BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Miratohet nisma e Arben Ahmetajt, rivlerësim për 50 mijë banesa informale, ulet në 2% tatimi

Miratohet nisma e Arben Ahmetajt, rivlerësim për 50 mijë banesa

Komisioni i Ekonomisë miratoi dje nismën e propozuar nga deputeti Arben Ahmetaj për rivlerësimin e pasurive të paluajtshme. Ky propozim është dërguar në Kuvend që prej 4 dhjetorit, nëpërmjet të cilës Ahmetaj kërkon dhënien edhe një herë të mundësisë për rivlerësimit të pasurive të paluajtshme pronarëve, të cilët nuk kanë mundur ta bëjnë më parë, duke përfshirë këtu edhe banesat të cilat janë në proces legalizim. Kjo nismë u jep afat deri në 30 gusht, 50 mijë pronarëve për rivlerësimin e banesave më tatim 2%. Vlera e taksimit ka qenë pikërisht arsyeja që ndezi debatet mes deputetit të opozitës, Artur Roshi dhe iniciatorit të nismës, pasi në projektligjin fillestar, taksimi për rivlerësimin e banesave ishte parashikuar në 3%. Ahmetaj u shpreh se 3% është vlerë normale e caktuar pas 60 mijë kërkesave të ardhura nga qytetarë dhe grupe interesi, me një efekt rreth 6 miliardë lekë në buxhet. Mjaftoi kaq që Artur Roshi të drejtonte një sërë kritikash kundrejt qeverisë dhe vetë deputetit Ahmetaj, të cilat kanë gjeneruar më pas në debate. Sipas tij, kjo vlerë nuk është e përshtatshme për situatën aktuale në të cilën ndodhet vendi dhe kjo do të sillte përfitim vetëm për qeverinë dhe jo për pronarët. “Ne menduam që do ta linit tatimin në vlerën e 15%, pasi ishte Qeveria juaj që nga 5% e kaloi 15%. Por e patë që po bllokohej dhe tashmë po e ndryshoni prapë. Po të dalim në thelb duhet të shkonte maksimumi në 7% apo 8%, por në këtë situatë duhet të ulet akoma, pasi është vlerë e lartë kjo e caktuar nga Qeveria”, tha Roshi. Të njëjtin mendim kanë ndarë dhe deputetët e tjerë të opozitës, të cilët sugjeruan një ulje në 2% të taksimit. Në këto kushte menjëherë ky nen kaloi edhe njëherë në votim, i cili mori të plota votat pro si nga mazhornca edhe nga opozita për nivelin e tatimit të sugjeruar nga opozita, në vetëm 2%. Rrjedhimisht efekti financiar në buxhet do të jetë 3 miliardë lekë.

Shtyrja e afatit për statusin e investitorëve strategjikë

Gjithashtu gjatë mbledhjes se komisionit ditën e djeshme është miratuar dhe projektligji “Për investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, nismë e propozuar nga deputeti Ilir Beqaj. Por në mungesë të vetë iniciatorit, e pranishme në mbledhjen e komisionit për prezantim të nismës ishte zëvendësministrja e Financave, Belinda Ikonomi. Sipas saj, Ministria e Financave është duke hartuar një projektligj të ri për investimet dhe duke qenë se ky projekt nuk do të jetë gati brenda datës 31 dhjetor 2019, ndryshimi i propozuar në ligjin për në datën 31 drejtor 2020 synon të shmangë krijimin e një boshllëku ligjor, në mënyrë që investitorët të mos kenë ku të drejtohen dhe aplikojnë për përfitimin e statusit të investitorit strategjik. “Ndryshimi i afatit deri në 31 dhjetor 2020, synon që të mos krijohet një boshllëk ligjor në mënyrë që investitorët të mos kenë mundësi për të aplikuar”, u shpreh zv. ministrja. Ndër të tjera Ikonomi shtoi se referuar të dhënave aktuale në lidhje me zbatimin e ligjit të investimeve strategjike, deri më tani janë 14 investime strategjike të miratuara me vendime të Komitetit të Investimeve Strategjike dhe të gjitha të dhënat janë bërë publike në faqen zyrtare të Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve. Ndryshimi konsiston në zgjatjen e afatit të paraqitjes së kërkesave nga subjektet investuese të interesuara për përfshirjen në procedurat për përfitimin e statusit të investitorit strategjik dhe procedurën e veçantë të të asistuarit.

Esmeralda Hida

Më të lexuarat