
Frrok Çupi: Ja pse SPAK nuk po e arreston Sali Berishën, si do shkojë drejt prangave ish-kryeministri dhe çfarë prapaskenash fshihen pas daljes së Argitës në skenë

Fatos Klosi zbardh “dosjen e zezë” të Sali Berishës: Ja si i ka shpëtuar deri tani arrestimit, krimet e tij në ’97-’98, të fshehtat e vrasjes së Azem Hajdarit, planifikimi i ekzekutimit të 4 protestuesve në 21 janar dhe pse nuk do ia lërë ‘fronin’ Argi...

Analisti i njohur Kastriot Aliaj demaskon Sali Berishën, nga takimet me vrasësin serb Arkan, te intrigat, pazaret, sharjet, mashtrimet, krimet dhe korrupsioni i tij familjar, si i vodhi nga arka e shtetit 1.6 milion dollarë në bashkëpunim me biznesmeni...

Zbërthehen të tjera përgjime “bombë” nga “Sky” dhe “EncroChat”, kush janë shefat e krimeve që janë përfshirë në një vrasje të bujshme në kryeqytet, SPAK gati fletë-arrestet, paralajmërohet “shkundja” e kupolës së policisë...

Ja si po zbërthehet nga drejtësia amerikane McGonigal përpara se të dalë në gjyq për dy çështjet e tij penale, çfarë do të dalë nga goja e ish-agjentit të FBI për kryeministrin Rama, nga vizitat në Tiranë, takimet dhe deri te bisedat e fshehta...

Futet sherri brenda çetës anti-amerikane, Berisha “shkarkon” Bardhin nga kreu i grupit dhe e cilëson thjeshtë deputet, ish-sekretari i Përgjithshëm i PD injoron Kuvendin e Rithemelimit

Spartak Ngjela paralajmëron lajme tronditëse nga SPAK për Sali Berishën: Ja çfarë fshihet pas kaosit që shkaktoi ish-kryeministri në Kuvend

Ja kaseta ku është incizuar Sali Berisha që ka sjellë të gjitha vrasjet në Tropojë, si SPAK do e “varrosë” përfundimisht ish-kryeministrin me hetimet në dosjen e “Haklajve”, Romeo Kara nxjerr detajet e forta

Miratohet vendimi i qeverisë, nga 1 tetori rriten me 8.6% pensionet, ja kategoritë që përfitojnë, të moshuarit do marrin edhe bonusin e fundvitit në dhjetor

Shkruar nga Sidorela BRAÇJA 29 Shtator 2023

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e djeshme ka miratuar indeksimin e të gjitha kategorive të pensioneve në masën 8.6%. Sipas vendimit të qeverisë mësohet se të gjitha kategoritë e pensioneve do të paguhen me një rritje prej 8.6 % dhe përfitues do të jenë mbi 767 mijë qytetarë në të gjithë vendin. Zbatimi i këtij vendimi nis nga data 1 tetor dhe vetëm për periudhën tetor – dhjetor 2023 efekti financiar në buxhetin e shtetit llogaritet në rreth 3.1 miliardë lekë, ndërsa për vitin 2024 do të jetë 12.1 miliardë lekë. Ndër të tjera, në kuadër të këtij vendimi pritet që kjo rritje bëhet në kuadër të mbulimit të ndryshimit të çmimeve për periudhën gusht 2022 - gusht 2023, të matur nga INSTAT në mënyrë të dedikuar për kategorinë e pensionistëve (Indeksi i Çmimeve të Konsumit për pensionistët është i ndryshëm nga indeksi i popullatës, pasi merr në konsideratë ndryshimet e çmimeve të mallrave dhe shërbimeve që konsumojnë pensionistët). Qeveria në mënyrë të vazhdueshme, si një masë mbrojtëse për të përballuar goditjet e njëpasnjëshme, ka ndërmarrë politika që kanë pasur si qëllim forcimin e mbrojtjes sociale, ndaj dhe shpenzimet nga buxheti shtetit kanë ardhur në rritje. Ndërkohë gjatë vitit të kaluar janë realizuar dy indeksime, në total në masën 9.5%, me efekt financiar 5.4 miliardë lekë. Vit pas viti këto shpenzime rriten më tej, për shkak të efektit mbetës për vitin pasardhës, pasi kjo është një e drejtë e fituar dhe e garantuar për çdo qytetar që trajtohet nga skema, si dhe për ata që në të ardhmen do të përfshihen në të. Krahas këtyre rritjeve, qeveria ka dhënë edhe bonuset, si ai i fundvitit që tashmë është i përfshirë në Ligjin e Buxhetit të çdo viti dhe i cili do të akordohet edhe këtë vit. Ndërkaq, Instituti i Sigurimeve Shoqërore do të garantojë përmes bashkëpunimit me Postën Shqiptare sh.a. dhe bankat tregtare zbatimin e plotë të këtij vendimi për të gjithë individët përfitues. Vendimi parashikon indeksimin në masën 8.6% të të gjitha kategorive të pensioneve, (pensionet e pleqërisë, pensionet e plota, pensionet e pjesshme, pensionet e reduktuara, ato të invaliditetit, pensionet në qytet, në fshat, pensione që jepen për ndihma të posaçme shtetërore, etj).
Indeksimi i pensioneve me 8.6%, flet zv. ministrja e Ekonomisë
Ndërkohë, zëvendës ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Olta Manjani tha dje se 797 mijë qytetarë do të përfitojnë nga indeksimi i pensioneve në masën 8.6%. Në një intervistë televizive, Manjani u shpreh se ky indeksim rrit bazën e pensionit për vitet e ardhshme. Ndër të tjera, Manjai shtoi se në fundvit, pensionistët do të përfitojnë bonus në vlerën 5000 lekë.“Ky vendim parashikon indeksin 8.6% të të gjitha kategorive të pensionistëve dhe bazohet në indeksin e çmimeve të konsumit, të matur nga INSTAT. Pensionistët kanë një shportë të caktuar, ushqimet, ilaçet, kjo bëhet duke iu referuar konsumit të pensionistëve. Ky inflacion është më i lartë se për popullsinë. Indeksimi i inflacionit ka një efekt mbartës, gjatë 2023 kemi mbështetur pensionistët edhe me paketa të tjera, indeksimi është një masë më e dedikuar pasi siguron një rritje të pensionit, rrit bazën e pensionit. Rritja e pensioneve me indeksimin e çmimeve të konsumit në 2024, do bëhet me një bazë më të lartë. 767 mijë qytetarë do të përfitojnë. Bonusi i fundvitit është i parashikuar edhe në ligjin organik të buxhetit, do të jepet në dhjetor, do të jetë 5000 lekë”, theksoi Manjani.
Më të lexuarat


"Kapërcen" çmimi i naftës në Shqipëri, eksperti i njohur ngre dyshimet e forta: Tregjet abulojnë pasi mungon konkurenca, që prej momentit kur u shkri bordi i transparencës...

Ulet çmimi i naftës në bursë, arrin 76 dollar për fuçi, shqiptarët e blejnë deri në 200 lekë/litri

Këmbimi valutor për ditën e sotme/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, ja çfarë po ndodh me monedhat e tjera

Gazetari i njohur zbulon skemën: Si çon pastrimi i parave në rënien e fuqisë së euros

Skema Kombëtare e Mbështetjes, ministrja Denaj: 100% financim blegtorëve për tufat bazë

Ministrja Anila Denaj: Bashkëpunim me PNUD për avancimin e sektorit bujqësor

Euro në pikiatë/ Paralajmëron ekspertja e ekonomisë: Rënia do të vijojë nëse...

Projektbuxheti i Tiranës, ku do shkojnë 320 milionë euro nga infrastruktura tek shërbimet publike

Meloni hap fabrikë në Serbi dhe sjell afrikanë në Shqipëri, kryeministrja italiane tallet me Edi Ramën dhe përkëdhel presidentin Vuçiç

Nuk ka stabilizim të monedhave të huaja/ Kursi i këmbimit për ditën e sotme, ja me sa shiten dhe blihen euro dhe dollari
