Kërko Për

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS

Agjencia e Lajmeve SOT NEWS Lajme nga Shqiperia, Kosova, Rajoni dhe Bota, Politike, Kronike, Aktualitet, Dossier, Kulture, Sport

Mjetet rrugore dhe ujore të bllokuara nga policia deri në vitin 2016 do të shiten, qeveria ia kalon Rezervave të Shtetit, zbardhet drafti

Postuar: 11/06/2019 - 07:30

Qeveria ka vendosur të kalojë në Rezervat e Shtetit për shitje të gjitha mjetet rrugore dhe ato ujore, të sekuestruara deri në fund të vitit 2016, mjafton që ato të mos jenë provë materiale në ngjarje kriminale. Ministria e Mbrojtjes ka hedhur për konsultim publik pr/ligjin “Për trajtimin dhe administrimin e mjeteve rrugore e lundruese të konfiskuara, si pasojë e sekuestrimit, ndalimit apo bllokimit nga policia e shtetit deri në datën 31.12.2016”.

Mjetet që do të shiten

Drafti parashikon që mjetet rrugore, të regjistruara e të pajisura me leje qarkullimi nga organet kompetente shqiptare, të konfiskuara si pasojë e sekuestrimit, ndalimit apo bllokimit nga organet e Policisë së Shtetit deri në datën 31.12.2016, të cilat nuk kanë statusin juridik, (provë materiale), kalojnë dhe administrohen nga Rezervat Materiale të Shtetit, për vijimësinë e procedurave të mëtejshme, sipas administrimit të parashikuar në legjislacionin në fuqi. Po ashtu, mjetet rrugore, të cilat nuk janë të regjistruara e të pajisura me leje qarkullimi nga organet kompetente shqiptare (me ose pa targa regjistrimi/leje qarkullimi nga një shtet i huaj) dhe plotësojnë kushtet e përcaktuara në nenin 1, të këtij ligji, pas rikonfirmimit të verifikimeve me shtetet e origjinës, kalojnë dhe administrohen nga Rezervat Materiale të Shtetit, për vijimësinë e procedurave të mëtejshme, sipas administrimit të parashikuar në legjislacionin në fuqi. Në pr/ligj flitet dhe për mjetet lundruese, të regjistruara e të pajisura me leje lundrimi dhe me certifikatën e përdorimit të mjetit lundrues nga organet kompetente shqiptare, të konfiskuara si pasojë e sekuestrimit, ndalimit apo bllokimit nga organet e Policisë së Shtetit deri në datën 31.12.2016, të cilat nëse nuk kanë statusin juridik, (provë materiale), kalojnë dhe administrohen nga Rezervat Materiale të Shtetit, për vijimësinë e procedurave të mëtejshme, sipas administrimit të parashikuar në legjislacionin në fuqi. Sakaq, edhe mjetet lundruese, të cilat nuk janë të regjistruara e të pajisura me leje lundrimi dhe certifikatën e përdorimit të mjetit lundrues nga organet kompetente shqiptare (me ose pa leje lundrimi nga një shtet i huaj) dhe plotësojnë kushtet e përcaktuara në nenin 3 të këtij ligji, pas rikonfirmimit të verifikimeve me shtetet e origjinës, kalojnë dhe administrohen nga Rezervat Materiale të Shtetit, për vijimësinë e procedurave të mëtejshme, sipas administrimit të parashikuar në legjislacionin në fuqi.

Si do të bëhet kalimi i mjeteve

Kalimi i këtyre mjeteve nga mjediset e drejtorive të Policisë Vendore përkatëse dhe ato të Policisë Kufitare dhe Migracionit bëhet pranë mjediseve të Drejtorisë Rajonale të Rezervave Materiale të Shtetit, që korrespondon me territorin respektiv, së bashku me dokumentacionin shoqërues të mjetit. Procedurat e kalimit dhe të çregjistrimit rregullohen me Udhëzim të përbashkët të Ministrit të Brendshëm, Ministrit të Mbrojtjes, Ministrit të Financave dhe Ekonomisë, si dhe Ministrit të Infrastrukturës dhe Energjisë. Të ardhurat e gjeneruara nga shitja e këtyre mjeteve do të kalojnë në favor të buxhetin e shtetit. Pr/ligji ngarkon të nxjerrin udhëzim të përbashkët në zbatim të këtij neni, Ministri i Financave dhe Ekonomisë dhe Ministri i Mbrojtjes.

/Agjensia e Lajmeve Sot News/

Na Beni Like Ne Facebook: 

Lajme nga e njejta kategori

Postuar: 16/06/2019 - 11:47

Një tjetër investim strategjik i Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike në nënstacionin e Plasmasit është drejtë përfundimit dhe që do të ndikojë në përmirësimin e cilësisë së furnizimit me energji elektrik

Postuar: 15/06/2019 - 07:23

Komuniteti i biznesit Agro-përpunues dhe i Tregtisë së ushqimeve është i shqetësuar për ashpërsim

Postuar: 14/06/2019 - 07:30

Qeveria ka vendosur të ndryshojë dokumentacionin që duhet të paraqesin personat që kërkojnë streh

Postuar: 13/06/2019 - 19:02

Ditën e sotme në Tiranë është mbajtur Forumi i Kartës Ndërkombëtar të Energjisë,  ku u disku

Postuar: 13/06/2019 - 13:46

Sa herë që një shtet përfshihet në kriza politike, që shoqërohen me pasiguri për të ardhmen, mone

Postuar: 13/06/2019 - 07:31

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka çelur këstin e 11-të të shpërndarjes së dëmshpërblimit për

Postuar: 12/06/2019 - 10:05

Monedha e përbashkët nuk po ndal rënien në tregun vendas.