BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x
BREAKING NEWS

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe Reformën në Drejtësi, ja pazaret e reja të “non-gratës” me kryeministrin për të bllokuar arrestimet

Rama-Berisha ngrenë komision për të shkatërruar SPAK dhe
x
BREAKING NEWS

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57 mijë metra katror tokë, të implikuar 2 ministra, SPAK merr në dorëzim padinë për megaoligarkun e qeverisë

Plas skandali i Portit të Vlorës, ja si iu falën Samir Manes 57
x
BREAKING NEWS

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në ditët në vijim, ja disa nga dosjet “përvëluese” që po heton SPAK dhe skema që ndoqën agjentët e BKH për të arrestuar Jorgo Goron, kryebashkiaku në detyrë i Himarës u përgjua 4 muaj rresht me metod...

Gazetarja e njohur paralajmëron arrestime të bujshme në
x

Ekonomia

Miratohet nen për nen buxheti, 1.2 miliardë lekë për rimbursimin e ilaçeve kundër Covid-19, ja sa para do të shkojnë për familjet në nevojë

Miratohet nen për nen buxheti, 1.2 miliardë lekë për

Qeveria ka shtuar fondin për rimbursim të ilaçeve anti-covid. Ditën e djeshme Komisioni i Ekonomisë dhe Financave miratoi nen për nen projektbuxhetin e vitit të ardhshëm, në të cilin u bënë disa shtesa në zërat më të rëndësishëm për të përballuar situatën pandemike. Në shqyrtimet e një pas njëshme që i janë bërë projektligjit në këto ditët është kërkuar me ngulm një fond i cili do të lehtësonte pacientët e infektuar me Covid, por që trajtohen në shtëpi. Kështu ditën e djeshme relatori i projektbuxhetit, Anastas Angjeli, tregoi se Ministria e Financave ka vendosur të shtojë në buxhet 1.2 miliardë lekë për rimbursim të barnave që përdoren për të trajtuar pacientët e infektuar me koronavirus. Gjithashtu do të jepet një ndihmë e veçantë rreth 1 miliard lekë për familjet në nevojë, që e kanë të pamundur të paguajnë edhe shpenzimet më minimale në këtë kohë pandemie. “Pra se të fillojmë miratimin nen për nen dua të parashtrojë disa shtesa që janë bërë në buxhet për disa nene të veçanta. Konkretisht, paketat e ilaçeve të COVID-19 do të jenë në paketën e ilaçeve me rimbursim. 1.2 miliardë lekë do i shtohet buxhetit për këtë qëllim, për çdo qytetar që preket dhe kurohet me anti-covid. Një çështje tjetër që ka të bëjë me njerëzit në nevojë, 1 miliard lekë për rritjen e pagesës së papunësisë. Pasi ne gjykojmë që në këtë situatë të vështirë jo vetëm kompensimi i ilaçeve, por dhe mundësia për të përballuar jetesën është e domosdoshme. Janë bërë këto shtesa pasi ky konsiderohet një buxhet anticovid, antikrizë”, u shpreh ai. Më tej ai theksoi se, kjo shtesë është vetëm fondi fillestar për të qenë të përgatitur, pasi ende nuk mund të kemi një numër të saktë të qytetarëve që do të mbulojë ky fond. Gjithsesi në ditët në vijim do të dali skema e saktë me llojet e ilaçeve që përdoren për trajtim anti-covid, do saktësohet çmimi i tyre për të parë sa do të jetë rimbursimi. Më pas nëse do të ketë nevojë për shtesë të këtij fondi do të gjendet mundësia për ta shtuar.

Shtesa në fonde të tjerë

Nga ana tjetër qeveria ka vendosur të shtojë edhe fondet për investime të brendshme si dhe për përthithjen e investimeve të huaja. Duke qenë se shumë shpesh ndërkombëtarët, por edhe autoritet kontrolluese në vend i kanë kërkuar qeverisë që të rrisë nivelin e investimeve të huaja për të nxitur rimëkëmbjen ekonomike, për buxhetin e vitit 2021 janë bërë disa lëvizje në këtë zë. Sipas PS, në buxhetin e vitit të ardhshëm do të shtohen 3 milionë lekë për investime publike dhe 20 milionë lekë për përthithjen e investimeve të huaja. “Një shtesë prej 3 milionë lekësh do të bëhet në fondin e investimeve publike që u kërkua nga Kontrolli i Lartë i Shtetit. Gjithashtu është vendosur që t’i jepen Ministrisë së Infrastrukturës 20 milionë lekë për të progresuar në rritjen e investimeve të huaja, ndërsa 50 milionë lekë do të shtohen në fondin e Ministrisë së Turizmit për rimëkëmbjen e këtij sektori”, u deklarua nga relatori. Më tej ai tregoi se do të përfshihet në buxhetin e viti të ardhshëm edhe shpërblimi për naftëtarët, bazuar në marrëveshjen që ata bënë pak ditë më parë me kryeministrin Rama. Sipas tij, momentalisht janë menduar 560 milionë lekë për këtë çështje, duke sqaruar këtu se fillimisht këto para do të merren nga buxheti i shtetit dhe më pas në një zgjidhje të ngërçit mes kompanisë dhe autoriteteve përgjegjëse, vlera do t’i kompensohet buxhetit të shtetit. Relatori sqaroi se janë përcaktuar tre burime për të përfituar këto fonde. Së pari, është vendosur që, 300 milionë lekë të merren nga Ministria e Mbrojtjes, 300 milionë lekë të tjera do përftohen nga programi CENSUS dhe pjesa tjetër nga rritja e të ardhurave kryesisht nga të ardhurat në TVSH. Ndërsa u bë e ditur se në vitin që vjen do të ngrihet edhe tavani i pagesë së sigurimeve të detyrueshme shëndetësore.