BREAKING NEWS

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre ‘Rithemelimit’, arsyet e vërteta të distancimit të grupit të Bardhit nga Lulzim Basha, panikun që ka shpërthyer brenda tyre dhe lajmet e hidhura që e presin Sali Berishën

Ilir Demalia zbardh kulisat: Ju tregoj kurthin që Edi Rama po i ngre
x
BREAKING NEWS

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’, përveç Metës, Berishës dhe Shkëlzenit rrezikon prangat një juriste amerikane, ish-presidenti po përgatitet për ditët e zeza në SPAK, ja strategjia që po ndjek për të shpëtuar nga arresti me burg...

Idajet Beqiri: Kanë mbaruar hetimet për dosjen ‘CEZ-DIA’,
x
BREAKING NEWS

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për të monitoruar SPAK dhe përmbysur reformën në drejtësi, ja pse është alarmuar “Treknëdëshi i Bermudës”

Rama-Meta-Berisha ulen bashkë në tryezën e pazarit për
x
BREAKING NEWS

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në Gërdec, prokurorët pritet të marrin në duar faktet nga Drejtësia Amerikane, nisen letër-porositë në SHBA, informacione do të merren edhe për Patrick Henryn, ja lidhja e tij me Delijorgjin dhe S...

Gati të fundoset grupi organizator i biznesit të armëve në
x
BREAKING NEWS

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes së spiunit të Ilir Metajt, presim që ‘shiringa me ujë deti’ që u injektoi zyrtari i lartë i DASH prokurorëve të SPAK të sjellë arrestimin e ‘peshave të rënda’

Daut Gumeni: Ja pse socialistët dhe Gentiana Sula bllokuan hapjen e dosjes
x
BREAKING NEWS

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për votimin pa kuorum të ligjit për Investimet Strategjike, ja si u shkallmua Kushtetuta nga mazhoranca, zbardhet mashtrimi

Plas skandali, Kuvendi i Shqipërisë vihet nën akuzë për
x
BREAKING NEWS

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj që sfidon “ujqërit” e vjetër në politikë, banesë 200 mijë euro, 11 llogari bankare, fitime marramendëse nga qeratë, 180 mijë euro shitje pasurish, si i ka justifikuar milionat nga puna si emigrant,...

Pasuria e dyshimtë e “sheikut” të Kuvendit Laert Duraj
x
BREAKING NEWS

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian Allajbeut dhe Vilma Nushit, vjedhjet me “Hemodializën”, “Check Up”-in, “Laboratorët” dhe “Sterilizimin” janë të faktuara, priten arrestimet nga SPAK

Ja pazaret e PS dhe Rithemelimit, si po mbrojnë korrupsionin e Klodian
x

Ekonomia

Moody’s rishikon të dhënat për Shqipërinë, koncesionet dhe borxhi i lartë publik shqetësim për të ardhmen e ekonomisë

Moody’s rishikon të dhënat për Shqipërinë,

Agjencia e vlerësimit të ekonomisë Moody’s ka rishikuar në të njëjtat nivele të dhënat për ekonominë shqiptare. Me uljen e infeksioneve dhe lehtësimin e masave pritej që vendi ynë ta fillonte më rikuperim vitin 2021, por sipas të dhënave të Moody’s nuk ka akoma shenja. Në raportin e publikuar ditën e djeshme Moody’s e ka vlerësuar ekonominë tonë në të njëjtin nivel si të disa muajve më parë kur masat kufizuese ishin më të shtrënguara dhe pandemia regjistronte shifra të larta. Agjencia vlerëson se, ekonomia shqiptare është më e dobët në raport me një vend tjetër të ngjashëm sepse ka presion të lartë nga niveli në rritje i borxhit publik. “Profili i kreditit të Shqipërisë, në “b1”, është i sforcuar nga vlerësimi në “ba3” i forcës së ekonomisë, duke reflektuar një ekonomi të vogël, të ekspozuar ndaj rreziqeve mjedisore, si dhe me një nivel të ulët diversifikimi, krahasuar me shtete të ngjashme sa i përket notës së borxhit, si dhe me një sërë sfidash strukturore”, thuhet në raport. Gjithashtu agjencia shpjegon se ekonomia jonë është akoma e rrezikuar sepse qeveria nuk ka ende gati reforma dhe politika fiskale që do të ndihmonin vendin të çlirohej nga problemet në këtë drejtim. Sipas Moody’s, kjo është e nevojshme sepse nga të gjithë indikatorët në ekonomi më problematik shfaqet evazioni fiskal dhe borxhi i lartë publik. Agjencia i ka vlerësuar hapat e qeverisë për të reduktuar borxhin publik si të paefektshme dhe të pamjaftueshme, sidomos në këtë periudhë që ekonomia ka nevojë të rikuperohet. Sipas agjencisë, Shqipëria regjistron nivelin më të lartë të borxhit në rajon. Ndërkohë po kaq problematike shihet edhe varësia e ekonomisë shqiptare nga projektet me PPP. Sipas Moody’s numri i lartë i koncesioneve dobëson mundësitë për të reduktuar borxhin publik. “Forca fiskale ndërkohë, me një notë në “b1” merr shtysë nga barra e lartë e borxhit publik si dhe detyrimet e prapambetura nga sektori energjetik si dhe nga varësia e lartë nga skemat e Partneritetit Publik Privat (PPP) për të nxitur investimet. Me një notë në “ba”, ndjeshmëria nga rreziqet, nxitet nga eurozimi i lartë i sektorit bankar”, nënvizon mes të tjerash agjencia e vlerësimit të kreditit.

Rekomandimet

Nga ana tjetër, Moody’s ka vlerësuar në këtë raport që ekonomia shqiptare nuk ka rënë poshtë nivelit “b1” që prej disa muajve, por ka qëndruar konstante edhe gjatë pandemisë. Por, për të parë përmisim në muajt në vijim agjencia këshillon autoritet shqiptare që të kthejnë fokusin e punës së tyre edhe nga reduktimi i evazionit fiskal. “Pandemia e koronavirusit ka prekur Shqipërinë për shkak të kufizimeve të brendshme, si dhe prej ndikimit që pati në tregti dhe remitanca, faktorë të konsumit privat. Tronditja erdhi kur Shqipëria po fillonte të rikuperohej nga tërmeti i nëntorit 2019 dhe u përkeqësua nga lidhjet e forta tregtare dhe financiare të vendit me Italinë. Kushtet e forta e të qëndrueshme ekonomike në vitet e fundit dhe përpjekja e përbashkët nga autoritetet për të luftuar ekonominë informale kanë përmirësuar tregun e punës, por goditja e koronavirusit ka pasur një ndikim edhe në këtë aspekt. Prandaj vlerësohet se vazhdimisht qeveria duhet të vijojë me politikat kundër informalitetit”, thuhet në raport. Agjencia shpjegon se, ndryshimet në sistemin fiskal dhe lehtësira që do aplikohen këtë vit do të sjellin përkeqësim të përkohshëm të k?tij sistemi dhe do të ndërlikojnë mbledhjen e të ardhurave për buxhetin e shtetit, duke qenë se ishte e pamundur që në vitin e shkuar të shmangej rritja e borxhit publik. Moody’s shpjegon se, megjithëse kuadri fiskal është forcuar, rreziqet fiskale mbeten dhe parashikohen të jenë të tilla në gjashtëmujorin e parë të 2021. Sipas agjencisë, gjitha kjo do të reflektohet në mungesë investimesh dhe rritje informaliteti.

Më të lexuarat