe rritje të ardhurash. Pikërisht në këtë argument erdhi reagimi  i deputetes Edlira Hyseni, e cila edhe njëherë i kërkoi qeverisë një riorganizim të projektbuxhetit ku të rishikohen në ulje të ardhurat. Sepse, sipas saj, në këtë mënyrë qeveria është duke vënë në presion bizneset dhe nuk po bashkëpunon me ta.