
Shtohen ethet për Ilir Metën, Sali Berishën dhe 3 ish-ministra të njohur, ja pse drejtësia mund të hapë hetimet për aferën e tyre qindra milionëshe që po iu zhduk shqiptarëve 10 mln dollarë në vit

Fillojnë ditët e “tmerrit” për Shkëlzenin për aferën e Gërdecit, më 7 dhjetor del para SPAK sekretarja e Aldo Bumçit që mund ta çojë pas hekurave, djali i Berishës në GJKKO më 14 dhjetor

Fundoset Shkëlzeni dhe ministri i Drejtësisë së Sali Berishës, inxhinierja nxjerr për herë të parë në SPAK faktin që vërteton lidhjet e fshehta të djalit të tij si pronar në hije i biznesit të vdekjes në Gërdec

Spartak Braho: Në tryezën e SPAK, fletë-arresti për Sali Berishën, prokurorët gati kërkesën për t’i kërkuar Kuvendit autorizimin që çon në pranga ish-kryeministrin

Ja të gjitha dhuratat e Edi Ramës për Carlo Bollinon, si e vendosi të gjithë shtetin në shërbim të bizneseve të tij, nga përfitimi i kontratave Bunkart 1, Bunkart 2, deri tek falja me firmën e kryeministrit për 20 vite prona publike me 1 euro qira, zba...

"S'kishte bazë ligjore për demontim të fishekëve, më pas doli urdhëri për.."/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Mbrojtjes

“Urdhrin e kërkon shefi”/ Tragjedia e Gërdecit, zbardhet dëshmia e ish-ushtarakut

Dosja “Tropoja”, si u ekzekutuan njëri pas tjetrit vëllezërit Haklaj pas konfliktit me Berishën, kush janë 15 zyrtarët që rrezikojnë burgun, ja provat që po heton SPAK

Miratohet rritja e pensioneve, 767 mijë persona përfitojnë indeksim me 8.6 për qind nga 1 tetori, Ministria e Financave dhe Instituti i Sigurimeve Shoqërore zbardhin detajet

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 21 Shtator 2023

Nga 1 tetori mbi 767 mijë pensionistë do të përfitojnë rritjen në masën 8.6%. Dje, ministri i Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete drejtoi mbledhjen e Këshillit Administrativ të Institutit të Sigurimeve Shoqërore, ku u miratua vendimi për indeksimin e të gjitha kategorive të pensioneve që mbulon Instituti i Sigurimeve Shoqërore, sipas legjislacionit në fuqi. Indeksi i Çmimeve të Konsumit të shportës së mallrave dhe shërbimeve për pensionistët, që llogaritet nga INSTAT, rezultoi në masën 8.6 %. Vendimi do të kalojë për miratim në Këshillin e Ministrave dhe parashikohet që nga data 1 tetor 2023, mbi 767 mijë përfitues të të gjitha kategorive të pensioneve do të paguhen të indeksuar me këtë përqindje. Edhe pensioni social, që përfitohet nga personat rezidentë shqiptarë mbi moshën 70 vjeç, të cilët nuk kanë të ardhura, do të pësojë rritje në të njëjtën përqindje. Nga kjo masë do të përfitojnë 2 499 persona, në shkallë vendi. Pensioni mesatar (që llogaritet si produkt i gjithë shpenzimeve për pensione me numrin e pensionistëve) do të rritet në 18,794 lekë në muaj nga 17,306 lekë që është aktualisht, duke përmirësuar edhe shkallën e zëvendësimit të pensionit si një tregues i rëndësishëm i skemës. Efektet financiare të politikës së indeksimit të pensioneve për tre muajt e mbetur të vitit 2023 llogariten në rreth 3.2 miliardë lekë, ndërsa ai mbartës për vitin 2024 do të jetë 12.1 miliardë lekë. Këshilli Administrativ, në nisje të mbledhjes së mbajtur, zgjodhi si kryetar ministrin e Financave dhe Ekonomisë, Ervin Mete.
Indeksimi i pensioneve
Ndërkohë kujtojmë se nga muaji i ardhshëm pensionistët në qytet do të marrin mesatarisht 1 mijë e 500 lekë më shumë, ndërsa ata në fshat më pak se 900 lekë. Nga 17 mijë e 350 lekë aktualisht, ajo që merr çdo muaj një i moshuar që jeton në qytet do të bëhet 18 mijë e 842 lekë.Gati 1 mijë e 400 lekë më tepër do të marrin edhe përfituesit e pensionit të invaliditetit në zonat urbane, ndërsa ata që trajtohen me pension familjar do të përfitojnë rreth 700 lekë më tepër. Ndërkohë pagesa mujore që merr një i moshuar në fshat, pas indeksimit me 8.6 për qind të do të bëhet 11 mijë e 239 lekë nga 10 mijë e 239 lekë që aktualisht është. Nga 1 tetori do të marrin 712 lekë më shumë përfituesit e pensionit të invaliditetet që jetojnë në fshat, ndërsa ata që trajtohen me pension familjar do të përfitojnë rreth 190 lekë më tepër. Nga rritja me 8.6 për qind do të përfitojnë rreth 687 mijë qytetarë, 585 mijë e 809 në zonat urbane dhe 101 mijë e 114 në ato rurale. Për herë të fundit pensionet në vend u indeksuan në masën 6 për qind tetorin e vitit të shkuar.
Braçe: Pensionet do të indeksohen me 8.6% që nga 1 tetori
Nga ana tjetër, pak ditë më parë deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe duke marrë fjalën në Kuvend tha se, që nga 1 tetori, e gjithë masa e pensionistëve në Shqipëri do të marrë rritje të pensionit me 8.6 %. Ai theksoi se, kjo rritje mbulon plotësisht normën e rritjen së inflacionit dhe se do të sjellë për 3 muajt në vijim 3.2 milionë lekë plus për pensionistët.“Nga 1 tetori, e gjithë masa e pensionistëve në Shqipëri do të marrë rritje të pensionit me 8.6 %.Rritja me 8.6 % mbulon plotësisht normën e rritjes së inflacionit për pensionistët. Për pak ditë kjo do të jetë efektive dhe do të sjellë për 3 muajt në vijim në buxhetet e pensionistëve 3.2 milionë lekë plus, ose 32 milionë USD. Kjo rritje për vitin e ardhshëm do të transferojë tek pensionistët 121 milionë USD, duke i shtuar këtu edhe faturën e bonusit të pensionistit, që qeveria ka adresuar për ta, në muajin dhjetor. Kjo është fatura e plotë”, deklaroi Braçe.
Më të lexuarat


FMN ngre alarmin, zbulon lojën mashtruese dhe vjedhjet e qeverisë me inflacionin, evazionin, çmimet dhe pensionet

Monedhat e huaja nuk dalin nga "gremina", ja me sa shiten e blihen sot euro dhe dollari

Rritja e çmimeve të banesave në Tiranë, raporti i OKB: Pastrimi i parave faktor kontribuues, janë bërë të papërballueshme

Shqiptarët janë pronarë, europianët jetojnë me qira, renditemi të dytët në Europë me përqindjen më të lartë të pronësisë së shtëpive

Shqipëria mbetet e fundit në Europë për shpenzimet për kërkim e zhvillim

Euro i afrohet pragut të 101 lekëve, prek nivelin më të ulët që nga 25 korriku

Rritja e çmimeve të banesave, raporti i OKB: Pastrimi i parave faktor kontribuues, janë bërë të papërballueshme

Fondet IPARD në bujqësi, ministrja Denaj: Nuk janë pezulluar por lënë në pritje

Monedhat e huaja nuk dalin nga "gremina", ja me sa shiten e blihen sot euro dhe dollari

Popullsia po plaket, zbulohet numri i pensionistëve që i shtohen skemës në 5 vjet
