BREAKING NEWS

E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja cilit koalicion do t’i bashkohet për zgjedhjet e 25 prillit

E papritur/ Jep dorëheqjen nënkryetari i Bashkisë Durrës, ja
x

Ekonomia

Miratohet shtyrja e koncesionit të Rinasit, qeveria prezanton risitë që do të sjellë “Kastrati Group”, çmimet e biletave 20 për qind më të ulëta

Miratohet shtyrja e koncesionit të Rinasit, qeveria prezanton risitë

Komisioni i Ekonomisë dhe ai i Ligjeve kanë miratuar ditën e djeshme marrëveshjen mes qeverisë dhe koncesionarit “Kastrati Group” për aeroportin e Rinasit, i cili do të ketë 13 vjet afat më shumë në dispozicion. Tashmë “Kastrati Group” është zyrtarisht koncesionari i cili do të veprojë në aeroport pas shumë viteve batërdie nga kompania kineze. Sipas të dhënave të publikuara, ky koncesion do të sjellë shumë ndryshime në favor të pasagjerëve duke filluar nga kushtet dhe shërbimi më cilësor deri tek tarifat shumë më të ulëta nga se kanë qenë deri më sot, me financim të plotë nga ai. Për të dhënë më shumë detaje mbi këto plane në komision ishte e ftuar ministrja e Infrastrukturës Belinda Balluku. Ministrja tha se, me ardhjen e “Kastrati Group” biletat do të jenë 20% më të lira për të rriturit dhe 40% më pak për fëmijët. Ndërsa për shërbime deri në moshën 12 vjeç do paguajnë 3 euro dhe pasagjerët mbi 12 vjeç do paguajnë 10 euro, vetëm kur dalin nga aeroporti. Ministrja tregoi me tej se, qytetarët do të marrin shërbim më të mirë dhe më të shpejtë, madje do të fillojnë fluturime për në vende që më parë ishte e pamundur, sepse “Kastrati Group” do të sigurojë avionë më efikasë. “Investimi në infrastrukturën e aeroportit parashikohet me fonde 100% të shoqërisë koncesionare, investim, i cili arrin mbi 99 milionë euro. Përcaktohet ulja e vlerës ekonomike të biletës për qytetarët që do të fluturojnë nga dhe drejt këtij aeroporti, duke reduktuar tarifat me 20% për të rriturit dhe 40% për fëmijët. Po ashtu, shteti përfiton në fund të kontratës shndërrimin e aeroportit ndërkombëtar të Tiranës, që do të operojë avionë të kategorisë 4E, një kategori më e lartë se ajo aktuale 4D, duke bërë të mundur për herë të parë lidhjen e drejtpërdrejtë me shtete, të cilat janë konsideruar strategjike për zhvillimin e ekonomisë së vendit”, u shpreh Balluku.

Siguria që jep kontrata

Ndër të tjera Balluku tregoi se, kontrata ka pësuar edhe disa rregullime ligjore në favor të shtetit. Sipas saj, referuar pikave të kontratës, koncesionari është i detyruar të realizojë çdo plan të paraqitur aty, në të kundërt do të përballet me penalitete ose heqje kontrate. Dhe çfarë është më e rëndësishmja, koncesionari do të investojë të gjithë shumën e premtuar, ndryshe nga kontrata me kinezët ku nuk kishte shifër financiare të pasqyruar. “Tjetër element shumë i rëndësishëm i arritur në këtë kontratë është vendosja me nene përkatëse e penaliteteve në vlerë monetare e deri në heqje të së drejtës së koncesionit ndaj shoqërisë, nëse nuk realizon angazhimet e marra në kontratë. Për herë të parë shteti shqiptar ka përforcuar pozitat e tij maksimalisht në këtë koncesion. Në kontratën e koncesionit të parë, investimi fillestar nuk ishte shprehur kurrë, nuk ishte shkruar një shifër financiare, thjesht thuhej se koncesionari do të zbatojë një masterplan në disa faza”, tha ministrja Balluku. Ministrja vuri në dukje se, më parë aksionet po kalonin nga një partner te një tjetër dhe ligji e bën të detyrueshme aprovimin nga shteti të këtij kalimi, kështu që shtetit iu dha rasti të ndërhyjë për të rregulluar këtë kontratë në favor të qytetarit dhe shtetit. “Shtyrja në kohë e afatit të koncesionit është e mirëanalizuar si nga ana financiare edhe ajo juridike duke marrë në konsideratë edhe pandeminë, e cila do të afektojë këtë sektor për rreth 7-8 vite. Po ashtu, rritet siguria kombëtare e cila është kompromentuar disa herë në këtë aeroport”, tha Balluku.